BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 6/15 f. 16
  • Në vëmendje të publikut​—Mjedisi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Në vëmendje të publikut​—Mjedisi
  • Zgjohuni!—2015
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Australi
  • Shkretëtira e Saharasë
  • Nga bota
  • Çfarë ruan e ardhmja për ne?
    Zgjohuni!—2001
  • Burimet e tokës po pakësohen
    Zgjohuni!—2005
  • Zinxhiri i ndërlikuar i jetës
    Zgjohuni!—2001
  • Në shpëtim të mjedisit: A kemi pasur sukses?
    Zgjohuni!—2003
Shih më tepër
Zgjohuni!—2015
g 6/15 f. 16
Shkretëtira e Saharasë

NJË VËSHTRIM RRETH BOTËS

Në vëmendje të publikut​—Mjedisi

Edhe pse toka siguron ajër të pastër, ushqim me vlera dhe ujë të pijshëm, njerëzit po i prishin gjithnjë e më tepër këto burime natyrore. Shkencëtarët ça s’po bëjnë që ta zgjidhin këtë problem.

Australi

Është llogaritur se nën shtratin e oqeaneve gjenden afro 500.000 kilometra kub ujë me përqindje të ulët kripe. Sipas profesorit Vinsent Post në Universitetin Flinders të Adelajdes «niveli i detit [një herë e një kohë] ka qenë më i ulët se sot», prandaj vija bregdetare ishte më larg. Në atë kohë shiu «mbushte burimet ujore nëntokësore në zona që sot gjenden nën shtratin e detit». Shkencëtarët shpresojnë se në të ardhmen këto rezerva do t’i përdorin rreth 700 milionë njerëzit që nuk kanë mjaft ujë të pastër.

Shkretëtira e Saharasë

Gjysma e llojeve të kafshëve të mëdha që gjendeshin dikur në Sahara ose janë zhdukur, ose janë pakësuar në 1 për qind. Pjesërisht kjo vjen për shkak të ndryshimeve të rajonit dhe të gjuetisë në masë. Megjithëse numri i specieve në shkretëtirë është po aq i madh sa në pyje, studiuesit thonë se «shkencëtarët nuk i kushtojnë shumë vëmendje shumëllojshmërisë së specieve në shkretëtira për shkak të mungesës së fondeve». Si rrjedhojë, mbrojtësit e natyrës e kanë të vështirë t’i mbikëqyrin ekosistemet e rrezikuara në shkretëtira.

Nga bota

Në vitin 2012 një në tetë vdekje ndodhi për shkak të ndotjes së mjedisit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë «ndotja e ajrit tani përbën rrezik më të madh për shëndetin se ndotjet e tjera të mjedisit».

PËR TË MENDUAR: Pse njerëzit e palodhur me qëllime fisnike s’e ndalin dot shkatërrimin e mjedisit?​—Jeremia 10:23.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo