BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 7/15 f. 14-15
  • Ç’duhet të dish për malarien

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ç’duhet të dish për malarien
  • Zgjohuni!—2015
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • 1 ÇFARË ËSHTË MALARIA?
  • 2 SI PËRHAPET?
  • 3 SI TË MBROHESH?
  • Një vështrim rreth botës
    Zgjohuni!—2011
  • Mbroni veten prej parazitëve!
    Zgjohuni!—1999
  • Një botë pa sëmundje
    Zgjohuni!—2004
  • Pse u shfaqën sërish?
    Zgjohuni!—2003
Shih më tepër
Zgjohuni!—2015
g 7/15 f. 14-15

Ç’duhet të dish për malarien

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më 2013 u infektuan me malarie mbi 198 milionë njerëz dhe si pasojë vdiqën rreth 584.000 veta. Afro 83 për qind e tyre ishin fëmijë nën pesë vjeç. Ajo kërcënon gati njëqind vende dhe zona të botës, duke rrezikuar rreth 3,2 miliardë njerëz.

1 ÇFARË ËSHTË MALARIA?

Malaria është sëmundje që shkaktohet nga parazitë. Simptomat përfshijnë temperaturë të lartë, të dridhura, djersitje, dhembje koke e muskujsh, të përziera dhe të vjella. Ndonjëherë simptomat mund të përsëriten çdo 48 deri në 72 orë, në varësi të llojit të parazitit dhe të periudhës së infektimit.

2 SI PËRHAPET?

  1. Figurë që tregon si përhapet paraziti i malaries në trupin e njeriut

    Parazitët e malaries​—protozoarë që quhen Plasmodia—​futen në qarkullimin e gjakut me anë të pickimit mushkonjës femër Anopheles.

  2. Parazitët hyjnë te qelizat e mëlçisë, ku shumohen.

  3. Kur çahet një qelizë mëlçie, parazitët dalin dhe pushtojnë rruazat e kuqe të gjakut. Aty vazhdojnë të shumohen.

  4. Paraziti i malaries pushton qelizat e rruazave të kuqe të gjakut dhe shkakton çarjen e tyre

    Kur çahet një rruazë e kuqe gjaku, parazitët dalin dhe bëjnë namin duke infektuar edhe më shumë rruaza të kuqe gjaku.

  5. Ky cikël vazhdon e vazhdon. I infektuari shfaq simptoma tipike të malaries sa herë çahen rruazat e kuqe të gjakut.

3 SI TË MBROHESH?

Nëse jeton në një vend ku është përhapur malaria . . .

  • Përdor rrjetë krevati ose rrjetë mushkonjash. Rrjeta duhet

    • të spërkatet me insekticid.

    • të mos ketë vrima a të grisura.

    • të futet komplet poshtë dyshekut.

  • Dezinfekto ambientin brenda shtëpisë që të heqësh çdo gjurmë insektesh.

  • Nëse ke mundësi, vër rrjeta në dyer e dritare dhe përdor kondicioner e ventilator, pasi ata nuk i lejojnë mushkonjat të zënë vend.

  • Vish rroba me ngjyra të hapura që jua mbulojnë plotësisht trupin.

  • Nëse është e mundur, mos iu afro shkurrnajave ku mblidhen mushkonjat e as ujërave të ndenjura ku shumohen.

  • Nëse je infektuar, fillo menjëherë mjekimin.

Cikli i malaries mes mushkonjave dhe njerëzve

Njerëzit mund ta marrin parazitin e malaries nga një mushkonjë e infektuar. Nga ana tjetër, një mushkonjë mund ta marrë malarien kur pickon një njeri të infektuar. Pastaj, ajo ia kalon parazitin një njeriu tjetër

Nëse po planifikon të vizitosh një vend ku është përhapur malaria . . .

  • Para se të nisesh, merr informacionet më të fundit për malarien. Lloji i parazitit të malaries që është i zakonshëm në një vend mund të jetë i ndryshëm në një tjetër, dhe lloji përcakton mjekimin më të mirë. Gjithashtu, e mira është të flasësh me mjekun tënd për gjërat që duhet të kesh parasysh për ecurinë e shëndetit tënd.

  • Kur të shkosh atje, ndiq udhëzimet në këtë artikull për ata që jetojnë në një vend ku malaria është e përhapur.

  • Po të infektohesh, mjekohu menjëherë. Mbaj parasysh se simptomat mund të shfaqen një deri në katër javë pas infektimit.

Ç’MUND TË BËSH TJETËR

  1. Përfito nga masat që merr qeveria a komuniteti për kujdesin shëndetësor.

  2. Prano mjekim vetëm nga burime të autorizuara. (Ilaçet e një cilësie të dobët ose false mund të zgjatin sëmundjen ose të rritin rrezikun e vdekjes.)

  3. Pastro vendet përreth shtëpisë ku mushkonjat shumohen.

Nëse jeton a ke qenë në një zonë ku është e përhapur malaria, vërua veshin këtyre simptomave . . .

  • Temperaturë e lartë

  • Djersitje

  • Të dridhura të forta

  • Dhembje koke

  • Dhembje muskujsh

  • Këputje

  • Të përziera

  • Të vjella

  • Diarre

Kur nuk mjekohet, malaria mund të shkaktojë anemi të theksuar dhe shpejt mund të bëhet kërcënuese për jetën. Duhet kërkuar mjekim i menjëhershëm pa u keqësuar simptomat, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë e gra shtatzëna.a

a Për më shumë informacion, shih revistën Zgjohuni! të nëntorit 2011, faqet 24-25, dhe të nëntorit 2009, faqet 26-29.

A E DINI?

Një kronometër i vendosur mbi hartën e Afrikës

Në Afrikë çdo minutë vdes një fëmijë nga malaria

  • Fëmijët dhe gratë shtatzëna rrezikojnë të sëmuren më rëndë nëse preken nga malaria.

  • Në Afrikë çdo minutë vdes një fëmijë nga malaria.

  • Rrallë janë infektuar nga malaria nëpërmjet transfuzionit të gjakut.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo