BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 8/15 f. 10-11
  • Mësojnë shkrim e lexim falë arsimimit biblik

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mësojnë shkrim e lexim falë arsimimit biblik
  • Zgjohuni!—2015
  • Material i ngjashëm
  • Programet arsimore
    Dëshmitarët e Jehovait dhe arsimimi
  • A duhet të shkojë në shkollë fëmija im?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Si kujdeset Perëndia për njerëzit që nuk dëgjojnë
    Tema të tjera
  • Jehovai i premton Danielit një shpërblim të mrekullueshëm
    Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!
Shih më tepër
Zgjohuni!—2015
g 8/15 f. 10-11
Një Dëshmitar i Jehovait i mëson një klase shkrim e lexim

Miliona kopje të broshurës Të mësojmë lexim dhe shkrim janë botuar në më shumë se 100 gjuhë

Mësojnë shkrim e lexim falë arsimimit biblik

«Çdo njeri ka të drejtë të mësojë shkrim e lexim, pasi kjo ndihmon në emancipimin e tij dhe në zhvillimin shoqëror e njerëzor.»​—UNESCO.a

SIPAS raporteve botërore, mbi 700 milionë njerëz të moshave 15 vjeç e lart nuk dinë shkrim e lexim. Si pasojë nuk eksplorojnë dot botën e gjerë të njohurisë, ku futen edhe mësimet e shkëlqyera të Biblës për moralin dhe për Perëndinë që ‘u shkruan për mësimin tonë’. (Romakëve 15:4) Ja pse në mjaft vende Dëshmitarët e Jehovait përfshijnë në programin e arsimimit biblik edhe kurse për të mësuar shkrim e lexim, dhe gjithçka ofrohet falas. A ka pasur rezultat ky program?

Le të shohim çfarë kanë arritur Dëshmitarët e Jehovait në Meksikë, ku flitet kryesisht spanjisht. Që nga viti 1946, Dëshmitarët u kanë mësuar shkrim e lexim më tepër se 152.000 vetave, shumë prej të cilëve më vonë u bënë edhe vetë mësues në këto kurse. Dëshmitarët kanë marrë mjaft letra nga qeveria në shenjë vlerësimi për punën e tyre. Në një nga këto letra thuhej: «Drejtoria e Arsimimit ju vlerëson dhe ju përgëzon për bashkëpunimin në zhvillimin e Programit për Arsimimin e të Rriturve.»

Nga ky program kanë nxjerrë dobi të rinj e të moshuar. Për shembull, Jozefina ishte 101 vjeçe kur hyri në kurs dhe e mbaroi me sukses brenda dy vjetësh.

Ndonëse gjuha kryesore në Meksikë është spanjishtja, këto kurse mbahen edhe në gjuhë të tjera. Në vitin 2013 me anë të këtij programi mësuan shkrim e lexim në gjuhën amtare njerëz nga tetë grupe indigjene.

Të dish shkrim e lexim është një pasuri e çmuar që të hap dyert e dijes. Por, mbi të gjitha u jep mundësi njerëzve të çdo lloji të lexojnë Biblën, një libër hyjnor që i çliron nga bestytnitë skllavëruese, nga bindjet e rreme fetare dhe nga sjellja e keqe.​—Gjoni 8:32.

a Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën.

FAMILJA E TIJ U MREKULLUA

Një burrë që nuk dëgjon, Danieli, mban shënime teksa sheh një DVD në gjuhën meksikane të shenjave

Danieli e mësoi gjuhën meksikane të shenjave me ndihmën e DVD-ve

Danieli nuk dëgjonte, ndaj s’arrinte të komunikonte mirë. Si rrjedhojë shpesh acarohej dhe i bërtiste familjes. Kur ishte gati 23 vjeç, nisi të studionte Biblën me një Dëshmitar të quajtur Hosue, që në fillim komunikonte njëkohësisht me anë të vizatimeve e të mimikës, ose gjesteve. Më pas, me anë të DVD-ve, Danieli mësoi gjuhën meksikane të shenjave.b

Ndërsa i hynin në zemër mësimet biblike, Danieli veshi atë që Bibla e quan ‘personaliteti i ri’ ku spikatin cilësi të tilla, si ‘dhembshuria e butë, mirëdashja, përulësia e mendjes, butësia dhe shpirtgjerësia’. (Kolosianëve 3:10, 12) Ai mori për zemër edhe nxitjen e Biblës për t’iu bindur prindërve e për t’i nderuar. (Efesianëve 6:1, 2) Familja e tij u mrekullua. Mamaja e Danielit e falënderoi me lot në sy Hosuenë që e kishte ndihmuar të birin të njihte Zotin. Në vitin 2007 Danieli u pagëzua si Dëshmitar i Jehovait.

b Në Meksikë, disponohen në DVD 46 botime të Dëshmitarëve të Jehovait në gjuhën meksikane të shenjave. Siti ynë, jw.org, ka materiale në mbi 80 gjuhë të shenjave. Ka edhe botime në braile për të verbrit.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo