BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mrt artikulli 81
  • Si kujdeset Perëndia për njerëzit që nuk dëgjojnë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si kujdeset Perëndia për njerëzit që nuk dëgjojnë
  • Tema të tjera
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Pikëpamja e Perëndisë për njerëzit që nuk dëgjojnë
  • Si i ndihmojnë Dëshmitarët e Jehovait sot njerëzit që nuk dëgjojnë?
  • Çfarë materialesh dhe aktivitetesh për studimin e Biblës ofrojmë?
  • ‘Jehovai ka bërë që fytyra e tij të ndriçojë mbi ta’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Përkujdesuni për vëllezërit e motrat me probleme dëgjimi!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Të jemi syçelë për të gjetur personat e shurdhër në territorin tonë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Të shurdhërit lavdërojnë Jehovain
    Zgjohuni!—1997
Shih më tepër
Tema të tjera
mrt artikulli 81
Një Dëshmitare e Jehovait ulur jashtë në kafene, i tregon një video në gjuhën e shenjave një gruaje. Gruaja kënaqet me videon.

Si kujdeset Perëndia për njerëzit që nuk dëgjojnë

Sot anembanë botës ka rreth 70 milionë veta që nuk dëgjojnë dhe shumica prej tyre komunikojnë duke përdorur një nga mbi 200 gjuhët e shenjave. Mjerisht, shpesh ata që nuk dëgjojnë, keqtrajtohen, siç tregohet më poshtë:

  • «Në të gjithë botën, të drejtat e atyre që nuk dëgjojnë ose që kanë vështirësi në dëgjim, shpërfillen.»—Shoqata Kombëtare e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë (SHBA).

  • «Njerëzit që nuk dëgjojnë e që jetojnë në vendet në zhvillim janë ndër më të varfrit mes të varfërve, dhe e kanë të vështirë të marrin arsimimin, punësimin dhe informacionet e duhura.»—Federata Botërore e Njerëzve që Nuk Dëgjojnë.

Si ndihet Zoti për njerëzit që nuk dëgjojnë? Çfarë thotë Bibla për ta? Dhe si po i ndihmojnë Dëshmitarët e Jehovait?

Pikëpamja e Perëndisë për njerëzit që nuk dëgjojnë

Bibla tregon se Perëndia Jehovaa ka merak për ata që nuk dëgjojnë. Ai do që të trajtohen me paanësi dhe që të nxjerrin dobi nga arsimimi që siguron.

Shkrimi: «Mos e mallko [atë që nuk dëgjon].»—Levitiku 19:14.

Kuptimi: Ligji që u dha Jehovai izraelitëve në lashtësi, mbronte të drejtat e njerëzve që nuk dëgjonin.

Shkrimi: «Perëndia nuk është i anshëm.»—Veprat 10:34.

Kuptimi: Jehovai ka merak për njerëz të çdo kulture, prejardhjeje dhe gjuhe, përfshirë njerëzit që nuk dëgjojnë.

Shkrimi: «Jezui nisi një udhëtim . . . , [që] të predikonte lajmin e mirë për Mbretërinë.»—Mateu 9:35.

Kuptimi: Jezui erdhi në tokë që t’i mësonte njerëzit për Mbretërinë e Perëndisë dhe se çfarë do të bënte ajo për gjithë njerëzimin, përfshirë ata që s’dëgjojnë.—Mateu 6:10

Shkrimi: Jezui hapi veshët ‘e atyre që nuk dëgjonin dhe i bëri të pagojët të flisnin’.—Marku 7:37.

Kuptimi: Jezui tregoi se çfarë do të realizojë Mbretëria e Perëndisë për ata që nuk dëgjojnë: do t’u japë aftësinë të flasin e të dëgjojnë. Në këtë rast, me empati Jezui përdori gjeste për të komunikuar me një burrë që nuk dëgjonte, para se t’i rikthente dëgjimin dhe të folurin.—Marku 7:31-35.

Shkrimi: «Do të hapen . . .  veshët e [atyre që s’dëgjojnë].»—Isaia 35:5.

Kuptimi: Jehovai paratha se do të shërojë të gjithë ata që kanë probleme me dëgjimin.—Isaia 29:18.

Si i ndihmojnë Dëshmitarët e Jehovait sot njerëzit që nuk dëgjojnë?

Në mbarë botën, Dëshmitarët e Jehovait u japin mesazhin e shpresës nga Perëndia atyre që nuk dëgjojnë. Si po e bëjmë këtë? Prodhojmë Biblën dhe video për studimin e saj në mbi 100 gjuhë shenjash. Ofrojmë edhe kurse për Biblën dhe organizojmë mbledhje fetare në gjuhët e shenjave. Të gjitha këto i vëmë në dispozicion falas për këdo që dëshiron ta njohë Perëndinë. Pse? Sepse Jezui urdhëroi: «Falas morët, falas jepni.»—Mateu 10:8.

Mund t’i shohësh këto materiale online ose t’i shkarkosh në pajisjen tënde nëpërmjet:

Ikona e gjuhës në sitin jw.org.

JW.ORG. Kliko ikonën e gjuhës në krye të çdo faqeje të sitit tonë, për të gjetur materiale në gjuhën e shenjave që dëshiron.

Ikona e aplikacionit «JW Library Sign Language».

Aplikacionit JW Library Sign Language. Instalo falas këtë aplikacion në pajisjen tënde dhe mund të shkarkosh ose të shohësh videot në një gjuhë shenjash.

Çfarë materialesh dhe aktivitetesh për studimin e Biblës ofrojmë?

Bibla në gjuhën e shenjave. Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën amerikane të shenjave është Bibla e parë e plotë në botë që është botuar në një gjuhë shenjash. Përkthimi Bota e Re tani disponohet e plotë ose e pjesshme në shumë gjuhë shenjash, dhe çdo vit shtohen të tjera. (Për të parë një listë të gjuhëve ose për të parë Biblën online, shih kutinë «Bibla Përkthimi Bota e Re në gjuhët e shenjave».)

  • Shih videon Del i plotë Përkthimi Bota e Re i Biblës në gjuhën amerikane të shenjave për të kuptuar se çfarë pune bëhet për të prodhuar Biblën në gjuhën e shenjave.

  • Për ta shijuar leximin e Biblës, instalo aplikacionin JW Library Sign Language. Ky aplikacion të jep mundësi të zgjedhësh vargje specifike nga një Bibël në gjuhën e shenjave.

  • Dmitro dhe Vita janë prindër që nuk dëgjojnë, por fëmijët e tyre dëgjojnë. Shiko si nxjerr dobi familja e tyre ngaqë çdo ditë shohin Biblën në gjuhën e shenjave.

Video që mësojnë për Biblën. Dëshmitarët e Jehovait kanë prodhuar video në gjuhën e shenjave që i ndihmojnë njerëzit të kuptojnë e të zbatojnë këshillat praktike të Biblës për:

  • Çiftet e martuara dhe familjet

  • Adoleshentët dhe të rinjtë

  • Fëmijët

Kurs interaktiv i Biblës. Mëso për mesazhin e Biblës në gjuhën e shenjave sipas ritmit tënd, me ndihmën e një mësuesi personal. Kërko të të tregojnë si bëhet ky kurs i Biblës që disponohet falas.

Xhejson Senahonon jeton në Filipine. Shiko si e ka ndihmuar kursi ynë i Biblës të lidhë miqësi me Perëndinë.

Mario Antunezi duke përdorur shenjat.

Mario Antunezi ishte një pastor evangjelist në Honduras. Mëso si gjeti përgjigjet për pyetjet që kishte rreth Biblës, në historinë e tij: «Kisha më shumë pyetje se përgjigje».

Mbledhje dhe evente. Kemi kongregacione e grupe të gjuhës së shenjave në të gjithë botën, ku ata që s’dëgjojnë, mblidhen dhe adhurojnë Perëndinë çdo javë. Gjithashtu, çdo vit organizojmë evente të mëdha në gjuhën e shenjave për arsimimin e Biblës. Në mbledhjet dhe eventet tona sigurojmë edhe përkthime me të prekur për ata që as dëgjojnë, as shohin. Gjithashtu kemi në dispozicion botime falas në brail.

  • Gjej një kongregacion afër teje.

  • Mëso për kongreset dhe asambletë që mbajmë çdo vit.

  • Merr pjesë në Përkujtimin e vdekjes së Jezuit, ngjarja jonë më e rëndësishme e vitit.

Hose Luis Ajala jeton në Meksikë. Ai lindi me paaftësinë për të dëgjuar e më vonë humbi shikimin. Mëso si e ndihmuan të tjerët të bëhej një mësues i mirë i Biblës.

Bibla Përkthimi Bota e Re në gjuhët e shenjave

Deri më 1 janar 2025, ky përkthim i Biblës që kuptohet kollaj, disponohet i plotë ose i pjesshëm në gjuhët e mëposhtme.

Një Bibël e hapur.

Bibla e plotë

  • Gjuha amerikane e shenjave

  • Gjuha braziliane e shenjave

  • Gjuha italiane e shenjave

  • Gjuha meksikane e shenjave

  • Gjuha ruse e shenjave

Një Bibël e hapur.

Shkrimet e Krishtere Greke («Dhiata e Re»)

  • Gjuha afrikano-jugore e shenjave

  • Gjuha argjentinase e shenjave

  • Gjuha britanike e shenjave

  • Gjuha ekuadoriane e shenjave

  • Gjuha indiane e shenjave

  • Gjuha japoneze e shenjave

  • Gjuha kiliane e shenjave

  • Gjuha kolumbiane e shenjave

  • Gjuha koreane e shenjave

  • Gjuha malave e shenjave

  • Gjuha peruane e shenjave

  • Gjuha polake e shenjave

  • Gjuha spanjolle e shenjave

  • Gjuha zimbabviane e shenjave

Një Bibël e hapur.

Një ose disa libra të Biblës

  • Gjuha angoleze e shenjave

  • Gjuha australiane e shenjave (auslane)

  • Gjuha filipinase e shenjave

  • Gjuha frënge e shenjave

  • Gjuha gjermane e shenjave

  • Gjuha indoneziane e shenjave

  • Gjuha kineze e shenjave

  • Gjuha kubane e shenjave

  • Gjuha mozambikase e shenjave

  • Gjuha venezuelase e shenjave

  • Gjuha zambiane e shenjave

Disa vargje të Biblës disponohen edhe në gjuhë të tjera të shenjave.

a Jehova është emri i Perëndisë. (Psalmi 83:18) Shih artikullin «Kush është Jehovai?»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo