BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 8/15 f. 16
  • Ingranazhi i karkalecit të bimëve

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ingranazhi i karkalecit të bimëve
  • Zgjohuni!—2015
  • Material i ngjashëm
  • Përmbajtja
    Zgjohuni!—2015
  • Ndriçohet një mister i madh shkencor
    Zgjohuni!—2009
  • Të jemi komunikues
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • Këmba e kalit
    Zgjohuni!—2014
Shih më tepër
Zgjohuni!—2015
g 8/15 f. 16
Karkaleci i bimëve

A ËSHTË PROJEKTUAR?

Ingranazhi i karkalecit të bimëve

Zmadhim i ingranazheve të ndërfutura rrëzë këmbëve të pasme të karkalecit të bimëve

PREJ kohësh është menduar se ingranazhet janë shpikje e mendjemprehtësisë njerëzore. Por faktet flasin ndryshe. Ingranazhet e ndërfutura janë zbuluar edhe te karkaleci i bimëve (Issus coleoptratus) kur është në fazat e para të zhvillimit. Ai gjendet në kopshtet anembanë Evropës.a

Falë ingranazheve ai mund të arrijë një shpejtësi prej 3,9 metrash në sekondë vetëm në dy të mijtat e sekondës, duke ushtruar një forcë gati sa 200-fishi i forcës së rëndesës. Ai largohet sa hap e mbyll sytë. Për këtë duhet që dy këmbët e pasme të tij të ushtrojnë pikërisht të njëjtën forcë dhe fiks në të njëjtën kohë. Cili është sekreti i kësaj përpikërie?

Shqyrto faktet: Rrëzë dy këmbëve të pasme të këtij karkaleci shkencëtarët kanë zbuluar dy ingranazhe që ndërfuten me njëri-tjetrin. Kur kërcen, këto ingranazhe bëjnë të mundur që të dyja këmbët të sinkronizohen në mënyrë të përsosur. Përndryshe kërcimi i tij do të ishte veçse një rrotullim i pakontrolluar.

Kur gjallesat e tjera më të mëdha kërcejnë, i sinkronizojnë këmbët falë sistemit nervor. Kurse për karkalecin e parritur të bimëve, impulset nervore do të ishin tepër të ngadalta. Prandaj përdor ingranazhet e ndërfutura. Autori dhe studiuesi Gregori Satën thotë: «Zakonisht në mendjen tonë ingranazhet i lidhim me makineritë e bëra nga njeriu.» Sipas tij kjo ndodh sepse «s’kemi vrojtuar sa duhet [gjetkë]».

Si mendon? A erdhi me evolucion ingranazhi i karkalecit të bimëve? Apo është projektuar?

a Ingranazhet bien herën e fundit që karkaleci ndërron lëkurë, kur rritet.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo