BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g16 nr. 2 f. 14-15
  • I mahnitshmi makao!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • I mahnitshmi makao!
  • Zgjohuni!—2016
  • Material i ngjashëm
  • Imitues të kërcënuar
    Zgjohuni!—2002
  • Përmbajta
    Zgjohuni!—2016
  • Pantanali: Një rezervat magjepsës
    Zgjohuni!—1999
  • Një copëz parajse
    Zgjohuni!—2004
Shih më tepër
Zgjohuni!—2016
g16 nr. 2 f. 14-15
Makao blu-e-verdhë

Makao blu-e-verdhë. Gjatësia: 85 cm

I mahnitshmi makao!

NGA kurora e pyllit del një tufë zogjsh dhe qielli shpërthen në ngjyra brilante. Kjo pamje i la gojëhapur eksploruesit evropianë kur arritën në Amerikën Qendrore dhe Jugore aty nga fundi i shekullit të 15-të. Ishin papagajtë makao bishtgjatë që jetojnë në tropikun e kontinenteve amerikane. Pa kaluar shumë, këto krijesa spektakolare i gjeje në hartat e këtyre vendeve si simbol të parajsës së sapozbuluar.

Si mashkulli, edhe femra kanë ngjyra të flakta, gjë e rrallë për zogjtë me ngjyra të ndezura. Janë mjaft inteligjentë, të afrueshëm dhe lëshojnë klithma të çjerra e piskama therëse. Herët në mëngjes largohen nga foletë në tufa prej rreth 30 syresh dhe kërkojnë ushqim, si fara, fruta tropikale etj. Një gjë e veçantë e papagajve është se e mbajnë ushqimin në kthetra dhe e çukitin me sqepat e mëdhenj e të harkuar. Madje arrijnë të thyejnë edhe lëvozhgën e fortë të arrës. Pasi ushqehen, zakonisht shkojnë në shkëmbinj ose në skarpatet e lumenjve për të cimbisur argjilë, që ndoshta i ndihmon të neutralizojnë toksinat e ushqimit, si edhe të marrin substancat kimike të nevojshme.

«[Perëndia] e ka bërë të bukur çdo gjë në kohën e vet.»​—Eklisiastiu 3:11

Papagalli makao zakonisht lidhet përjetë me partnerin dhe bashkëpunojnë tek kujdesen për të vegjlit. Llojet e ndryshme të papagajve makao bëjnë fole në zgavrat e pemëve, në vrimat anës lumenjve, në foletë e termiteve dhe në zgavrat e të çarat shkëmbore, ku mashkull e femër i sheh teksa pastrojnë me sqep puplat e njëri-tjetrit. Edhe pse rriten plotësisht që gjashtë muajsh, të vegjlit qëndrojnë me prindërit rreth tre vjet. Në habitatin e vet mund të jetojnë deri 30 a 40 vjet, por në kafaz disa kanë jetuar më tepër se 60 vjet. Ka rreth 18 lloje prej tyre, ku përfshihen edhe këto lloje.

Makao krahëgjelbër

Makao krahëgjelbër, që quhet edhe makao kuq-e-gjelbër. Gjatësia: deri 95 cm

Makao i kuq flakë

Makao i kuq flakë. Gjatësia: 85 cm

Makao blu hiacinti

Makao blu hiacinti. Gjatësia: deri 100 cm. Është më trupmadhi ndër papagajtë dhe mund të peshojë më tepër se 1.3 kg

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo