BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g16 nr. 3 f. 10-11
  • Si të diskutosh për problemet

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si të diskutosh për problemet
  • Zgjohuni!—2016
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • VËSHTIRËSIA
  • Ç’DUHET TË DISH
  • Ç’MUND TË BËSH
  • Si të tregosh vlerësim?
    Zgjohuni!—2017
  • Burra—Bëjeni shtëpinë një vend të sigurt
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Si të tregosh respekt
    Zgjohuni!—2016
  • Si të shkosh mirë me prindërit e bashkëshortit
    Zgjohuni!—2015
Shih më tepër
Zgjohuni!—2016
g16 nr. 3 f. 10-11
Një burrë duke dëgjuar të shoqen

NDIHMË PËR FAMILJEN | MARTESA

Si të diskutosh për problemet

VËSHTIRËSIA

Kur të dy si çift diskutoni për ndonjë problem, a të duket se në fund të bisedës je më i mërzitur se në fillim? Nëse po, mund t’i përmirësosh gjërat. Sidoqoftë, fillimisht duhet të dish ca gjëra për ndryshimin mes mënyrës si komunikojnë burrat e gratë.a

Ç’DUHET TË DISH

Burri vret mendjen si ta zgjidhë problemin, ndërsa gruaja si të flasë për problemin

Zakonisht grave u pëlqen të flasin për një problem para se të dëgjojnë zgjidhjen. Ç’është e vërteta, ndonjëherë vetë biseda është zgjidhja për to.

«Ndihem më mirë kur i shpreh ndjenjat dhe kur e di se im shoq më kupton. Pasi flas për problemin, e kaloj, shpesh vetëm pak minuta pas bisedës.»​—Sirpa.b

«S’më shqitet nga mendja problemi derisa t’i shpjegoj me hollësi burrit si ndihem. Pasi flas, i vë kapakun.»​—Ixhini.

«Është si një proces hetimi. Ndërsa flas, analizoj çdo anë të problemit dhe përpiqem t’i shkoj në rrënjë.»​—Lurdesi.

Burrat priren të mendojnë për zgjidhjen e problemit. S’do mend, sepse një burrë ndihet i dobishëm kur ndreq gjëra. Me anë të zgjidhjeve i tregon gruas se mund të mbështetet tek ai. Prandaj, burrat s’arrijnë ta kuptojnë pse zgjidhjet e tyre nuk pranohen menjëherë. Një bashkëshort me emrin Kërk, thotë: «S’e kuptoj dot pse duhet të flasësh për një problem nëse nuk po kërkon zgjidhje.»

Mirëpo, libri The Seven Principles for Making Marriage Work paralajmëron se «të kuptuarit duhet t’i paraprijë këshillës. Duhet ta sigurosh partnerin se e kupton plotësisht dhe se ndihesh po njësoj për problemin para se të sugjerosh ndonjë zgjidhje. Shpesh bashkëshorti s’pret zgjidhje nga ti, thjesht pret të jesh dëgjues i mirë».

Ç’MUND TË BËSH

Për burrat: Dëgjoje me kujdes gruan dhe përpiqu të kuptosh si ndihet. Një burrë me emrin Tomas pohon: «Nganjëherë pasi e kam dëgjuar, i them vetes: ‘Nuk zgjidhe gjë me këtë.’ Ama, shpesh kjo është gjithë sa i duhet gruas sime: një vesh për ta dëgjuar.» Edhe Stefani, një bashkëshort tjetër, mendon njësoj: «Kam vënë re se e mira është ta lë time shoqe të shprehet pa e ndërprerë. Në të shumtën e rasteve, pasi mbaron së foluri, më thotë se ndihet goxha më mirë.»

Sugjerim: herën tjetër kur të diskutosh për ndonjë problem me gruan, rezistoji prirjes për t’i dhënë këshilla që s’t’i kërkon. Kur të jetë duke folur, shihe në sy dhe dëgjoje me kujdes. Poho me kokë se e kupton. Përsërit thelbin e asaj që po të thotë, që ta sigurosh se e ke kapur pikën. Një burrë me emrin Çarls, shprehet: «Ka raste kur ime shoqe thjesht ka nevojë ta dijë se e kuptoj dhe se jam në anën e saj.»​—Parimi biblik: Jakovi 1:19.

Për gratë: Thuaji për çfarë ke nevojë. Një grua që quhet Eleni, thotë: «Mbase presim që burri ta kuptojë vetë çfarë duam, por ndonjëherë duhet t’ia shpjegojmë qartë.» Ndërsa Inesi sugjeron: «Them pak a shumë: ‘Më shqetëson diçka dhe do të më pëlqente të më dëgjoje deri në fund. Nuk pres që ta zgjidhësh, por që të kuptosh si ndihem.’»

Sugjerim: nëse burri nxiton të të japë një zgjidhje, mos nxirr përfundimin se është i pandjeshëm. Ndoshta po përpiqet të të lehtësojë. Një grua me emrin Ester, thotë: «Në vend që të mërzitem, përpiqem të kuptoj se im shoq ka merak për mua dhe do që të më dëgjojë, ama do edhe të më ndihmojë.»​—Parimi biblik: Romakëve 12:10.

Për burrat e gratë: Kemi prirjen t’i trajtojmë të tjerët ashtu si duam të na trajtojnë. Gjithsesi, për t’i diskutuar problemet me sukses, duhet të marrësh parasysh si do të donte të trajtohej bashkëshorti yt. (1 Korintasve 10:24) Një burrë që quhet Migel, shprehet: «Nëse je bashkëshort, ji i gatshëm të dëgjosh. Nëse je bashkëshorte, ji e gatshme t’i dëgjosh zgjidhjet herë pas here. Po të bëjë secili pjesën e vet, të dy do të jeni më të lumtur.»​—Parimi biblik: 1 Pjetrit 3:8.

a Karakteristikat që do të përshkruajmë mbase nuk vlejnë për çdo burrë e grua. Prapëseprapë, parimet që diskutohen në këtë artikull mund të ndihmojnë çdo të martuar ta kuptojë bashkëshortin e të komunikojë më mirë me të.

b Në këtë artikull emrat janë ndryshuar.

SHKRIME KYÇE

  • ‘Ji i shpejtë në të dëgjuar, mos u nxito në të folur.’​—Jakovi 1:19.

  • «Jini të parët për t’i treguar nderim njëri-tjetrit.»​—Romakëve 12:10.

  • «Jini . . . të një mendjeje, tregoni ndjenja të përbashkëta.»​—1 Pjetrit 3:8.

KUR ËSHTË KOHA E DUHUR?

Bibla thotë: «Një fjalë në kohën e duhur, oh, sa e mirë është!» (Proverbat 15:23) Sigurisht, është e vërtetë edhe e kundërta.

«Momenti i gabuar çon në bisedën e gabuar.»​—Sirpa.

«Kur je i uritur dhe i lodhur, nuk është momenti për diskutime serioze.»​—Xhulia.

«Një herë fillova t’i shfryhesha burrit me të vënë këmbën në shtëpi. Pastaj e ndërpreva fjalinë në mes dhe aty kuptova sa duhej ta kisha mërzitur e sfilitur. I thashë se më mirë të vazhdoja pasi të hanim drekën. Më falënderoi dhe, kur vazhduam bisedën, të dy ishim më të arsyeshëm e më të qetë.»​—Lurdesi.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo