BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g18 nr. 3 f. 6-13
  • Plaga e pikëllimit​—Si ta lehtësosh që sot

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Plaga e pikëllimit​—Si ta lehtësosh që sot
  • Zgjohuni!—2018
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • 1: PRANO NDIHMËN E FAMILJARËVE DHE TË MIQVE
  • 2: BËJ KUJDES ME USHQIMIN DHE LËR KOHË PËR USHTRIME
  • 3: FLI MJAFTUESHËM
  • 4: PËRSHTATU
  • 5: SHMANG VESET VETËSHKATËRRUESE
  • 6: LËR KOHË EDHE PËR GJËRA TË TJERA
  • 7: MBAJ NJË PROGRAM TË RREGULLT
  • 8: MOS U NXITO TË MARRËSH VENDIME TË MËDHA
  • 9: KUJTOJE NJERIUN TËND TË SHTRENJTË
  • 10: BËJ DIÇKA NDRYSHE
  • 11: NDIHMO TË TJERË
  • 12: RISHQYRTO PËRPARËSITË
  • Si mund ta duroj hidhërimin?
    Kur të vdes një njeri i dashur
  • Si ta përballoj pikëllimin?
    Të rinjtë pyesin
  • Ndihmë për të pikëlluarit
    Zgjohuni!—2018
  • Ndihmë për të pikëlluarit
    Zgjohuni!—2011
Shih më tepër
Zgjohuni!—2018
g18 nr. 3 f. 6-13
Njerëz në bregdet duke ngritur një balonë dhe duke bërë fotografi

NDIHMË PËR TË PIKËLLUARIT

Plaga e pikëllimit si ta lehtësosh që sot

Nëse po kërkon këshilla si ta lehtësosh plagën e pikëllimit, ka të ngjarë të gjesh një lumë idesh—disa të dobishme e të tjera jo dhe aq. Mbase sepse, siç thamë më parë, jo të gjithë pikëllohen njësoj. Ajo që është e dobishme për dikë, mund të mos jetë për një tjetër.

Prapëseprapë ka disa sugjerime bazë të cilat kanë ndihmuar mjaft veta. Ato përmenden shpesh nga psikologët dhe u bëjnë jehonë parimeve që s’njohin kohë të një libri të lashtë mençurie, Biblës.

1: PRANO NDIHMËN E FAMILJARËVE DHE TË MIQVE

  • Njerëz në bregdet duke ngritur një balonë dhe duke bërë fotografi

    Disa ekspertë mendojnë se ky është faktori më i rëndësishëm për të përballuar pikëllimin. E megjithatë ka raste që mund të duash të rrish vetëm. Madje mund të acarohesh me ata që po përpiqen të të ndihmojnë, dhe kjo është normale.

  • S’është e thënë se duhet rrish gjithnjë me të tjerë, ama, as mos e shmang plotësisht shoqërinë e tyre. Fundja, në të ardhmen mund të të duhet mbështetja e tyre. Me mirësjellje shpjegoju të tjerëve për çfarë ke nevojë në atë moment.

  • Në bazë të nevojave të tua, baraspesho kohën që kalon me të tjerët me kohën që rri vetëm.

PARIMI: «Dy janë më mirë se një. . . . Sepse në rëntë njëri, tjetri mund ta ngrejë shokun.»​—Eklisiastiu 4:9, 10.

2: BËJ KUJDES ME USHQIMIN DHE LËR KOHË PËR USHTRIME

  • Një dietë e ekuilibruar të ndihmon ta përballosh më lehtë stresin që sjell pikëllimi. Përpiqu të hash larmi frutash, perimesh dhe proteinash pa shumë yndyrë.

  • Pi ujë mjaftueshëm dhe lëngje të tjera të shëndetshme.

  • Nëse të është prerë oreksi, përpiqu të hash shpesh e nga pak. Gjithashtu mund të konsultohesh me mjekun tënd nëse duhet të marrësh suplemente ushqimore.a

  • Ecjet e shpejta dhe ushtrime të tjera mund të t’i pakësojnë ndjenjat negative. Ushtrimet të japin mundësi të mendosh për humbjen që ke pësuar ose ta heqësh mendjen prej saj.

PARIMI: «Asnjeri nuk e urren kurrë trupin e vet, por e ushqen dhe përkujdeset për të.»​—Efesianëve 5:29.

3: FLI MJAFTUESHËM

  • Një krevat

    Gjumi është i rëndësishëm për të gjithë, po sidomos për të pikëlluarit, meqë pikëllimi mund të të sfilitë.

  • Ji i kujdesshëm me sasinë e kafeinës dhe të alkoolit, pasi të dyja mund të ndikojnë për keq te gjumi.

PARIMI: «Është më mirë të kesh një grusht me pushim, se dy grushte me mund dhe duke u rropatur pas erës.»​—Eklisiastiu 4:6.

4: PËRSHTATU

  • Një e pikëlluar i hapet një mikeshe

    Mos harro se jo të gjithë pikëllohen njësoj. Në fund të fundit e ke ti në dorë të përcaktosh se ç’mund të të ndihmojë ta përballosh më lehtë pikëllimin.

  • Mjaft njerëz e përballojnë më kollaj pikëllimin kur hapen me të tjerët, kurse të tjerë preferojnë ta mbajnë për vete. Disa ekspertë mendojnë se shprehja e ndjenjave është thelbësore për të zbutur pikëllimin. Të tjerë mendojnë ndryshe. Megjithatë, në qoftë se ke nevojë t’i hapësh zemrën dikujt, por je me dy mendje, mund ta kesh më të lehtë nëse fillon të flasësh nga pak me një mik të ngushtë.

  • Disa të pikëlluar ndihen më të lehtësuar kur qajnë, ndërsa të tjerë e përballojnë pikëllimin edhe pse qajnë më pak.

PARIMI: «Zemra njeh trishtimin e vet.»​—Proverbat 14:10, Diodati i Ri.

5: SHMANG VESET VETËSHKATËRRUESE

  • Një burrë duke pirë alkool

    Disa të pikëlluar përpiqen ta lehtësojnë dhimbjen shpirtërore duke keqpërdorur alkoolin ose drogat. Ky lloj «ngushëllimi» të shkatërron. Çdo lehtësim që vjen prej tij është momental dhe sjell vetëm pasoja serioze. Ndaj përpiqu ta lehtësosh ankthin në mënyra të tjera, të padëmshme.

PARIMI: «Le të pastrohemi nga çdo ndotje.»​—2 Korintasve 7:1.

6: LËR KOHË EDHE PËR GJËRA TË TJERA

  • Shumë njerëzve u bën mirë të alternojnë periudhat e pikëllimit (kohë gjatë së cilës përjetojnë dhe shprehin hidhërimin) me periudha shkëputjeje (aktivitete që përkohësisht ua largojnë mendjen nga dhembja).

  • Mund të gjesh njëfarë lehtësimi teksa krijon ose forcon miqësi, mëson aftësi të reja ose zbavitesh.

  • Ka të ngjarë që me kohë gjërat të ndryshojnë. Do të vëresh se periudhat e shkëputjes nga pikëllimi do të zgjaten e do të shpeshtohen​—pjesë e natyrshme e procesit të shërimit.

PARIMI: «Për çdo gjë ka një kohë të caktuar, . . . një kohë për të qarë dhe një kohë për të qeshur; një kohë për të vajtuar dhe një kohë për të kërcyer.»​—Eklisiastiu 3:1, 4.

7: MBAJ NJË PROGRAM TË RREGULLT

  • Një grua po përdor kalendarin që të bëjë një program

    Përpiqu t’i kthehesh rutinës normale sa më shpejt të jetë e mundur.

  • Kur i përmbahesh një programi të rregullt për të fjetur, për të punuar dhe për aktivitete të tjera, ka shumë të ngjarë t’i rikthehesh disi normalitetit.

  • Po ta mbushësh kohën me aktivitete dobiprurëse, dhembja mund të të zbutet.

PARIMI: «Rrallëherë do të mendojë për ditët e jetës së tij, sepse Perëndia i vërtetë e mban të zënë, duke ia mbushur zemrën me gëzim.»​—Eklisiastiu 5:20.

8: MOS U NXITO TË MARRËSH VENDIME TË MËDHA

  • Shumë njerëz që nxitohen të marrin vendime të mëdha pas vdekjes së një njeriu të dashur, bëhen pishman më vonë.

  • Nëse është e mundur, prit ca kohë para se të ndryshosh shtëpi a punë ose para se të heqësh gjërat personale të të ndjerit.

PARIMI: «Planet e atij që ngulmon, sjellin me siguri përfitim, por kush është i nxituar, me siguri shkon drejt skamjes.»—​Proverbat 21:5.

9: KUJTOJE NJERIUN TËND TË SHTRENJTË

  • Një burrë duke u treguar miqve fotografi të gruas së tij të shtrenjtë

    Shumë të pikëlluar ndihen më mirë kur bëjnë gjëra që mbajnë gjallë kujtimin e të ndjerit.

  • Një gjë tjetër që mund të të ndihmojë, është të mbledhësh foto, sende ose të mbash një ditar me ngjarje e histori që nuk ke qejf t’i harrosh.

  • Grumbullo gjëra që të ngjallin kujtime të këndshme për t’i parë më vonë, kur të ndihesh gati.

PARIMI: «Kujtoni kohët e largëta.»​—Ligji i përtërirë 32:7, Bibla ECM.

10: BËJ DIÇKA NDRYSHE

  • Mbase mund të shqyrtosh mundësinë të shkosh me pushime.

  • Nëse për ty nuk është shumë praktike të bësh pushime të gjata, për një a dy ditë mund të bësh diçka që ke qejf, si për shembull, të shëtisësh në natyrë, të dalësh me miqtë ose thjesht të shkosh diku që të heqësh mendjen.

  • Pikëllimi mund të të lehtësohet edhe po të ndryshosh rutinën për pak kohë.

PARIMI: «Ejani të shkojmë veçmas në një vend të vetmuar dhe pushoni pak.»​—Marku 6:31.

11: NDIHMO TË TJERË

  • Një e re ndihmon me pazarin një grua të moshuar

    Mbaj parasysh se sa herë që ndihmon të tjerët, ndihesh më mirë edhe vetë.

  • Mund të fillosh me ata që janë të pikëlluar nga humbja e njeriut tënd të dashur, si miq ose të afërm që kanë nevojë për një vesh për të dëgjuar.

  • Kur mbështet e ngushëllon të tjerët, mund të të ripërtërihet gëzimi dhe të fitosh sërish një motiv në jetë.

PARIMI: «Ka më shumë lumturi të japësh, se të marrësh.»​—Veprat 20:35.

12: RISHQYRTO PËRPARËSITË

  • Humbja e një njeriu të shtrenjtë mund të të ndryshojë pikëpamjen për gjërat më të rëndësishme.

  • Përdore këtë mundësi për të shqyrtuar mënyrën si po e përdor jetën.

  • Po qe e nevojshme, ndryshoji pak përparësitë.

PARIMI: «Është më mirë të shkosh në një shtëpi ku mbahet zi, se në një shtëpi ku ka gosti, sepse ky është fundi i të gjithë njerëzve, dhe i gjalli duhet ta ketë parasysh këtë.»​—Eklisiastiu 7:2.

SI TA LEHTËSOSH PLAGËN E PIKËLLIMIT | PËRMBLEDHJE

  • 1: PRANO NDIHMËN E FAMILJARËVE DHE TË MIQVE

    Në bazë të nevojave të tua, baraspesho kohën që kalon me të tjerët me kohën që rri vetëm.

  • 2: BËJ KUJDES ME USHQIMIN DHE LËR KOHË PËR USHTRIME

    Ushqehu shëndetshëm, pi ujë mjaftueshëm dhe bëj ushtrime me ekuilibër.

  • 3: FLI MJAFTUESHËM

    Mbaj parasysh se gjumi është i domosdoshëm për të përballuar sfilitjen që sjell pikëllimi.

  • 4: PËRSHTATU

    Meqë jo të gjithë pikëllohen njësoj, përcakto se ç’mund të të ndihmojë ty që ta përballosh më kollaj pikëllimin.

  • 5: SHMANG VESET VETËSHKATËRRUESE

    Shmang keqpërdorimin e alkoolit ose të drogave, të cilat më tepër prishin punë se sa zgjidhin.

  • 6: LËR KOHË EDHE PËR GJËRA TË TJERA

    Hera-herës përpiqu të heqësh mendjen nga pikëllimi, duke kaluar kohë me miq dhe duke u zbavitur.

  • 7: MBAJ NJË PROGRAM TË RREGULLT

    Ktheju disi normalitetit, duke e mbushur kohën me aktivitete dobiprurëse.

  • 8: MOS U NXITO TË MARRËSH VENDIME TË MËDHA

    Nëse është e mundur, prit një a dy vjet para se të marrësh vendime të mëdha, për të cilat mund të bëhesh pishman.

  • 9: KUJTOJE NJERIUN TËND TË SHTRENJTË

    Mblidh foto, sende ose mbaj një ditar për të ruajtur gjallë kujtimin e të ndjerit.

  • 10: BËJ DIÇKA NDRYSHE

    Ndrysho ambient ose rutinë, qoftë edhe për një ditë a për disa orë.

  • 11: NDIHMO TË TJERË

    Mund të gjesh sërish një motiv në jetë duke ndihmuar të tjerë, përfshirë ata që janë të pikëlluar nga humbja e njeriut tënd të dashur.

  • 12: RISHQYRTO PËRPARËSITË

    Përdore këtë rrethanë te re për të shqyrtuar mënyrën si po e përdor jetën, dhe po qe e nevojshme, ndryshoji pak përparësitë.

Ta themi hapur, asgjë s’do ta fashitë plotësisht dhembjen tënde. Gjithsesi, mjaft njerëz që kanë humbur një njeri të dashur, mund ta thonë nga eksperienca se mënyrat praktike, si ato që përmend ky artikull, u kanë sjellë vërtet ngushëllim. Sigurisht, këtu nuk është trajtuar çdo sugjerim i mundshëm si ta lehtësosh plagën e pikëllimit. Ama, nëse provon disa prej tyre, mund të ndihesh goxha më mirë.

a Zgjohuni! nuk përkrah ndonjë trajtim mjekësor në veçanti.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo