BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g19 nr. 2 f. 10-11
  • Si të jetë i përgjegjshëm

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si të jetë i përgjegjshëm
  • Zgjohuni!—2019
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • ÇFARË DO TË THOTË
  • PSE ËSHTË E RËNDËSISHME
  • SI TA MËSOSH TË JETË I PËRGJEGJSHËM
  • A kanë rëndësi punët e shtëpisë?
    Zgjohuni!—2017
  • Të mësojmë të pranojmë largimin
    Zgjohuni!—1998
  • 8—Shembulli
    Zgjohuni!—2018
  • A mund të të ndihmojë Bibla për t’i edukuar fëmijët?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
Shih më tepër
Zgjohuni!—2019
g19 nr. 2 f. 10-11
Babai ndihmon djalin të ujitë një bimë

MËSIMI 4

Si të jetë i përgjegjshëm

ÇFARË DO TË THOTË

Njerëzit e përgjegjshëm janë të besueshëm. Ata i kryejnë mirë dhe në kohë detyrat që u caktohen.

Fëmijët fillojnë të mësojnë si të jenë të përgjegjshëm që në moshë të njomë. Një libër për rritjen e fëmijëve (Parenting Without Borders), thotë: «Aftësia e fëmijës për të bashkëpunuar shfaqet kur është 15 muajsh, ndërsa dëshira për të ndihmuar lind kur është rreth 18 muajsh. Në mjaft kultura, prindërit nisin t’i mësojnë fëmijët si të japin një dorë në punët e shtëpisë aty nga mosha 5-7 vjeç. Edhe pse në këtë moshë, i kryejnë mirë shumë punë shtëpie.»

PSE ËSHTË E RËNDËSISHME

Në disa vende, shumë të rinj ikin nga shtëpia për të jetuar më vete, mirëpo nuk ia dalin dot dhe kthehen të jetojnë me mamin dhe babin. Ndonjëherë kjo ndodh sepse nuk i kanë mësuar si të administrojnë paratë, si të mbajnë shtëpinë ose si të përmbushin përgjegjësitë e përditshme.

Prandaj, më mirë stërvite tani fëmijën për përgjegjësitë që e presin kur të rritet. Një libër për rritjen e adoleshentëve (How to Raise an Adult), thotë: «Do të bëheni pishman po të mos i mësoni asgjë gjersa të mbushin 18 vjeç, pastaj ‘t’i flakni’ në jetën reale.»

SI TA MËSOSH TË JETË I PËRGJEGJSHËM

Jepi punë shtëpie

PARIM NGA BIBLA: «Nga çdo lloj mundi ka përfitim.»​—Proverbat 14:23.

Fëmijët e vegjël kanë qejf të punojnë me prindërit. Kështu që përfito nga kjo prirje e natyrshme dhe jepu punë shtëpie.

Disa prindër ngurrojnë, duke arsyetuar se fëmijët kanë një mal me detyra shkolle çdo ditë, ndaj pse t’i ngarkojnë më tepër?

Megjithatë, fëmijët që bëjnë punë shtëpie, zakonisht janë nxënës më të mirë, ngaqë kanë mësuar të pranojnë e të kryejnë detyra të ndryshme. Përveç kësaj, libri Parenting Without Borders, thotë: «Nëse shpërfillim dëshirën e fëmijëve për të ndihmuar kur janë të vegjël, po i mësojmë se nuk ka rëndësi të kontribuojnë për të tjerët . . . Gjithashtu mund të fillojnë të pretendojnë që të tjerët t’u shërbejnë.»

Siç tregon edhe citimi, punët e shtëpisë i stërvitin fëmijët të jenë kontribues dhe jo përfitues, dhënës dhe jo marrës. I ndihmojnë të kuptojnë se kanë një vend të çmuar në familje, por edhe përgjegjësi.

Ndihmoje të mbajë përgjegjësi për gabimet

PARIM NGA BIBLA: «Dëgjo këshillën dhe prano disiplinën, që të bëhesh i mençur në të ardhmen.»​—Proverbat 19:20.

Kur fëmijët gabojnë, për shembull, nëse pa dashje prishin gjërat e të tjerëve, mos u përpiq të mbulosh atë që ndodhi. S’i gjen gjë po të përballen me pasojat​—në këtë rast, të kërkojnë të falur dhe mbase edhe ta kompensojnë tjetrin.

Kur fëmijët pranojnë gabimet dhe dështimet, mësojnë

  • të jenë të ndershëm

  • të mos ua hedhin fajin të tjerëve

  • të mos justifikohen

  • të kërkojnë të falur kur është me vend

Babai ndihmon djalin të ujitë një bimë

FILLO TANI

Fëmijët që mësojnë të jenë të përgjegjshëm, do të bëhen të zotët e vetes kur të rriten

Lër të flasin veprat

  • A jam i papërtuar, i organizuar dhe i përpiktë?

  • A më shohin fëmijët që bëj punë në shtëpi?

  • A i pranoj gabimet, madje duke kërkuar falje kur është e nevojshme?

Në shtëpinë tonë . . .

«Që kur ishin fare të vegjël, fëmijët më ndihmonin të bëja darkën. Më ndihmonin të palosja rrobat dhe të merrja pluhurat. Për ta, puna u kthye në zbavitje. Thjesht kishin qejf të rrinin me mua dhe të bënin çfarë bëja unë. Kështu mësuan të bëheshin të përgjegjshëm.»​—Laura.

«Një herë e detyrova çunin e vogël t’i telefononte një mikeshës sonë dhe t’i kërkonte të falur që ishte treguar i pasjellshëm. Gjatë viteve i është dashur të kërkojë falje kushedi sa herë, sepse thoshte gjëra që i lëndonin të tjerët, edhe nëse ishin të vërteta. Ama tani ka mësuar të kërkojë falje kollaj kur gabon.»​—Debra.

MËSIMET QË NXJERRIM NGA GABIMET

Mësuesja Xhesika Lejhi shkroi në revistën Atlantik: «Fëmijët bëjnë gabime, dhe në këto raste është jetësore që prindërit të kujtojnë se mësimet që nxjerrin prej tyre, kanë shumë vlerë . . . Vit pas viti, studentët e mi ‘më të mirë’​—ata që janë më të lumtur dhe që kanë një jetë më të suksesshme—​janë fëmijët që prindërit nuk i mbrojtën nga dështimet dhe as nga pasojat e gabimeve, përkundrazi i ndihmuan të ndreqeshin e të bëheshin njerëz më të mirë.»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo