BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g21 nr. 2 f. 13-15
  • Si ndikon teknologjia te mendja?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si ndikon teknologjia te mendja?
  • Zgjohuni!—2021
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Ç’DUHET TË DISH
  • Ç’MUND TË BËSH
  • A ia vlen të bësh disa gjëra njëherësh?
    Të rinjtë pyesin
  • Teknologjia: Po ju bashkon, apo po ju ndan?
    Ndihmë për familjen
  • Tregoni respekt dhe kurseni kur përdorni teknologjinë
    Zgjohuni!—2009
  • Si të mësoj të përqendrohem?
    Të rinjtë pyesin
Shih më tepër
Zgjohuni!—2021
g21 nr. 2 f. 13-15
Një burrë që ndjek recetën në një video teksa gatuan.

Si ndikon teknologjia te mendja?

Njerëzit kanë gjithnjë nevojë të mësojnë—në shkollë, në punë a për ndonjë arsye tjetër, dhe teknologjia mund t’u vijë në ndihmë. Kurrë në histori, njerëzimi nuk ka pasur kaq shumë informacione në dispozicion, pa dalë nga dera e shtëpisë e madje pa lëvizur vendit fare.

Mirëpo, shumë veta që e përdorin gjerësisht teknologjinë, kanë kuptuar se . . .

  • e kanë të vështirë të përqendrohen kur lexojnë.

  • bëjnë disa punë njëherësh.

  • mërziten shumë shpejt kur janë vetëm.

Ç’DUHET TË DISH

Një adoleshente që bën disa gjëra njëherësh. Shkruan mesazh në smartfon, flet me një shoqe në videotelefonatë dhe po mëson me kompjuterin dhe librin para.

LEXIMI

Disa i hedhin një sy shpejt e shpejt një materiali, sikur «e skanojnë», në vend që të ndjekin me durim linjën e mendimit të autorit.

Ky lexim i përciptë të mjafton kur të duhet një përgjigje e shpejtë. Ama mund të të pengojë ta kuptosh mirë një material që duhet shqyrtuar pak më thellë.

PËR TË MENDUAR: Sa je në gjendje të lexosh pjesë të gjata me paragrafë? Si të ndihmon kjo të përmirësosh aftësinë për të mësuar?—PROVERBAT 18:15.

PËRQENDRIMI

Disa njerëz mendojnë se teknologjia u jep mundësi të bëjnë dy punë njëherësh, si për shembull t’u dërgojnë mesazhe miqve ndërsa studiojnë. Por, kur janë të shpërqendruar, mund të mos bëjnë asnjë nga gjërat mirë, veçanërisht kur të dyja kërkojnë përqendrim.

Përqendrimi kërkon vetëdisiplinë, ama ia vlen. «Bën më pak gabime dhe ke më pak stres,—thotë një adoleshente me emrin Greis.—Kam mësuar se është më mirë të përqendrohesh vetëm te një gjë dhe t’i shmangësh shpërqendrimet që vijnë kur bën disa gjëra njëkohësisht.»

PËR TË MENDUAR: A e ke më të vështirë të kuptosh e të kujtosh atë që ke studiuar kur bën disa gjëra njëherësh?—PROVERBAT 17:24.

VETMIA

Disa njerëz nuk ndihen rehat kur janë vetëm në një ambient të qetë, prandaj përdorin teknologjinë për të mbushur boshllëkun. «Mërzitem brenda 15 minutash nëse nuk kontrolloj telefonin, tabletin ose nuk ndez televizorin»,—pranon një grua me emrin Olivia.

Sidoqoftë, momentet e vetmisë janë një mundësi e mirë për të menduar thellë—një pjesë thelbësore e të mësuarit, jo vetëm për të rinjtë, por edhe për të rriturit.

PËR TË MENDUAR: Arrin ta përdorësh vetminë në avantazhin tënd?—1 TIMOTEUT 4:15.

Ç’MUND TË BËSH

SHQYRTO SI PO E PËRDOR TEKNOLOGJINË

Në cilat mënyra mund ta përdorësh teknologjinë që të stimulosh aftësinë për të menduar thellë? Në cilat mënyra mund të të pengojë teknologjia të përqendrohesh e të mësosh?

PARIM NGA BIBLA: «Ruaje mençurinë praktike dhe aftësinë për të menduar mirë.»—PROVERBAT 3:21.

PYET VETEN . . .

  • A e kam të vështirë të përqendrohem kur lexoj pjesë të gjata me paragrafë në një pajisje elektronike? Nëse po, çfarë më shpërqendron më shpesh?

  • Çfarë hapash mund të marr për t’i reduktuar a eliminuar ato shpërqendrime?

Sugjerim: Fillo duke lexuar pjesë të shkurtra dhe pastaj shtoje sasinë gradualisht. Lexo me zë dhe qetë, që të përqendrohesh te materiali.

  • Çfarë përmirësimesh mund të bëj që të kem kohë mjaftueshëm për të menduar dhe reflektuar rreth asaj që kam lexuar?

Sugjerim: Përdor 10 minutat e fundit të studimit për të rishikuar atë që ke mësuar.

  • Në cilat rrethana ka gjasa të bëj disa punë njëherësh?

  • Çfarë përmirësimesh mund të bëj që të përqendrohem vetëm te një gjë?

Sugjerim: Largoji gjërat që të shpërqendrojnë nga vendi i studimit, kështu nuk tundohesh të bësh disa punë njëherësh.

PARIM NGA BIBLA: «Fito mençuri, fito aftësi për të kuptuar.»—PROVERBAT 4:5.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo