Shumë njerëz rropaten çdo ditë për bukën e gojës dhe mjerisht, në një botë kaotike, kjo bëhet edhe më e vështirë. Pse?
Kur komunitetet përballen me turbullira, kostoja e jetesës rritet, përfshirë ushqimi dhe strehimi.
Krizat mund të rritin papunësinë ose të ulin pagat.
Katastrofat mund të dëmtojnë ose të shkatërrojnë biznese, shtëpi a zotërime të tjera, duke i çuar shumë veta në varfëri.
Ç’duhet të dish
Përdorimi me maturi i parasë të ndihmon të jesh më i përgatitur përballë një krize.
Siguria financiare nuk është e thënë të zgjatë përgjithmonë; të ardhurat, kursimet dhe zotërimet mund ta humbasin vlerën.
Disa gjëra nuk blihen me para, siç mund të jenë lumturia dhe uniteti në familje.
Ç’mund të bësh
Bibla thotë: «Nëse kemi ç’të hamë e ç’të veshim, të kënaqemi me kaq.»—1 Timoteut 6:8.
Të kënaqesh me atë që ke, përfshin të kufizosh dëshirat dhe të plotësosh çdo ditë nevojat bazë. Kjo është shumë e rëndësishme sidomos kur preket niveli i jetesës.
Që të kënaqesh me atë që ke, ndoshta duhet ta thjeshtosh jetën. Nëse shpenzon më shumë sesa ta mban xhepi, situata jote financiare do të përkeqësohet.