BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • my tregimi 5
  • Fillon një jetë e vështirë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Fillon një jetë e vështirë
  • Libri im i tregimeve biblike
  • Material i ngjashëm
  • Pse e humbën shtëpinë e tyre
    Libri im i tregimeve biblike
  • Si ishte jeta në fillim?
    Dëgjoje Perëndinë që të jetosh përgjithmonë
  • Adami dhe Eva nuk i binden Perëndisë
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Krijimi i burrit dhe gruas së parë
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
Shih më tepër
Libri im i tregimeve biblike
my tregimi 5
Eva me fëmijët e saj jashtë Edenit

TREGIMI 5

Fillon një jetë e vështirë

JASHTË kopshtit të Edenit, Adami dhe Eva kishin shumë probleme. Ata duhej të punonin shumë për të pasur ushqim. Në vend të pemëve të bukura me fruta, tani shikonin shumë gjemba dhe ferra rreth e rrotull. E gjithë kjo ndodhi sepse Adami dhe Eva nuk iu bindën Perëndisë dhe nuk ishin më miq të Tij.

Por më e keqja ishte se Adami dhe Eva filluan të vdisnin. A të kujtohet që Perëndia i paralajmëroi se po të hanin fryt nga një pemë e veçantë, do të vdisnin? Po atë ditë që hëngrën nga kjo pemë, ata filluan të vdisnin. Sa të pamend u treguan që nuk e dëgjuan Perëndinë!

Fëmijët e Adamit dhe të Evës lindën që të gjithë pasi Perëndia i dëboi prindërit e tyre nga kopshti i Edenit. Kjo do të thotë se edhe fëmijët do të plakeshin dhe do të vdisnin.

Sikur t’i ishin bindur Jehovait, Adami dhe Eva, bashkë me fëmijët e tyre, do të kishin pasur një jetë të lumtur. Të gjithë mund të kishin jetuar përgjithmonë të lumtur në tokë. Askush nuk do të plakej, s’do të sëmurej e s’do të vdiste.

Perëndia do që njerëzit të jetojnë përgjithmonë të lumtur dhe ka premtuar se një ditë do të bëhet ashtu. Jo vetëm që e gjithë toka do të jetë e bukur, por të gjithë njerëzit do të jenë të shëndetshëm. Çdo njeri në tokë do të jetë mik me gjithë të tjerët dhe me Perëndinë.

Por Eva nuk e kishte më miqësinë me Perëndinë. Prandaj nuk e kishte të lehtë kur lindi fëmijët e saj. Ajo kishte dhembje. Mosbindja ndaj Jehovait patjetër që i solli shumë hidhërime, apo jo?

Adami dhe Eva patën shumë djem e vajza. Kur u lindi djali i parë, ia vunë emrin Kain. Djalin e dytë e quajtën Abel. Çfarë ndodhi me ta? A e di?

Zanafilla 3:16-23; 4:1, 2; Zbulesa 21:3, 4.

Pyetje për studim

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo