BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • my tregimi 36
  • Viçi i artë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Viçi i artë
  • Libri im i tregimeve biblike
  • Material i ngjashëm
  • Nuk mbajnë premtimin
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Izraelitët bëjnë një viç të artë
    Tregime nga Bibla me vizatime
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Çfarë është Rregulla e Artë?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
Shih më tepër
Libri im i tregimeve biblike
my tregimi 36
Izraelitët duke kënduar, kërcyer dhe duke adhuruar viçin e artë

TREGIMI 36

Viçi i artë

OBOBO! Çfarë po bëjnë njerëzit tani? Ata po këndojnë e po kërcejnë përqark një viçi, po e adhurojnë atë! Pse po veprojnë kështu?

Meqenëse Moisiu qëndron lart në mal për një kohë të gjatë, njerëzit thonë: ‘Nuk e dimë çfarë i ka ndodhur Moisiut. Prandaj, le të bëjmë një perëndi që të na udhëheqë për të dalë nga ky vend.’

‘Mirë,​—thotë Aaroni, vëllai i Moisiut.—​Hiqini vathët prej ari që keni dhe sillini tek unë.’ Kur njerëzit i sjellin, Aaroni i shkrin vathët dhe bën një viç të artë. Njerëzit thonë: ‘Ky është Perëndia ynë, që na nxori nga Egjipti!’ Pastaj izraelitët bëjnë një festë të madhe dhe adhurojnë viçin e artë.

Kur Jehovai e sheh këtë, zemërohet shumë. Prandaj i thotë Moisiut: ‘Zbrit shpejt! Njerëzit po veprojnë shumë keq. I kanë harruar ligjet e mia dhe po përkulen para një viçi të artë.’

Moisiu thyen pllakat e gurit që kishin Dhjetë Urdhërimet.

Moisiu zbret shpejt nga mali. Kur afrohet, ja se çfarë shikon. Njerëzit po këndojnë dhe po kërcejnë përqark viçit të artë! Moisiu zemërohet aq shumë, sa i hedh përtokë të dy pllakat e gurit që kishin ligjet e ato bëhen copë-copë. Pastaj, merr viçin e artë, e shkrin dhe e kthen në pluhur.

Njerëzit kanë bërë një gjë shumë të keqe. Prandaj, Moisiu u thotë disa burrave që të marrin shpatat e tyre. ‘Njerëzit e këqij që kanë adhuruar viçin e artë duhet të vdesin’,​—thotë Moisiu. Kështu burrat vrasin 3.000 njerëz! A nuk tregon kjo se duhet të tregojmë kujdes që të adhurojmë vetëm Jehovain dhe asnjë perëndi të rremë?

Dalja 32:1-35.

Pyetje për studim

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo