BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • my tregimi 105
  • Në pritje në Jerusalem

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Në pritje në Jerusalem
  • Libri im i tregimeve biblike
  • Material i ngjashëm
  • Dishepujt marrin frymën e shenjtë
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Qindra veta e shohin Jezuin para Festës së Ditës së Pesëdhjetë
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Shfaqjet e fundit dhe Rrëshajët e vitit 33 të e.s.
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Të pagëzuar në emër të Atit, të Birit dhe të frymës së shenjtë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
Shih më tepër
Libri im i tregimeve biblike
my tregimi 105
Mbi kokën e dishepujve shfaqen gjuhë në formë zjarri

TREGIMI 105

Në pritje në Jerusalem

KËTA njerëz që shikon këtu, janë dishepuj të Jezuit. Ata i janë bindur atij dhe kanë qëndruar në Jerusalem. Ndërkohë që janë të gjithë së bashku duke pritur, një zhurmë e madhe mbush gjithë shtëpinë. Është e ngjashme me një erë të fortë që fryn. Dhe ja, mbi kokën e çdonjërit prej dishepujve shfaqen gjuhë flake. A e sheh flakën mbi kokën e secilit prej tyre? Çfarë do të thotë e gjithë kjo?

Kjo është një mrekulli! Jezui është kthyer në qiell, me Atin e tij dhe po derdh frymën e shenjtë të Perëndisë mbi dishepujt e tij. A e di çfarë bëjnë ata, me ndihmën e kësaj fryme? Të gjithë fillojnë të flasin në gjuhë të huaja.

Shumë njerëz në Jerusalem e dëgjojnë zhurmën që ngjan me një erë të fortë dhe vijnë të shohin çfarë po ndodh. Disa prej tyre janë nga kombe të tjera dhe kanë ardhur këtu për Festën izraelite të Ditës së Pesëdhjetë. Sa habiten këta vizitorë! Ata i dëgjojnë dishepujt që u flasin në gjuhën e tyre, për gjërat e mrekullueshme që ka bërë Perëndia.

‘Këta janë nga Galilea,​—thonë vizitorët.—​Si ka mundësi që flasin në gjuhën e vendeve nga kemi ardhur ne?’

Pjetri çohet në këmbë, për t’u shpjeguar. Ai ngre zërin dhe u thotë njerëzve se si e vranë Jezuin dhe se si Jehovai e ngriti nga të vdekurit. ‘Tani Jezui është në qiell, në të djathtën e Perëndisë,​—thotë Pjetri.—​Ai ka derdhur frymën e shenjtë, siç kishte premtuar. Ja pse keni parë e dëgjuar këto mrekulli.’

Kur Pjetri thotë këto gjëra, shumë njerëzve u vjen vërtet keq për atë që iu bë Jezuit. ‘Çfarë duhet të bëjmë?’​—pyesin ata. Pjetri u thotë: ‘Duhet të ndryshoni jetën tuaj dhe të pagëzoheni.’ Kështu, po atë ditë pagëzohen rreth 3.000 veta dhe bëhen dishepuj të Jezuit.

Veprat 2:1-47.

Pyetje për studim

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo