BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 94 f. 220-f. 221 par. 1
  • Dishepujt marrin frymën e shenjtë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dishepujt marrin frymën e shenjtë
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Në pritje në Jerusalem
    Libri im i tregimeve biblike
  • Qindra veta e shohin Jezuin para Festës së Ditës së Pesëdhjetë
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Të pagëzuar në emër të Atit, të Birit dhe të frymës së shenjtë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Të drejtuar nga fryma e Perëndisë në shekullin e parë dhe sot
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 94 f. 220-f. 221 par. 1
Njerëzit në Jerusalem mahniten teksa dëgjojnë dishepujt e Jezuit t’u flasin në gjuhët e tyre

MËSIMI 94

Dishepujt marrin frymën e shenjtë

Dhjetë ditë pasi Jezui u rikthye në qiell, dishepujt e tij morën frymën e shenjtë. Ishte Festa e Ditës së Pesëdhjetë e vitit 33 të e.s., dhe njerëz nga shumë vende kishin ardhur në Jerusalem për ta festuar. Në dhomën e sipërme të një shtëpie, ishin mbledhur rreth 120 dishepuj të Jezuit. Befas ndodhi një gjë mahnitëse. Diçka që dukej si flakë e vogël, iu shfaq mbi kokë secilit dishepull, dhe të gjithë filluan të flisnin në gjuhë të ndryshme. Një zhurmë e madhe si ajo e një ere të stuhishme ushtoi në shtëpi.

Vizitorë nga vende të tjera që ishin në Jerusalem, dëgjuan zhurmën dhe vrapuan te shtëpia për të parë ç’po ndodhte. U mahnitën kur dëgjuan dishepujt të flisnin në gjuhë të ndryshme. Ata thoshin: ‘Po këta njerëz janë nga Galilea! Si arrijnë të flasin në gjuhët tona?!’

Më pas Pjetri dhe apostujt e tjerë qëndruan para turmës. Pjetri u tregoi si u vra Jezui dhe se Jehovai e ngriti nga të vdekurit. Pjetri tha: ‘Tani Jezui është në qiell, në të djathtën e Perëndisë dhe ai derdhi frymën e shenjtë që kishte premtuar. Ja pse dëgjuat dhe patë këto mrekulli.’

Njerëzit u prekën thellë nga fjalët e Pjetrit dhe pyetën: «Çfarë të bëjmë?» Ai u përgjigj: ‘Pendohuni për mëkatet tuaja dhe pagëzohuni në emër të Jezuit. Edhe ju do të merrni dhuratën e frymës së shenjtë.’ Atë ditë u pagëzuan rreth 3.000 veta. Që nga ajo kohë, numri i dishepujve në Jerusalem nisi të rritej shumë shpejt. Me ndihmën e frymës së shenjtë, apostujt formuan shumë kongregacione, në mënyrë që t’u mësonin dishepujve të gjitha gjërat që u kishte urdhëruar Jezui.

«Po të shpallësh publikisht me gojën tënde se Jezui është Zotëri dhe po të besosh me gjithë zemër se Perëndia e ngriti atë nga të vdekurit, do të shpëtosh.»—Romakëve 10:9

Pyetje: Çfarë ndodhi në Festën e Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s.? Pse u pagëzuan aq shumë njerëz?

Veprat 1:15; 2:1-42; 4:4; Gjoni 15:26

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo