BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • rs f. 29-f. 32
  • Adhurimi i të parëve

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Adhurimi i të parëve
  • Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Spiritizmi
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Në ç’gjendje janë të vdekurit?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • A i ndihmojnë dot të vdekurit të gjallët?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • A duhet të keni frikë nga të vdekurit?
    Zgjohuni!—2009
Shih më tepër
Të arsyetojmë nga Shkrimet
rs f. 29-f. 32

Adhurimi i të parëve

Përkufizimi: Zakoni i nderimit dhe i adhurimit të të parëve të vdekur (me anë të ceremonive ose tjetërsoj), i nisur nga bindja se ata janë të vetëdijshëm në një botë të padukshme dhe se mund t’i ndihmojnë a t’i dëmtojnë të gjallët, dhe për këtë arsye duhen qetësuar. Ky mësim nuk është biblik.

A janë të vetëdijshëm të parët që kanë vdekur, se çfarë bëjnë të gjallët, dhe a kanë mundësi ata t’i ndihmojnë të gjallët?

Ekl. 9:5: «Të gjallët janë të vetëdijshëm se do të vdesin, por të vdekurit s’janë të vetëdijshëm për asgjë.»

Jobi 14:10, 21: «Kurse njeriu vdes . . . dhe ku është pastaj? Bijtë e tij nderohen, por ai as që e di.»

Psal. 49:10, 17-19: «Edhe të mençurit vdesin, budallai dhe njeriu pa arsye marrin fund së bashku, dhe duhet t’ua lënë të tjerëve gjithë ç’kanë. . . . Kur t’i vijë vdekja, s’do të marrë dot asgjë me vete. Lavdia e tij nuk do të zbresë bashkë me të. . . . Në fund shpirti nuk i shkon veçse te brezi i paraardhësve të tij. S’ka për ta parë dritën kurrë më.»

A s’është e vërtetë që ushqimet e vendosura mbi altar ose mbi varr ngelen të paprekura? A nuk tregon kjo që të vdekurit nuk janë të gjendje të përfitojnë nga ato?

Shih edhe temën «Spiritizmi».

A ka arsye të frikësohemi se mos të parët tanë të vdekur na dëmtojnë?

Ekl. 9:5, 6: «Dashuria, urrejtja dhe xhelozia e tyre [e të vdekurve] tashmë kanë marrë fund dhe nuk kanë më asnjë pjesë në asgjë që ka për t’u bërë nën diell.»

A ka te njeriu ndonjë pjesë frymore, e cila mbijeton pas vdekjes së trupit?

Ezek. 18:4: «Ja, të gjithë shpirtrat janë të mitë. Si shpirti i atit, edhe shpirti i birit janë të mitë. Ai shpirt që mëkaton, do të vdesë.» (Edhe vargu 20)

Psal. 146:3, 4: «Mos kini besim te fisnikët, as te ndonjë bir njeriu . . . Kur fryma i del, ai kthehet prapë në dhé. Po atë ditë marrin fund mendimet e tij.»

Shkencëtarët dhe kirurgët s’kanë gjetur asnjë dëshmi që tregon se te njerëzit ekziston ndonjë pjesë e vetëdijshme dhe e gjallë, që mbijeton pas vdekjes së trupit.

Shih edhe faqet 427-429, te tema «Vdekja».

Do t’ju pëlqente më shumë që fëmijët dhe nipërit t’ju respektonin e t’ju donin sa jeni gjallë, apo që t’ju bënin disa rite mbi varr pas vdekjes?

Efes. 6:2, 3: «‘Ndero atin dhe nënën tënde’, që është urdhërimi i parë me premtimin: ‘Që të të vejë mbarë dhe të jetosh gjatë në tokë.’» (Fëmijët e stërvitur sipas parimeve biblike, e shfaqin këtë lloj nderimi, që ua gëzon zemrën prindërve, kur këta janë gjallë.)

Prov. 23:22: «Dëgjoje atin tënd që të solli në jetë, dhe mos e përbuz nënën tënde vetëm se është plakur.»

1 Tim. 5:4: «Por nëse një vejushë ka fëmijë ose nipa e mbesa, këta le të mësojnë më parë të praktikojnë përkushtimin hyjnor me ata të shtëpisë së vet dhe të vazhdojnë t’u japin prindërve e gjyshërve shpërblimin e duhur, sepse kjo është e pranueshme në sytë e Perëndisë.»

Cili është burimi i vërtetë i mesazheve, për të cilat mediumet pohojnë se vijnë nga të vdekurit?

Isa. 8:19: «Në rast se ju thonë: ‘Drejtojuni mediumeve ose atyre që bëjnë parashikime, të cilët pëshpëritin dhe flasin me zë të ulët’, a nuk duhet që çdo njeri t’i drejtohet Perëndisë së vet? A duhet t’u drejtohemi të vdekurve për të gjallët?» (A do të na paralajmëronte Perëndia që të kishim kujdes nga këto zakone, nëse ato do të na lidhnin vërtet me njerëzit tanë të dashur që kanë vdekur?)

Vep. 16:16: «Tek shkonim për në vendin e lutjes, na doli para një shërbëtore që kishte një frymë, një demon falli. Ajo u sillte shumë fitime zotërinjve të saj me zanatin e parashikimit.»

Shih edhe faqet 357-359, te tema «Spiritizmi».

Kujt duhet t’i drejtohet adhurimi ynë?

Luka 4:8: «Jezui iu përgjigj: ‘Është shkruar: “Jehovain, Perëndinë tënd, adhuro dhe vetëm atij bëji shërbim të shenjtë.”’»

Gjoni 4:23, 24: «Megjithatë, po vjen ora, madje tani ka ardhur, kur adhuruesit e vërtetë do ta adhurojnë Atin me frymë dhe të vërtetë, sepse Ati po kërkon adhurues të tillë. Perëndia është Frymë, dhe ata që e adhurojnë, duhet ta adhurojnë me frymë dhe të vërtetë.»

Çfarë shprese ka për një ribashkim të pjesëtarëve të familjes në të ardhmen, përfshirë edhe ata që kanë vdekur?

Gjoni 5:28, 29: «Mos u mrekulloni për këtë, sepse po vjen ora, kur të gjithë ata që janë në varre, do ta dëgjojnë zërin e tij dhe do të dalin: ata që bënë gjëra të mira, në një ringjallje jete, ata që praktikuan gjëra të poshtra, në një ringjallje gjykimi.»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo