BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • rs f. 105-f. 106
  • Ëndrrat

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ëndrrat
  • Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Ëndrrat nga Perëndia
    Zgjohuni!—2014
  • Ne duhet të shohim ëndrra
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • A mund ta parathonë ëndrrat të ardhmen?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Ëndrrat e faraonit
    Libri im i tregimeve biblike
Shih më tepër
Të arsyetojmë nga Shkrimet
rs f. 105-f. 106

Ëndrrat

Përkufizimi: Mendimet ose përfytyrimet e njeriut gjatë gjumit. Bibla flet për ëndrrat e zakonshme, për ëndrrat që vijnë nga Perëndia dhe ëndrrat që lidhen me fallin.​—Jobi 20:8; Num. 12:6; Zak. 10:2.

A kanë ëndrrat në kohën e sotme ndonjë kuptim të veçantë?

Çfarë kanë mësuar studiuesit për ëndrrat?

«Të gjithë shohin ëndrra. Shumica e të rriturve, gjatë tetë orëve gjumë, ëndërrojnë për rreth 100 minuta»,​—thotë një enciklopedi. (The World Book Encyclopedia 1984, vëll. 5, f. 279) Pra, ëndrrat janë një gjë e zakonshme për njerëzit.

Dr. Alan Hobsoni i fakultetit të mjekësisë në Harvard, tha: «Ëndrrat janë stimuj të paqartë, që mund të interpretohen në çfarëdo mënyre, e kjo varet nga terapisti. Por, domethënia e tyre mbetet çështje opinionesh, dhe nuk gjendet në vetë ëndrrën.» Kjo gjë u raportua në seksionin «Science Times» të gazetës The New York Times, dhe atje shtohej: «Brenda shkollës që u jep rëndësi të madhe ëndrrave, ka shumë mënyra për të zbuluar mesazhin psikologjik të një ëndrre, ku secila mënyrë pasqyron këndvështrime të ndryshme teorike. Një frojdist i jep një domethënie të caktuar një ëndrre, një përkrahës i Jungut i jep një domethënie tjetër, kurse një terapist gestaltist i jep një domethënie tjetër. . . . Por, ideja se ëndrrat kanë njëfarë domethënieje psikologjike, është sulmuar ashpër nga shkencëtarët neurologë.»​—10 korrik 1984, f. C12.

A mund të vijnë nga burime të tjera, përveçse nga Perëndia, ëndrrat që duket se përcjellin ndonjë informacion të veçantë?

Jer. 29:8, 9: «Kështu thotë Jehovai i ushtrive . . . : ‘Mos i lini t’ju mashtrojnë profetët që ndodhen midis jush, dhe ata që merren me fall, dhe mos u kushtoni vëmendje ëndrrave të tyre. Sepse ata ju profetizojnë gënjeshtra në emrin tim. Unë nuk i kam dërguar’,​—thotë Jehovai.»

Një fjalor thotë: «Babilonasit besonin kaq shumë tek ëndrrat, saqë kur ishin para marrjes së vendimeve të rëndësishme flinin në tempuj, me shpresë se do t’u jepej ndonjë këshillë. Grekët që dëshironin udhëzime për shëndetin, flinin në faltoret e Asklepit [emblema e të cilit ishte një gjarpër], po ashtu edhe romakët flinin në tempujt e Serapisit [që ndonjëherë përfaqësohej nga një gjarpër i përdredhur]. Egjiptianët përgatitnin libra të hollësishëm për interpretimin e ëndrrave.»​—Harper’s Bible Dictionary (Nju-Jork, 1961), Medëlen Miler dhe Xh. Lejn Miler, f. 141.

Në të kaluarën Perëndia përdorte ëndrrat për të dhënë paralajmërime, udhëzime dhe profeci. Po sot, a po e drejton në të njëjtën mënyrë popullin e tij?

Shembuj të ëndrrave që vinin nga Perëndia, gjenden te Mateu 2:13, 19, 20; 1 Mbretërve 3:5; Zanafilla 40:1-8.

Hebr. 1:1, 2: «Perëndia, që kohë më parë u foli në shumë raste dhe në shumë mënyra [duke përfshirë edhe ëndrrat] paraardhësve tanë me anë të profetëve, në fund të këtyre ditëve na ka folur neve me anë të një Biri [Jezu Krishtit, mësimet e të cilit janë dokumentuar në Bibël].»

1 Kor. 13:8: «Nëse ka dhurata profetizimi [e ndonjëherë ishin profeci që Perëndia u jepte shërbëtorëve të tij nëpërmjet ëndrrave], do të hiqen.»

2 Tim. 3:16, 17: «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për të mësuar, . . . që njeriu i Perëndisë të jetë krejtësisht i zoti, plotësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.»

1 Tim. 4:1: «Megjithatë, shprehja e frymëzuar e thotë shkoqur se në të ardhmen do të ketë periudha kur disa do të bien nga besimi dhe do t’u kushtojnë vëmendje shprehjeve të frymëzuara mashtruese [disa herë të dhëna në ëndërr] e mësimeve të demonëve.»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo