BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 1/10 f. 3-4
  • Ne duhet të shohim ëndrra

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ne duhet të shohim ëndrra
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Bota e ëndrrave
  • Ëndrrat
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Flini sa duhet
    Zgjohuni!—2004
  • Ëndrrat nga Perëndia
    Zgjohuni!—2014
  • A mund ta parathonë ëndrrat të ardhmen?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 1/10 f. 3-4

Ne duhet të shohim ëndrra

A SHEH ëndrra ti? Është e pabesueshme të thuash se nuk sheh, përderisa të gjithë ne kur flemë, ëndërrojmë edhe pse mund të pohojmë të kundërtën. Është llogaritur se më shumë se 95 për qind e ëndrrave nuk mbahen mend. Cila prej tyre të kujtohet? Në fakt, ato që përgjithësisht kujtojmë, janë ato që shohim pak para se të zgjohemi.

Ata që bëjnë kërkime lidhur me ëndrrat, kanë zbuluar se gjumi është një proces progresiv, i cili është shumë i thellë në orët e para dhe me kalimin e orëve bëhet më i lehtë. Ëndërrimi ndodh veçanërisht gjatë periudhave të bashkimit të shpejtë të syve, i quajtur gjumi REM. Kjo këmbehet me gjumin jo-REM. Çdo cikël i gjumit jo-REM/​REM, zgjat afërsisht 90 minuta dhe këto cikle përsëriten pesë ose gjashtë herë gjatë natës, nga të cilët, i fundit ndodh pikërisht pak para se të zgjohemi.

Është e gabuar të mendosh se truri yt është në një nivel të ulët aktiviteti gjatë gjumit. Është zbuluar se truri është më aktiv gjatë ëndrrave, sesa gjatë disa gjendjeve kur jemi plotësisht zgjuar, me përjashtim të disa neuroneve në pjesën e këmbëzës së trurit, të cilat kanë të bëjnë me vëmendjen dhe kujtesën. Këto neurone duket se pushojnë gjatë gjumit REM. Por, në përgjithësi qelizat nervore të trurit, kanë një komunikim ndërqelizor të vazhdueshëm.

Truri ynë është një pjesë jashtëzakonisht e ndërlikuar e trupit, e përbërë nga biliona elementë, të cilët lëshojnë afërsisht njëqind deri dyqind apo treqind sinjale në sekondë. Në një tru njerëzor, ka më shumë elemente, sesa ka njerëz mbi tokë. Disa kërkues kanë llogaritur se ai përmban nga 20 bilionë deri në më shumë se 50 bilionë elementë. Kompleksiteti i tij, mbështet atë që tha shkrimtari biblik, Davidi, lidhur me trupin njerëzor: «Unë do të të lavdëroj, sepse jam bërë mrekullisht, në një mënyrë që të ngjall frikë. Veprat e tua janë të mrekullueshme.»​—Psalmi 139:14, BR.

Bota e ëndrrave

Kur jemi zgjuar, pesë shqisat tona përcjellin në tru, në mënyrë të vazhdueshme, informacion dhe figura, por gjatë gjumit nuk ndodh kështu. Truri nxjerr figura brenda vetes, pa ndihmën e pesë shqisave tona. Prandaj, ajo që shohim në ëndrra dhe veprimet që përjetojmë në to, ndonjëherë ngjajnë me halucinacionet. Kjo gjë mundëson bërjen e gjërave, të cilat cënojnë ligjet natyrore, të tilla si, të fluturojmë si Piter Pani apo të biem nga një shkëmb pa u dëmtuar. Koha mund të shtrembërohet, kështu ajo që ka ndodhur në të kaluarën, duket sikur ndodh tani. Ose nëse jemi duke u përpjekur të vrapojmë, duket sikur nuk i kemi nën kontroll lëvizjet tona, këmbët nuk duan të na binden. Mbresat e thella dhe përjetimet që mund të kemi pasur gjatë orëve që kemi qenë zgjuar, sigurisht që mund të ndikojnë në ëndrrat tona. Shumë prej atyre që kanë përjetuar mizoritë e frikshme të luftës, nuk mund t’i harrojnë lehtë ato, as nuk mund të harrojnë ndjenjat e provuara, kur janë sulmuar nga një kriminel. Përvoja të tilla shqetësuese gjatë kohës që jemi zgjuar, mund të shfaqen në ëndrra, duke shkaktuar makthe. Gjëra të zakonshme që ndodhen në mendjen tonë, mund të dalin në sipërfaqe në ëndrrat tona kur shkojmë të flemë.

Ndonjëherë, kur përpiqemi të zgjidhim një problem, zgjidhja na vjen gjatë gjumit. Kjo ndoshta pasqyron faktin se jo gjatë gjithë gjumit kemi të bëjmë me ëndrra. Një pjesë e tij është të menduarit.

Një libër rreth ëndrrave dhe trurit tonë, vinte re: «Forma më e zakonshme e aktivitetit mendor gjatë gjumit, nuk është ëndërrimi, por të menduarit. Ky veprim gjatë gjumit nuk shoqërohet nga iluzione shqisore dhe nuk është i natyrës fantastike. Ka prirjen për të qenë i zakonshëm, shpesh i lidhur me ngjarje të jetës reale të ditës së djeshme apo të së nesërmes dhe zakonisht është i rëndomtë, jokrijues dhe i përsëritshëm.»

Disa njerëz mendojnë se ëndrrat e tyre përmbajnë mesazhe të veçanta për ta. Që të bëjnë interpretimin e tyre më vonë, ata mbajnë pranë shtratit një bllok shënimesh, që t’i shënojnë kur të zgjohen. Lidhur me pavlefshmërinë e librave që përpiqen të japin kuptimin e simboleve të ëndrrave, në një libër të An Faradeit, thuhet: «Librat e ëndrrave, në të cilët ju kërkoni kuptimin e temave dhe simboleve të ëndrrave, qofshin të bazuar në traditë apo në ndonjë teori moderne psikologjike, janë njësoj të pavlefshëm.»​—The Dream Game.

Përderisa shihet se ëndrrat e kanë prejardhjen kryesisht nga brendësia e trurit, nuk është e arsyeshme të mendohet se ato kanë mesazhe të veçanta për ne. Ne duhet t’i konsiderojmë ato si një funksionim normal të trurit, i cili ndihmon në mbajtjen e tij në kushte të shëndetshme.

Por ç’mund të themi rreth atyre personave që pohojnë se kanë parë në ëndërr vdekjen e një të afërmi apo të një miku dhe të nesërmen, marrin vesh se ai person ka vdekur? A nuk tregon kjo se ëndrrat mund të parathonë të ardhmen? Në artikullin vijues, do të shqyrtojmë se çfarë fshihet prapa ëndrrave profetike.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo