BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • dg pjesa 7 f. 14-16
  • Cila ishte pasoja e rebelimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Cila ishte pasoja e rebelimit
  • A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Situata e sotme
  • Çfarë ka treguar koha
  • Largpamësia e Perëndisë
  • Lejimit të vuajtjeve nga Perëndia po i afrohet fundi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Përse do t’i lejonte Perëndia vuajtjet?
    Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim?
  • Përse kaq shumë vuajtje dhe padrejtësi?
    Cili është qëllimi i jetës? Si mund ta gjesh?
  • Së shpejti, të gjitha vuajtjet do të marrin fund!
    Së shpejti, të gjitha vuajtjet do të marrin fund!
Shih më tepër
A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?
dg pjesa 7 f. 14-16

Pjesa 7

Cila ishte pasoja e rebelimit

1-3. Si ka treguar koha se Jehovai kishte të drejtë?

CILI ishte rezultati i sundimit njerëzor të pavarur nga Perëndia, lidhur me çështjen e Perëndisë për të sunduar, gjatë gjithë këtyre shekujve? A treguan njerëzit se janë sundues më të mirë se Perëndia? Natyrisht jo, nëse gjykojmë nga e kaluara antinjerëzore e njeriut kundër njeriut.

2 Kur prindërit tanë të parë hodhën poshtë sundimin e Perëndisë, filluan mjerimet. Ata i shkaktuan vuajtje vetes dhe të gjithë familjes njerëzore që rrodhi prej tyre. Dhe nuk mund të fajësonin askënd përveç vetes. Fjala e Perëndisë thotë: «Ata nga ana e tyre kanë vepruar në mënyrë të rrënueshme; nuk janë bijtë e tij, të metat janë të tyret.»​—Ligji i përtërirë 32:5, BR.

3 Historia ka treguar korrektësinë e paralajmërimit që Perëndia i bëri Adamit dhe Evës, sipas të cilit nëse do t’i shmangeshin përgatitjeve të Perëndisë, do të keqësoheshin dhe përfundimisht do të vdisnin. (Zanafilla 2:17; 3:19) Ata iu shmangën sundimit të Perëndisë dhe me kalimin e kohës u keqësuan dhe vdiqën.

4. Përse të gjithë kemi lindur të papërsosur, të prirur për t’u sëmurë dhe për të vdekur?

4 Ajo që u ndodhi më pas të gjithë pasardhësve të tyre ishte siç shpjegohet në Romakëve 5:12: «Nëpërmjet një njeriu të vetëm [Adamit, kreut të familjes njerëzore], mëkati hyri në botë dhe vdekja nëpërmjet mëkatit dhe kështu vdekja u shtri ndër të gjithë njerëzit.» (BR) Kështu, kur prindërit tanë të parë u rebeluan kundër mbikëqyrjes së Perëndisë, u bënë mëkatarë të mangët. Në harmoni me ligjet gjenetike, pasoja e papërsosmërisë ishte gjithë ajo që mund t’u transmetonin pasardhësve të tyre. Ja përse të gjithë ne kemi lindur të mangët, të prirë drejt sëmundjeve dhe vdekjes.

5, 6. Çfarë ka treguar historia për përpjekjet e njeriut për të sjellë paqe të vërtetë dhe përparim?

5 Shumë shekuj kanë kaluar. Shumë perandori kanë ardhur dhe kanë shkuar. Është eksperimentuar çdo lloj sundimi i përfytyrueshëm. Megjithatë, për familjen njerëzore kanë ndodhur gjithnjë e më shumë gjëra të tmerrshme. Pas gjashtë mijë vjetësh, mund të mendohet se njerëzit kanë përparuar deri aty saqë mund të vendosin paqen, drejtësinë dhe mirëqenien në mbarë tokën dhe se tashmë kanë mësuar vlerat pozitive të mirësisë, mëshirës dhe bashkëpunimit.

6 E vërteta, megjithatë, është krejt e kundërta. Asnjë lloj sundimi njerëzor, madje i menduar, nuk ka sjellë paqe të vërtetë dhe mirëqenie për të gjithë. Vetëm në këtë shekull të 20-të, kemi parë vrasjen sistematike të miliona njerëzve gjatë Shfarosjes dhe masakrimin e mbi 100 milionë të tjerëve në luftëra. Në kohën tonë, një masë e panumërt njerëzish janë torturuar, vrarë dhe burgosur për shkak të intolerancës dhe mosmarrëveshjeve politike.

Situata e sotme

7. Si mund të përshkruhen kushtet e familjes njerëzore sot?

7 Përveç kësaj, mendo mbi kushtet e përgjithshme të familjes njerëzore sot. Krimi dhe dhuna janë të pafrenueshme. Shpërdorimi i drogave ka marrë përmasa epidemike. Sëmundjet e transmetuara në rrugë seksuale janë përhapur shumë. Miliona njerëz preken nga sëmundja e tmerrshme SIDA. Dhjetëra milionë të tjerë vdesin çdo vit nga uria dhe sëmundjet, ndërkohë që një numër i vogël është shumë i pasur. Njerëzit ndotin dhe plaçkitin tokën. Jeta familjare dhe vlerat morale kanë rënë kudo. Vërtet, jeta sot, pasqyron sundimin e neveritshëm të «perëndisë së kësaj bote», Satanait. Bota, në të cilën ai është pronar, është e ftohtë, e pamëshirshme dhe krejtësisht e korruptuar.​—2. Korintasve 4:4.

8. Përse nuk mund t’i quajmë progrese arritjet e njerëzimit?

8 Perëndia ka lejuar kohën e mjaftueshme, që njerëzit të arrijnë në kulmin e përparimit të tyre shkencor dhe material. Por, a është progres i vërtetë, kur harku dhe shigjeta janë zëvendësuar me mitralozët, tanket, hedhësit e bombave dhe raketat bërthamore? A është progres, kur njerëzit mund të shkojnë në hapësirë, por nuk mund të jetojnë së bashku të lumtur në tokë? A është progres, kur njerëzit kanë frikë të ecin në rrugë natën, në disa vende madje edhe ditën?

Çfarë ka treguar koha

9, 10. (a) Çfarë kanë treguar me qartësi shekujt e kaluar? (b) Përse Perëndia nuk do të na e heqë vullnetin e lirë?

9 Shekujt e mëparshëm kanë treguar se njerëzit nuk mund t’i drejtojnë vetë me sukses hapat e tyre pa sundimin e Perëndisë. Është aq e pamundur, sa të jetosh pa ngrënë, pa pirë dhe pa marrë frymë. E vërteta është e qartë: Jemi krijuar për të qenë të varur nga udhëheqja e Krijuesit tonë, ashtu siç jemi krijuar për të qenë të varur nga ushqimi, uji dhe ajri.

10 Duke lejuar ligësinë, Perëndia ka treguar një herë e përgjithmonë pasojat e trishtueshme të keqpërdorimit të vullnetit të lirë. Vullneti i lirë është një dhuratë kaq e çmuar, saqë në vend se t’ua hiqte njerëzve, Perëndia i lejoi ata të shihnin se çfarë do të thoshte keqpërdorimi i tij. Fjala e Perëndisë flet të vërtetën, kur thotë: «Nuk i përket njeriut, i cili ecën madje të drejtojë hapat e tij.» Është gjithashtu e vërtetë, kur thotë: «Njeriu ka sunduar njeriun në dëm të tij.»​—Jeremia 10:23, BR; Eklisiastiu 8:9, BR.

11. A i ka eliminuar vuajtjet ndonjë formë e sundimit njerëzor?

11 Gjashtë mijë vjetët e sundimit njerëzor që Perëndia lejoi, tregojnë fuqimisht se njeriu nuk mund t’u japë fund vuajtjeve. Nuk ka mundur kurrë. Për shembull, në ditët e tij, Solomoni, mbreti i Izraelit, me gjithë mençurinë, pasurinë dhe fuqinë e tij, nuk mundi ta eliminojë varfërinë që erdhi si pasojë e sundimit njerëzor. (Eklisiastiu 4:1-3) Ngjashëm, në ditët tona, udhëheqësit botërorë edhe me përparimet teknike më të fundit, nuk mund t’i eliminojnë vuajtjet. Më keq akoma, historia ka treguar se njerëzit, duke dashur të jenë të pavarur nga sundimi i Perëndisë, në vend se t’i eliminojnë vuajtjet, i kanë rritur ato.

Largpamësia e Perëndisë

12-14. Cilat bekime largpamëse vijnë si rezultat i lejimit të vuajtjeve nga ana e Perëndisë?

12 Lejimi i vuajtjeve nga ana e Perëndisë ka qenë i dhimbshëm për ne. Por, ai ka qenë largpamës, duke ditur se në fund do të kishte rezultate të mira. Pikëpamja e Perëndisë do t’u sjellë dobi krijesave jo vetëm për pak vite ose disa mijëra vjet, por për miliona vite, po, për gjithë përjetësinë.

13 Nëse do të ndodhte një ditë që ndokush të keqpërdorte vullnetin e lirë, për të vënë në dyshim mënyrën e të vepruarit të Perëndisë, nuk do të ishte përsëri e nevojshme t’i jepej kohë atij për të vërtetuar pikëpamjet e tij. Duke u lënë tashmë rebelëve miliona vite, Perëndia ka vendosur që më përpara një ligj i cili mund të zbatohet për gjithë përjetësinë, në çdo pjesë të universit.

14 Pasi Jehovai ka lejuar në këtë kohë ligësinë dhe vuajtjet, tashmë është vërtetuar plotësisht se asgjë që nuk është në harmoni me të, nuk mund të përparojë. Përtej çdo dyshimi do të jetë treguar se asnjë program i pavarur i bërë nga njerëzit ose krijesat frymore nuk mund të sjellë bekime të vazhdueshme. Kështu, atëherë Perëndia do të jetë plotësisht i justifikuar për të shkatërruar menjëherë çdo rebel. «Të ligjtë ai do t’i shfarosë.»​—Psalmi 145:20, BR; Romakëve 3:4.

[Figura në faqen 15]

Pasi prindërit tanë të parë zgjodhën pavarësinë nga Perëndia, ata përfundimisht u plakën dhe vdiqën

[Figurat në faqen 16]

Sundimi njerëzor i pavarur nga Perëndia, ka treguar se është i mjerë

[Burimi]

Foto e U.S. Coast Guard

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo