BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ie f. 8-12
  • Ideja hyn në fetë e Lindjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ideja hyn në fetë e Lindjes
  • Çfarë ndodh me ne kur vdesim?
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Mësimi hinduist i rimishërimit
  • Cikli i rilindjes në budizëm
  • Adhurimi i të parëve në shintoizmin japonez
  • Pavdekësia në taoizëm​—Adhurimi i të parëve në konfucionizëm
  • Fe të tjera të Lindjes
  • Jetë pas vdekjes: Çfarë besojnë njerëzit?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • A duhet të besosh në rimishërimin?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • A ka jetë pas vdekjes?
    Çfarë ndodh me ne kur vdesim?
  • Ideja hyn në judaizëm, në të ashtuquajturin krishterim dhe në islamizëm
    Çfarë ndodh me ne kur vdesim?
Çfarë ndodh me ne kur vdesim?
ie f. 8-12

Ideja hyn në fetë e Lindjes

«Mendoja gjithmonë se pavdekësia e shpirtit ishte një e vërtetë universale që çdo njeri e pranonte. Prandaj u habita me të vërtetë kur mësova që disa mendje të mëdha si në Lindje, ashtu dhe në Perëndim, argumentonin me pasion kundër kësaj bindjeje. Tani pyes veten se si hyri ideja e pavdekësisë së shpirtit në vetëdijshmërinë hinduiste.»​—NJË STUDENT QË U RRIT SI HINDUIST.

1. Përse është me interes për ne njohja e zhvillimit dhe e përhapjes së doktrinës së pavdekësisë njerëzore në fe të ndryshme?

SI HYRI ideja se një njeri ka një shpirt që është i pavdekëshëm, në hinduizëm dhe në fetë e tjera të Lindjes? Kjo pyetje është me interes edhe për ata që jetojnë në Perëndim, të cilët mund të mos dinë ndonjë gjë për këto fe, pasi bindja ndikon në pikëpamjen që ka çdo person për të ardhmen. Për arsye se mësimi i pavdekësisë njerëzore është një emërues i përbashkët në shumicën e feve sot, njohja e zhvillimit të këtij koncepti, mund të nxitë me të vërtetë një kuptueshmëri dhe komunikim më të mirë.

2. Përse India ka qenë një burim i shquar i influencës fetare në Azi?

2 Ninian Smart, një profesor i studimeve fetare në Universitetin e Lankasterit në Britani, vëzhgon: «Qendra më e rëndësishme e influencës fetare në Azi, ka qenë India. Kjo, jo vetëm për faktin që India vetë ka lindur besime të shumta, si hinduizmin, budizmin, jainizmin, sikizmin, etj., por sepse njëra prej tyre, budizmi, influencoi thellësisht në kulturën e pothuajse të gjithë Azisë Lindore.» Shumë kultura të influencuara në këtë mënyrë, siç thotë studiuesi hinduist Nikilananda, «e konsiderojnë akoma Indinë si vendlindjen e tyre frymore». Si, atëherë, ky mësim i pavdekësisë depërtoi në Indi dhe në pjesët e tjera të Azisë?

Mësimi hinduist i rimishërimit

3. Sipas një historiani, ideja e transmigrimit të shpirtrave nga kush ka mundësi që të jetë sjellë në Indi?

3 Në shekullin e gjashtë p.e.s., ndërsa Pitagora dhe ndjekësit e tij në Greqi përkrahnin teorinë e transmigrimit të shpirtrave, njerëzit e ditur hinduistë, që jetonin përgjatë brigjeve të lumenjve Ind dhe Gang, në Indi, po zhvillonin të njëjtin koncept. Shfaqja e njëkohshme e kësaj bindjeje, siç thotë historiani Arnold Toinbi, «në botën greke dhe në Indi, është shumë e pabesueshme të ketë qenë një rastësi». «Një burim i përbashkët i mundshëm [i influencës],​—vë në dukje Toinbi,​—është shoqëria nomande euroaziatike, e cila në shekullin e 8-të dhe të 7-të p.e.s., ka zbritur në Indi, në Azinë Jugperëndimore, në fushën stepore përgjatë bregut verior të Detit të Zi, Ballkanit dhe gadishujve të Anadollit.» Fiset shtegtare euroaziatike, duket se mbartën me vete për në Indi idenë e transmigrimit.

4. Përse i bëri për vete njerëzit e urtë hinduistë koncepti i transmigrimit të shpirtrave?

4 Në Indi hinduizmi kishte filluar shumë më herët, me mbërritjen e arianëve rreth vitit 1500 p.e.s. Që në fillim fare, hinduizmi kishte bindjen që shpirti ishte i ndryshëm nga trupi dhe që shpirti i mbijetonte vdekjes. Kështu, hinduistët praktikonin adhurimin e të parëve dhe përgatitnin ushqim që shpirtrat e të vdekurve të tyre ta konsumonin. Shekuj më vonë, kur ideja e transmigrimit të shpirtrave arriti Indinë, duhet të ketë bërë për vete njerëzit e ditur hinduistë, të cilët rrokeshin me problemet universale të së keqes dhe të vuajtjeve mes njerëzve. Duke e kombinuar këtë me atë që quhet ligji i karmës: ligji i shkakut dhe i pasojës, njerëzit e ditur hinduistë zhvilluan teorinë e rimishërimit, nëpërmjet të cilit, meritat dhe fajet në një jetë shpërblehen ose ndëshkohen në jetën tjetër.

5. Sipas hinduizmit, cili është synimi përfundimtar i shpirtit?

5 Por kishte një tjetër koncept që ndikoi mësimin hinduist në lidhje me shpirtin. Një enciklopedi (Encyclopædia of Religion and Ethics) thotë: «Duket se është e vërtetë që, pikërisht në kohën kur u themeluan teoria e transmigrimit dhe karma, ose edhe më herët, një tjetër koncept . . . po merrte formë gradualisht në një rreth të vogël intelektualësh në Indinë Veriore: koncepti filozofik i Brahman-Ātman [i larti dhe i përjetshmi Brahma, realiteti i fundit].» Kjo ide u kombinua me teorinë e rimishërimit, në mënyrë që të përcaktonte synimin përfundimtar të hinduistëve: lirimi nga cikli i transmigrimit për t’u bërë një me realitetin e fundit. Hinduistët besojnë se kjo arrihet duke luftuar për një sjellje të pranueshme shoqërore dhe për njohurinë e veçantë hinduiste.

6, 7. Cila është bindja e hinduistëve të sotëm rreth jetës së përtejme?

6 Në këtë mënyrë, njerëzit e mençur hinduistë e modeluan idenë e transmigrimit të shpirtrave në doktrinën e rimishërimit, duke e kombinuar atë me ligjin e karmës dhe konceptin e Brahmas. Oktavio Paz, një poet, fitues i Çmimit Nobel dhe ish-ambasador në Indi, shkruan: «Ndërsa hinduizmi përhapej, përhapi edhe një ide . . . që është bazë për brahmanizmin, budizmin dhe fetë e tjera të Azisë: metempsikozën, transmigrimin e shpirtrave në ekzistencën e mëpasshme.»

7 Doktrina e rimishërimit është themeli i hinduizmit të sotëm. Filozofi hinduist, Nikilananda thotë: «Çdo hinduist i devotshëm ka bindjen që arritja e pavdekësisë nuk është privilegji i veçantë i një numri të vogël të zgjedhurish, por një e drejtë e lindur e të gjithëve.»

Cikli i rilindjes në budizëm

8-10. (a) Si e përcakton ekzistencën budizmi? (b) Si e shpjegon rilindjen një studiues budist?

8 Budizmi u themelua në Indi rreth vitit 500 p.e.s. Sipas traditës budiste ai që themeloi budizmin ishte një princ indian që quhej Sidhartha Gautama, i cili pasi mori ndriçimin u bë i njohur si Buda. Duke qenë se lindi nga hinduizmi, mësimet e tij, në një farë mënyre, janë të ngjashme me ato të hinduizmit. Sipas budizmit, ekzistenca është një cikël i vazhdueshëm rilindjeje e vdekjeje dhe, ashtu si në hinduizëm, gjendja individuale e secilit në jetën e tij të tanishme vendoset nga veprat e jetës së tij të mëparshme.

9 Por budizmi nuk e shpjegon ekzistencën në termat e një shpirti personal që mbijeton vdekjen. «[Buda] pa në psikikën njerëzore vetëm një seri kalimtare të gjendjeve psikollogjike të ndërprera, të cilat mbahen bashkë vetëm nga dëshira»,​—vëzhgon Arnold Toinbi. Megjithatë, Buda besonte se diçka, ndonjë gjendje ose forcë, vazhdonte të kalonte nga një jetë në një tjetër. Dr. Valpola Rahula, një studiues budist, shpjegon:

10 «Një qenie e gjallë nuk është gjë tjetër vetëm një kombinim i forcave ose i energjive fizike dhe mendore. Ajo që ne quajmë vdekje është mosfunksionimi total i trupit fizik. A ndalen krejtësisht të gjitha këto forca dhe energji me mosfunksionimin e trupit? Budizmi thotë ‘Jo’. Vendosmëria, vullneti, dëshira, etja për të ekzistuar, për të vazhduar jetën, për të përjetuar rilindje të vazhdueshme, është një forcë e jashtëzakonshme që vë në lëvizje të gjithë jetën, të gjitha qeniet, që madje vë në lëvizje të gjithë botën. Kjo është forca më e madhe, energjia më e madhe në botë. Sipas budizmit, kjo forcë nuk ndalet me mosfunksionimin e trupit, që është vdekja, por vazhdon ta shfaqë veten në një formë tjetër, duke prodhuar riekzistencë, e cila quhet rilindje.»

11. Cila është pikëpamja budiste për jetën e përtejme?

11 Pikëpamja budiste për jetën e përtejme është kjo: ekzistenca është e përjetshme në qoftë se individi arrin synimin përfundimtar të Nirvanës, lirimin nga cikli i rilindjes. Nirvana nuk është një gjendje, as e lumturisë së përjetshme, as e bërjes një me realitetin e fundit. Është thjesht një gjendje e mosekzistencës: «vendi i pavdekëshëm» përtej ekzistencës individuale. Një fjalor (Webster’s Ninth New Collegiate Dictionary), e përcakton «Nirvanën» si «një vend ose gjendje harrimi të shqetësimit, dhimbjes ose realitetit të jashtëm». Budistët janë të inkurajuar më mirë ta kapërcejnë pavdekësinë duke arritur Nirvanën, se ta kërkojnë atë.

12-14. Si e mbartin forma të ndryshme të budizmit idenë e pavdekësisë?

12 Ndërsa përhapej në vende të ndryshme të Azisë, budizmi i modifikoi mësimet e tij, për t’i bërë vend bindjeve të vendit. Për shembull, budizmi Mahayan, forma e budizmit që është dominues në Kinë dhe Japoni, ka një bindje në bodhisattvasin qiellor ose Budën e ardhshme. Bodhisattvasit e shtyjnë për më vonë hyrjen e tyre në Nirvana për të përjetuar rilindje të pallogaritshme, me qëllim që t’u shërbejnë të tjerëve dhe t’i ndihmojnë ata që ta arrijnë atë. Kështu, një njeri mund të zgjedhë të vazhdojë në ciklin e rilindjes edhe pasi ka arritur Nirvanën.

13 Një rregullim tjetër, që u bë veçanërisht influencues në Kinë dhe Japoni, është doktrina e Tokës së kulluar për në Perëndim, e krijuar nga Buda Amitabha ose Amida. Ata që thërrasin me besim emrin e Budës janë rilindur në Vendin e Kulluar ose parajsën, ku kushtet bëjnë të mundur arritjen e ndriçimit përfundimtar. Çfarë është zhvilluar nga ky mësim? Profesori Smart, i përmendur më sipër, shpjegon: «Siç mund të pritej, shkëlqimi i parajsës, i përshkruar në mënyrë të gjallë në disa shkrime të Mahayanës, e rivendosi nirvanën në imagjinatën popullore si synimin më të lartë.»

14 Budizmi tibetian përfshin bindje të tjera lokale. Për shembull, libri tibetian i të vdekurve përshkruan fatin e një individi në një gjendje të ndërmjetme para se të jetë rilindur. Thuhet që të vdekurit i ekspozohen dritës së ndritshme të realitetit të fundit dhe ata që nuk mund ta durojnë dritën, nuk fitojnë lirimin, por janë rilindur. Është e qartë, budizmi, në format e tij të ndryshme, mbart idenë e pavdekësisë.

Adhurimi i të parëve në shintoizmin japonez

15-17. (a) Si u zhvillua adhurimi i frymërave të të parëve në shintoizëm? (b) Si është themelore në shintoizëm bindja në pavdekësinë e shpirtit?

15 Në Japoni feja ekzistonte para ardhjes së budizmit në shekullin e gjashtë të e.s. Ishte një fe pa emër dhe përbëhej nga bindjet e lidhura me moralet dhe zakonet e popullit. Megjithatë, me futjen e budizmit, lindi nevoja për të dalluar fenë japoneze nga ajo e huaja. Kështu lindi emri «Shinto», që do të thotë «udha e perëndive».

16 Çfarë bindjeje kishin shintoistët origjinalë rreth jetës së përtejme? Me futjen e kultivimit të orizit në orizore, «bujqësia orizore kishte nevojë për bashkësi të organizuara mirë dhe të qëndrueshme,​—shpjegon një enciklopedi (Kodansha Encyclopedia of Japan),​—dhe u zhvilluan rite bujqësore, që më vonë luajtën një rol aq të rëndësishëm në shintoizëm». Frika nga shpirtrat e të vdekurve i çoi këta popuj të lashtë të trillonin rite për t’i paqësuar ata. Kjo u zhvillua në një adhurim të frymërave të të parëve.

17 Sipas bindjes shintoiste, një shpirt «i larguar» ka akoma personalitetin e tij, por është i njollosur për shkak të vdekjes. Kur familjarët e të vdekurit kryejnë ritet përkujtimore, shpirti është kulluar deri në pikën e heqjes të të gjithë ligësisë dhe fiton një karakter paqësor dhe mirëdashës. Me kalimin e kohës, shpirti i të parëve ngrihet në pozicionin e një hyjnie të të parëve ose mbrojtës. Ndërsa bashkëjetonte me budizmin, shintoizmi përfshiu disa mësime budiste, duke futur doktrinën e parajsës. Kështu, kuptojmë që në shintoizëm bindja në pavdekësinë është themelore.

Pavdekësia në taoizëm​—Adhurimi i të parëve në konfucionizëm

18. Cila është pikëpamja taoiste në lidhje me pavdekësinë?

18 Taoizmi u themelua nga Lao-tzu, i cili thuhet se ka jetuar në Kinë në shekullin e gjashtë p.e.s. Synimi në jetë, sipas taoizmit, është harmonizimi i aktivitetit njerëzor me Taon, udhën e natyrës. Pikëpamja taoiste në lidhje me pavdekësinë mund të përmblidhet në këtë mënyrë: Tao është parimi mbizotërues i universit. Tao nuk ka as fillim, as fund. Duke jetuar në pajtim me Taon, një individ merr pjesë në të dhe bëhet i përjetshëm.

19-21. Në çfarë përpjekjesh çuan hamendjet taoiste?

19 Në përpjekje për t’u bërë një me natyrën, me kalimin e kohës, taoistët interesoheshin veçanërisht për pafundësinë dhe aftësinë e saj ripërtëritëse. Ata mendonin se ndoshta duke jetuar në harmoni me Taon ose udhën natyrë, një person mund, në një farë mënyre, të zbulonte sekretet e natyrës dhe të imunizohej nga dëmtimet fizike, sëmundjet, madje dhe nga vdekja.

20 Taoistët filluan të eksperimentonin meditimin, ushtrimet frymëmarrëse dhe dietën, të cilat supozohet se mund të shtyjnë kalbjen dhe vdekjen trupore. Shpejt filluan të qarkullonin legjenda rreth të pavdekshmëve, të cilët mund të fluturonin mbi re dhe mund të shfaqeshin e të zhdukeshin kur të donin. Sipas legjendës ata jetonin në male të shenjta ose ishuj të largët për vite të panumërta, duke u ushqyer me vesë ose fruta magjike. Historia kineze raporton se në vitin 219 p.e.s., perandori Çin Shih Huang Ti dërgoi një flotë me 3.000 djem dhe vajza për të gjetur ishullin legjendar të P’eng-lai, vendbanimi i të pavdekshmëve, me qëllim që të sillnin barin e pavdekësisë. Është e tepërt të themi se ata nuk u kthyen me barin që zgjat jetën.

21 Kërkimi për jetën e përjetshme i çoi taoistët të eksperimentonin, duke shpikur me anë të alkimisë pilula të pavdekësisë. Sipas pikëpamjes taoiste, jeta rezulton kur forcat e kundërta yin dhe yang (femëror dhe mashkullor) kombinohen. Kështu, duke shkrirë plumbin (i errët ose yin) dhe merkurin (i ndritshëm ose yang), alkimistët imitonin procesin e natyrës dhe mendonin që produkti do të ishte një pilulë pavdekësie.

22. Çfarë rezultoi nga influenca budiste në jetën fetare kineze?

22 Në shekullin e shtatë të e.s. budizmi po depërtonte në jetën fetare kineze. Rezultati ishte një amalgamë, duke përqafuar elementët budistë, spiritizmin dhe adhurimin e të parëve. «Si budizmi, ashtu dhe taoizmi,​—thotë profesori Smart,​—i dhanë formë dhe përmbajtje bindjeve për një jetë të mëpasshme, e cila ishte disi e përciptë në adhurimin e të parëve të kinezëve të lashtë.»

23. Cili ishte qëndrimi i Konfucios në lidhje me adhurimin e të parëve?

23 Konfucio, një tjetër njeri i urtë i njohur në Kinë, i shekullit të gjashtë p.e.s., filozofia e të cilit u bë baza për konfucionizmin, nuk komentoi gjerësisht për jetën e përtejme. Përkundrazi, ai theksoi rëndësinë e mirësisë morale dhe sjelljes shoqërore të pranueshme. Por, ai kishte një qëndrim të favorshën ndaj adhurimit të të parëve dhe i dha shumë emfazë zbatimit të riteve dhe ceremonive të lidhura me frymërat e të parëve të vdekur.

Fe të tjera të Lindjes

24. Çfarë mëson jainizmi rreth shpirtit?

24 Jainizmi u themelua në Indi, në shekullin e gjashtë p.e.s. Themeluesi i saj, Mahavera, mësonte se të gjitha qeniet e gjalla kanë shpirtra të përjetshëm dhe që shpëtimi i shpirtit nga robëria e karmës është e mundur vetëm përmes vetmohimit e vetëdisiplinimit ekstrem dhe një zbatimi të rreptë të mospërdorimit të dhunës ndaj të gjitha krijesave. Jainistët i kanë këto bindje edhe sot.

25, 26. Çfarë bindjesh hinduiste gjenden, gjithashtu, në sikizëm?

25 India është, gjithashtu, vendlindja e sikizmit, një fe që praktikohet nga 19 milionë njerëz. Kjo fe e ka fillimin e saj në shekullin e 16-të, kur Guru Nanak vendosi të ndërthurte më të mirën e hinduizmit e të islamizmit dhe të formonte një fe të bashkuar. Sikizmi adoptoi bindjet hinduiste të pavdekësisë së shpirtit, rimishërimit dhe karmës.

26 Shihet qartë se, bindja që jeta vazhdon pasi trupi vdes, është një pjesë përbërëse e shumicës së feve të Lindjes. Çfarë mund të themi, megjithatë, për të ashtuquajturin krishterim, judaizmin dhe islamizmin?

[Harta në faqen 10]

(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)

AZIA QENDRORE

KASHMIR

TIBET

KINË

KORE

JAPONI

Banaras

INDIA

Bud Gaja

MJANMAR

TAJLANDË

KAMBOXHIA

SRI LANKË

JAVA

SHEKULLI I 3-TË P.E.S.

SHEKULLI I PARË P.E.S.

SHEKULLI I PARË I E.S.

SHEKULLI I 4-T I E.S.

SHEKULLI I 6-TË I E.S.

SHEKULLI I 7-TË I E.S.

Budizmi ndikoi mbi të gjithë Azinë Lindore

[Figura në faqen 9]

Rimishërimi është themeli i hinduizmit

[Figura në faqen 11]

Duke jetuar në harmoni me natyrën, një taoist përpiqet të bëhet i përjetshëm

[Figura në faqen 12]

Konfucio kishte një qëndrim të favorshëm ndaj adhurimit të të parëve

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo