BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • gf mësimi 6 f. 10-11
  • Parajsa është afër!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Parajsa është afër!
  • Ti mund të jesh miku i Perëndisë!
  • Material i ngjashëm
  • Kur do të bëhet toka Parajsë?
    Dëgjoje Perëndinë që të jetosh përgjithmonë
  • A po jetojmë në «ditët e fundit»?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • «Fundi i botës» është afër!
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
  • Çfarë ka profetizuar Bibla për tërmetet e mëdha?
    Tema të tjera
Shih më tepër
Ti mund të jesh miku i Perëndisë!
gf mësimi 6 f. 10-11

MËSIMI 6

Parajsa është afër!

Gjërat e këqija që po ndodhin sot në tokë, tregojnë se Parajsa është afër. Në Bibël është thënë se pikërisht para se të vinte Parajsa, do të shihnim të vinin kohë të tmerrshme. Sot po jetojmë në një kohë të tillë. Ja disa nga gjërat që Bibla tha se do të ndodhnin:

Avionë luftarakë

Luftëra të mëdha. «Do të ngrihet komb kundër kombi dhe mbretëri kundër mbretërie.» (Mateu 24:7) Kjo profeci ka dalë e vërtetë. Që nga viti 1914, ka pasur dy luftëra botërore dhe shumë luftëra të tjera më të vogla. Miliona njerëz kanë humbur jetën në to.

Sëmundje me përhapje të madhe. Do të ketë «nga njëri vend në tjetrin murtaja». (Luka 21:11) A ka dalë e vërtetë kjo gjë? Po. Kanceri, sëmundjet e zemrës, tuberkulozi, malaria, SIDA dhe sëmundje të tjera kanë vrarë miliona njerëz.

Njerëz të sëmurë e të uritur

Mungesë ushqimi. Në të gjithë tokën ekzistojnë njerëz që nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë. Miliona njerëz vdesin nga uria çdo vit. Kjo është një tjetër shenjë që tregon se Parajsa do të vijë së shpejti. Bibla thotë: «Do të ketë mungesa ushqimi.»​—Marku 13:8.

Tërmete. «Do të ketë . . . tërmete nga njëri vend në tjetrin.» (Mateu 24:7) Edhe kjo ka dalë e vërtetë në kohën tonë. Që nga viti 1914, për shkak të tërmeteve kanë vdekur më shumë se një milion njerëz.

Një burrë duke kërcënuar me armë një grua

Njerëz të ligj. Njerëzit do të ishin «të dashuruar pas parave» dhe «të dashuruar pas vetes». Do të ishin «kënaqësidashës në vend se perëndidashës». Fëmijët do të ishin «të pabindur ndaj prindërve». (2 Timoteut 3:1-5) A nuk je dakord se sot ka shumë njerëz të tillë? Ata nuk kanë respekt për Perëndinë dhe u shkaktojnë shqetësime atyre që përpiqen të mësojnë rreth tij.

Krime. Do të kishte edhe një ‘rritje të paligjshmërisë’. (Mateu 24:12) Ndoshta edhe ti je dakord se krimi është në një shkallë më të lartë nga ç’ishte vite më parë. Njerëzit kërcënohen kudo nga rreziku i grabitjes, i mashtrimit ose i dëmtimit.

Të gjitha këto gjëra tregojnë se Mbretëria e Perëndisë është afër. Bibla thotë: «Kur të shihni të ndodhin këto gjëra, dijeni se mbretëria e Perëndisë është afër.» (Luka 21:31) Çfarë është Mbretëria e Perëndisë? Është qeveria qiellore e Perëndisë, që do ta shndërrojë këtë tokë në parajsë. Mbretëria e Perëndisë do të zëvendësojë qeveritë njerëzore.​—Danieli 2:44.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo