BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mrt artikulli 40
  • Çfarë ka profetizuar Bibla për tërmetet e mëdha?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë ka profetizuar Bibla për tërmetet e mëdha?
  • Tema të tjera
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • A ka parathënë Bibla se do të ndodhin tërmete?
  • A po e përmbushin tërmetet e ditëve tona profecinë e Biblës?
  • Si ndikon te ne profecia e Biblës për tërmetet?
  • Profecia 1. Tërmete
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Kur do ta qeverisë tokën Mbretëria e Perëndisë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2020
  • Parajsa është afër!
    Ti mund të jesh miku i Perëndisë!
Tema të tjera
mrt artikulli 40
Një sizmograf që po regjistron fuqinë e një tërmeti.

Çfarë ka profetizuar Bibla për tërmetet e mëdha?

Çdo vit bien dhjetëra mijë tërmete. Edhe pse shumica janë të lehta, tërmetet e forta mund të sjellin shkatërrim, vuajtje e vdekje në masë të madhe. Në disa raste, tërmetet shkaktojnë tsuname që shkretojnë zonat bregdetare e që sjellin vdekjen e shumë njerëzve në ato zona. A i kishte parathënë Bibla këto tërmete të mëdha?

Në këtë artikull

  • A ka parathënë Bibla se do të ndodhin tërmete?

  • A po e përmbushin tërmetet e ditëve tona profecinë e Biblës?

  • Si ndikon te ne profecia e Biblës për tërmetet?

  • Ide të gabuara për profecinë e Biblës për tërmetet

A ka parathënë Bibla se do të ndodhin tërmete?

Bibël e hapur. Në sfond shihet toka dhe valët sizmike të regjistruara nga një sizmograf.

Bibla i përmend tërmetet në një profeci që dha Jezui. Fjalët e tij gjenden në tre libra të Biblës si më poshtë:

«Atëherë do të ngrihet komb kundër kombi dhe mbretëri kundër mbretërie e do të ketë mungesa ushqimi dhe tërmete nga njëri vend në tjetrin.»—Mateu 24:7.

«Atëherë do të ngrihet komb kundër kombi dhe mbretëri kundër mbretërie, do të ketë tërmete nga njëri vend në tjetrin dhe do të ketë mungesa ushqimi.»—Marku 13:8.

«Do të ketë tërmete të mëdha, mungesa ushqimi dhe murtaja nga njëri vend në tjetrin.»—Luka 21:11.

Pra, Jezui paratha se ‘tërmetet e mëdha’ «nga njëri vend në tjetrin» do të ndodhnin në të njëjtën kohë me luftërat, mungesën e ushqimit dhe murtajat. Të marra së bashku, këto ngjarje shënojnë një periudhë të historisë njerëzore të quajtur ‘përfundimi i sistemit’ ose ‘ditët e fundit’. (Mateu 24:3; 2 Timoteut 3:1) Sipas kronologjisë së Biblës, ‘ditët e fundit’ filluan më 1914 dhe nuk kanë përfunduar ende.

A po e përmbushin tërmetet e ditëve tona profecinë e Biblës?

Pika në hartën e botës që tregojnë tërmete të mëdha.

Po. Profecia e Jezuit, ku përfshihet ajo që tha për tërmetet, korrespondon me ngjarjet e ditëve tona. Që nga viti 1914, ka pasur më shumë se 1950 tërmete të mëdha, që në total kanë shkaktuar vdekjen e mbi dy milionë njerëzve.a Ja disa tërmete të shekullit të fundit.

2004—Oqeani Indian. Një tërmet 9,1 ballësh shkaktoi një tsunam që preku rreth 12 shtete dhe u mori jetën rreth 225.000 njerëzve.

2008—Kinë. Një tërmet 7,9 ballësh rrafshoi qytete e fshatra dhe përllogaritet të ketë shkaktuar vdekjen e 90.000 njerëzve dhe lëndimin e rreth 375.000 të tjerëve. Miliona mbetën të pastrehë.

2010—Haiti. Një tërmet 7 ballësh, i ndjekur nga disa pasgoditje të forta, shkaktoi vdekjen e më shumë se 300.000 njerëzve dhe la mbi një milion të pastrehë.

2011—Japoni. Një tërmet 9 ballësh dhe tsunamet që pasuan, shkaktuan vdekjen e gati 18.500 njerëzve. Qindra mijë u shpërngulën. Centrali bërthamor i Fukushimës u dëmtua duke shkaktuar një incident të madh bërthamor. Dhjetë vjet më vonë, rreth 40.000 njerëz ende nuk mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre pranë këtij centrali për shkak të nivelit të lartë të ndotjes radioaktive.

Si ndikon te ne profecia e Biblës për tërmetet?

Një çift që ecin për dore dhe shohin drejt një të ardhmeje të ndritur.

Profecia e Biblës për tërmetet na paralajmëron për atë që do të ndodhë së shpejti. Jezui tha: «Kur t’i shihni të ndodhin këto gjëra, dijeni se Mbretëria e Perëndisë është afër.»—Luka 21:31.

Bibla shpjegon se Mbretëria e Perëndisë është një qeveri reale në qiell dhe se Jezu Krishti është Mbreti i saj. Pikërisht për këtë Mbretëri i mësoi Jezui dishepujt e tij të luteshin.—Mateu 6:10.

Kur Mbretëria e Perëndisë të qeverisë tokën, Perëndia nuk do të lejojë që katastrofat natyrore, përfshirë tërmetet, të dëmtojnë njerëzit. (Isaia 32:18) Veç kësaj, Ai do të zhbëjë dëmin fizik dhe emocional që po shkaktojnë sot tërmetet. (Isaia 65:17; Zbulesa 21:3, 4) Për më shumë informacion lexo artikullin: «Çfarë do të bëjë Mbretëria e Perëndisë?»

a Statistikat janë marrë nga Global Significant Earthquake Database që mirëmbahet nga United States National Geophysical Data Center.

Ide të gabuara për profecinë e Biblës për tërmetet

Ide e gabuar: Periudha në të cilën po jetojmë nuk është e pazakontë, sepse tërmete ka pasur gjithnjë.

Fakt: Bibla paratha jo vetëm tërmetet, por edhe mjaft ngjarje të tjera, që do të ndodhnin njëkohësisht e që në mënyrë të pagabueshme do ta bënin të qartë se po jetojmë në ditët e fundit. Për më shumë detaje, shiko artikullin «Çfarë është shenja e ‘ditëve të fundit’ ose e ‘kohës së mbarimit’?»

Ide e gabuar: Tërmetet që po ndodhin në ditët tona, janë ndëshkim nga Zoti.

Fakt: Tërmetet shkaktojnë vdekjen e çdo lloj njeriu, i mirë a i keq qoftë. Ata që vdesin, shpesh gjenden në vendin e gabuar, në kohën e gabuar. (Eklisiastiu 9:11) Për të mësuar pse mund të jemi të sigurt se katastrofat natyrore nuk janë ndëshkim nga Perëndia, shiko artikullin «Çfarë thotë Bibla për katastrofat natyrore?»

Ide e gabuar: Libri i Zbulesës në Bibël parathotë tërmete të mirëfillta që do të shkretojnë botën.

Fakt: Libri i Zbulesës flet për tërmetet në këto vargje: Zbulesa 6:12; 8:5; 11:13, 19; 16:18. Megjithatë, profecitë në këtë libër u paraqitën «me anë të shenjave», prandaj këto tërmete nuk janë të mirëfillta, por simbolike. (Zbulesa 1:1) Për më shumë informacion, shiko artikullin «Libri i Zbulesës—Cili është kuptimi i tij?»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo