BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • be mësimi 19 f. 145-f. 146 par. 5
  • Nxite auditorin që të përdorë Biblën

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nxite auditorin që të përdorë Biblën
  • Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Material i ngjashëm
  • Drejtimi i vëmendjes tek Bibla
    Si të përmirësosh të folurin dhe mësimdhënien tënde
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • Paraqitja e efektshme e shkrimeve
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Informativ për auditorin
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
Shih më tepër
Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
be mësimi 19 f. 145-f. 146 par. 5

MËSIMI 19

Nxite auditorin që të përdorë Biblën

Çfarë duhet të bësh?

Nxite auditorin që të të ndjekë me Bibël ndërsa lexohen shkrimet.

Pse ka rëndësi?

Kur një person e shikon me sytë e tij një gjë, sidomos në Biblën e vet, i bën më shumë përshtypje.

NE DUAM që ta drejtojmë vëmendjen e gjithsecilit te Fjala e Perëndisë, Bibla. Ky libër i shenjtë është baza e mesazhit që predikojmë dhe duam që njerëzit ta kuptojnë se atë që themi, nuk e themi nga vetja, por vjen nga Perëndia. Njerëzit duhet të zhvillojnë besimin te Bibla.

Në shërbimin në fushë. Kur përgatitesh për shërbimin në fushë zgjidh gjithmonë një a më shumë shkrime për t’ua lexuar njerëzve që janë të gatshëm të dëgjojnë. Edhe nëse ke ndër mend të bësh një prezantim të shkurtër të literaturës biblike, shpesh është e dobishme të lexohet një shkrim biblik i përshtatshëm. Bibla ka më shumë fuqi që t’i drejtojë individët ngjashëm deleve, sesa çdo gjë që mund të themi ne personalisht. Kur nuk është e mundur të lexohet drejtpërdrejt nga Bibla, mund ta përmendësh ti atë që thuhet në të. Në shekullin e parë, kopjet e rrotullave të Shkrimeve nuk i kishin të gjithë. Megjithatë, Jezui dhe apostujt e tij cituan shpesh nga Shkrimet. Edhe ne duhet të bëjmë një përpjekje për të mësuar përmendësh disa shkrime dhe t’i përdorim ato kur është e përshtatshme në shërbimin tonë, disa herë thjesht duke i thënë me gojë.

Kur ke mundësi të lexosh drejtpërdrejt nga Bibla, mbaje atë në mënyrë që pronari i shtëpisë të të ndjekë ndërsa lexon. Në qoftë se pronari të ndjek me Biblën e tij, reagimi ndaj asaj që lexon mund të jetë edhe më pozitiv.

Megjithatë, duhet të kesh parasysh që disa përkthyes të Biblës i kanë dhënë vetes liri në lidhje me Fjalën e Perëndisë. Përkthimet e tyre mund të mos përputhen në të gjitha aspektet me atë që ishte në gjuhët origjinale biblike. Disa përkthyes modernë e kanë hequr emrin personal të Perëndisë, kanë errësuar atë që thotë teksti në gjuhën origjinale për gjendjen e të vdekurve dhe kanë fshehur atë që thotë Bibla rreth qëllimit të Perëndisë për tokën. Për t’i treguar dikujt se çfarë është bërë, mund të jetë e nevojshme të krahasosh shkrime kyçe nga disa Bibla ose nga përkthime më të hershme në të njëjtën gjuhë. Për disa argumente, libri Të arsyetojmë me anë të Shkrimeve bën një krahasim të mënyrave se si përkthime të ndryshme të Biblës kanë përkthyer shprehje kyçe të vargjeve që përdoren shpesh. Kushdo që e do të vërtetën do të jetë mirënjohës që ka arritur të njohë faktet.

Në mbledhjet e kongregacionit. Në mbledhjet e kongregacionit, të gjithë duhen nxitur të përdorin Biblën e tyre. Kjo ka disa të mira. E ndihmon auditorin që të vazhdojë të jetë i përqendruar në atë që po trajtohet. Udhëzimeve që oratori jep me gojë u shton edhe ndikimin pamor. Gjithashtu, ngulit në mendjet e të sapointeresuarve se Bibla është me të vërtetë burimi i bindjeve tona.

Do të të ndjekin vërtet apo jo individët në auditor në Biblën e tyre gjatë leximit, kjo do të varet në një masë të madhe nga nxitja që u jep ti. T’i ftosh drejtpërdrejt është një nga metodat më të mira.

Është në dorën tënde si orator të vendosësh se cilat shkrime dëshiron të theksosh duke e ftuar auditorin t’i kërkojë në Bibël. Më e mira është të lexosh shkrime që do të të ndihmojnë të zhvillosh pikat kryesore. Më pas, për aq sa lejon koha, shto edhe disa të tjera që mbështetin argumentin tënd.

Natyrisht, nuk mjafton vetëm të përmendësh shkrimin ose të ftosh auditorin që ta kërkojë atë në Bibël. Nëse lexon një shkrim dhe pastaj kalon te një tjetër para se auditori të ketë pasur kohë madje për të gjetur shkrimin e parë, shpejt ata do të mërziten dhe nuk do të të ndjekin më në Bibël. Ji vëzhgues. Lexoje shkrimin kur ta kenë gjetur shumica e atyre në auditor.

Mendo që më përpara. Përmende shkrimin mjaft kohë përpara se ta lexosh. Kjo do ta pakësojë humbjen e kohës që vjen si pasojë kur pret auditorin që të gjejë shkrimin. Ndonëse do të trajtosh më pak material po t’i lësh kohë auditorit për të gjetur shkrimet, kjo do t’ia vlejë për dobitë që sjell.

SI TA ARRISH?

  • Tregoja shkrimin pronarit të shtëpisë ndërsa e lexon nga Bibla ose ftoje të të ndjekë me Biblën e tij.

  • Kur flet në kongregacion, ftoje drejtpërdrejt auditorin të kërkojë në Bibël shkrimet kyçe dhe pastaj lëri kohë të mjaftueshme për ta bërë këtë.

USHTRIME: Gjatë rivizitave, provo metodat vijuese: (1) Jepja Biblën pronarit të shtëpisë dhe pyete nëse dëshiron të lexojë një shkrim që ke gjetur tashmë. (2) Pyete pronarin e shtëpisë nëse do t’i pëlqente të merrte Biblën e tij dhe të lexonte një shkrim kyç.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo