BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/00 f. 3
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • Material i ngjashëm
  • Material informativ, i prezantuar qartë
    Si të përmirësosh të folurin dhe mësimdhënien tënde
  • Nxite auditorin që të përdorë Biblën
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Informativ për auditorin
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Kontakti me auditorin dhe përdorimi i shënimeve
    Si të përmirësosh të folurin dhe mësimdhënien tënde
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
km 9/00 f. 3

Kutia e pyetjes

◼ Përse është e dobishme për auditorin që të kërkojë shkrimet, kur ftohet ta bëjë këtë nga një orator gjatë fjalimit të tij?

Faktorë të tillë, si argumenti që po diskutohet dhe nëse fjalimi përfshin një shqyrtim varg për varg të një pjese të Fjalës së Perëndisë, do të përcaktojnë numrin e shkrimeve që auditori mund të ftohet të kërkojë.

Është e rëndësishme të mbahet parasysh se një arsye e kërkimit të shkrimeve është që të vërtetohet se ajo që po thuhet vjen nga Bibla. (Vep. 17:11) Qëllimi tjetër është që të shqyrtohet dëshmia biblike në mbështetje të asaj që po diskutohet, në mënyrë që besimi i të gjithëve të forcohet. Shikimi i asaj që thotë në të vërtetë Bibla, ndërsa lexohet një shkrim kyç, lë një përshtypje të dyfishtë në mendje. Përveç kërkimit të shkrimeve, diçka e dobishme është edhe mbajtja e shënimeve dhe ndjekja e rrjedhës së ideve që shprehen.

Ndonëse në skemën e Shoqatës mund të citohen një numër i madh shkrimesh biblike për zhvillimin e argumentit, këto sigurohen për dobinë e oratorit, për ta ndihmuar atë në përgatitjen e fjalimit. Shkrimet mund t’i japin informacione shtesë që kanë të bëjnë me pikën ose mund ta ndihmojnë që të kapë mirë parimet thelbësore biblike dhe të kuptojë se si zhvillohet argumenti. Oratori përcakton se cilat shkrime janë thelbësore për zhvillimin e fjalimit dhe fton auditorin që ta ndjekë me Biblën e tij, ndërsa këto shkrime lexohen dhe shpjegohen. Shkrimet e tjera që jepen në mbështetje të materialit mund të përmenden dhe të parafrazohen, por në këto raste, auditorit nuk i kërkohet medoemos që t’i gjejë ato në Bibël.

Kur lexon shkrimet e zgjedhura, oratori lexon drejtpërdrejt nga Bibla dhe jo nga ndonjë fletë e shtypur në kompjuter. Kur e fton auditorin që të lexojë bashkë me të, oratori thotë qartë librin e Biblës, kapitullin dhe vargun (vargjet). Duke u ndalur për të ngritur një pyetje ose për të komentuar shkurtimisht rreth arsyes përse po lexohet ky shkrim, ai i lë kohë auditorit që të gjejë shkrimin. Përsëritja e citimit do ta ndihmojë, gjithashtu, auditorin që të mbajë mend referimin. Megjithatë, nuk rekomandohet që të përmendet numri i faqes, pasi kjo ndryshon në varësi të botimit të veçantë të Biblës që përdorin individë të ndryshëm në auditor. Kërkimi i shkrimeve kur ftohet ta bëjë këtë, e ndihmon auditorin që të nxjerrë dobi nga fuqia e Fjalës së Perëndisë, ndërsa ajo shpjegohet gjatë fjalimit.​—Hebr. 4:12.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo