PJESA 3
«Dashuria që ka Krishti, na motivon»
Çfarë na motivon ta ndjekim vazhdimisht Jezuin? Apostulli Pavël përgjigjet: «Dashuria që ka Krishti, na motivon.» (2 Korintasve 5:14) Në këtë pjesë do të studiojmë dashurinë e Jezuit për Jehovain, për njerëzit dhe për ne si individë. Kur mësojmë për dashurinë që shfaqi Jezui, zemra jonë preket dhe ndihemi të motivuar ta ndjekim më nga afër shembullin e Zotërisë tonë.