BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/01 f. 8
  • Dashuria na motivon për të predikuar

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dashuria na motivon për të predikuar
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Material i ngjashëm
  • «Dashuria që ka Krishti, na motivon»
    «Eja e bëhu dishepulli im»
  • «Duaje Jehovain, Perëndinë tënd»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Shërbimi ynë: Një shprehje e dashurisë së vërtetë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • «Shkoni dhe bëni dishepuj njerëz nga të gjitha kombet»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
km 3/01 f. 8

Dashuria na motivon për të predikuar

1 Si Dëshmitarë të Jehovait jemi më se të njohur si predikues të zellshëm të mesazhit të Mbretërisë. (Mat. 24:14) Më shumë se gjashtë milionë janë aktivë në të gjithë botën. Të rinj të tjerë shtohen kur bashkohen me ne në predikim. Shifrat përpilohen në bazë të pjesëmarrjes në këtë vepër.

2 Çfarë na motivon për të dalë vullnetarisht në një caktim të tillë sfidues? Nuk është se jemi detyruar, as nuk jemi nxitur nga fitimi material ose sepse na jepen nderime të veçanta. Në fillim, shumë nga ne ishin të frikësuar, ngaqë ndiheshim të pakualifikuar dhe përgjigjja e njerëzve, shpesh, ishte negative. (Mat. 24:9) Shumica e atyre që na shohin nuk mund ta kuptojnë se çfarë na motivon. Duhet të kemi një arsye të fortë për të ngulmuar.

3 Fuqia e dashurisë: Jezui identifikoi më të madhin e të gjitha urdhërimeve kur tha se ‘duhet ta duam Jehovain me gjithë zemrën tonë, me gjithë shpirtin tonë, me gjithë mendjen tonë dhe me gjithë forcën tonë’. (Mar. 12:30) Dashuria jonë për Jehovain i ka rrënjët në ndjenjat e thella të çmueshmërisë për atë se kush dhe çfarë është ai​—Sundues Sovran, Krijues i gjithçkaje, që është ‘i denjë të marrë lavdinë, nderimin dhe fuqinë’. (Zbul. 4:11) Cilësitë e tij të mrekullueshme s’kanë të krahasuar.​—Dal. 34:6, 7.

4 Fakti që e njohim dhe e duam Jehovain, na motivon që ta lëmë dritën tonë të shkëlqejë para njerëzve. (Mat. 5:16) Drita jonë shkëlqen kur e lëvdojmë botërisht, kur flasim për veprat e tij të mrekullueshme dhe kur përhapim mesazhin rreth Mbretërisë së tij. Ashtu si engjëlli në mes të qiellit, ne kemi ‘lajmin e mirë të përhershëm për t’ua shpallur si sihariq . . . çdo kombi, fisi, gjuhe dhe populli’. (Zbul. 14:6) Dashuria jonë është forca që qëndron prapa veprës mbarëbotërore të predikimit.

5 Bota e sheh predikimin tonë si «marrëzi», së cilës nuk i duhet vënë veshi. (1 Kor. 1:18) Janë bërë përpjekje në shkallë të gjerë për ta ndaluar veprën tonë. Dashuria jonë besnike na ka forcuar që të shpallim siç bënë dhe apostujt: «Nuk pushojmë dot së foluri për gjërat që kemi parë e dëgjuar. . . . Duhet t’i bindemi Perëndisë si sundimtar në vend të njerëzve.» (Vep. 4:20; 5:29) Vepra jonë e predikimit vazhdon të përhapet në çdo pjesë të tokës, pavarësisht nga kundërshtimi.

6 Dashuria për Jehovain është si një zjarr flakërues që na nxit të shpallim kudo shkëlqesitë e tij. (Jer. 20:9; 1 Pjet. 2:9) Ne do të vazhdojmë «të bëjmë të njohura mes kombeve veprat e tij . . . sepse ka vepruar në një mënyrë të pashoqe»!​—Isa. 12:4, 5, BR.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo