BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • bm pjesa 21 f. 24
  • Jezui është gjallë!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jezui është gjallë!
  • Bibla: Cili është mesazhi i saj?
  • Material i ngjashëm
  • Apostujt predikojnë pa frikë
    Bibla: Cili është mesazhi i saj?
  • Perëndia e kujton Birin e tij
    Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
  • Jezui ringjallet
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Jezui jep një profeci me shtrirje të gjerë
    Bibla: Cili është mesazhi i saj?
Shih më tepër
Bibla: Cili është mesazhi i saj?
bm pjesa 21 f. 24
Jezui ngjitet në qiell

PJESA 21

Jezui është gjallë!

Jezui u shfaqet dishepujve, që t’i udhëzojë e t’u japë zemër

DITËN e tretë pas vdekjes së Jezuit, disa gra që ishin dishepulle të tij zbuluan se guri që bllokonte hyrjen e varrit, ishte rrokullisur. Jo vetëm kaq, por varri ishte bosh.

Grave iu shfaqën dy engjëj. Njëri prej tyre tha: «Ju po kërkoni Jezuin, nazareasin, që u vu në shtyllë. Ai u ngrit.» (Marku 16:6) Pa humbur kohë, gratë vrapuan t’u tregonin apostujve. Rrugës takuan Jezuin, që u tha: «Mos kini frikë! Shkoni, çojuani lajmin vëllezërve të mi, që të shkojnë në Galile dhe atje do të më shohin.»—Mateu 28:10.

Po atë ditë, pak më vonë, dy dishepuj po shkonin nga Jerusalemi në fshatin Emaus. Një i huaj u bashkua me ta rrugës dhe i pyeti për çfarë po flitnin. Në të vërtetë, ai ishte Jezui i ringjallur, por iu shfaq në një mënyrë të tillë që fillimisht s’e njohën. Fytyrëngrysur, ata iu përgjigjën se po flitnin për Jezuin. I huaji nisi t’u shpjegonte në të gjitha Shkrimet gjërat që kishin të bënin me Mesinë. Në fakt, Jezui i kishte përmbushur profecitë për Mesinë deri në hollësitë më të vogla.a Kur dishepujt e kuptuan se i huaji ishte Jezui që ishte ringjallur si frymë, ai u zhduk.

Dy dishepujt u kthyen menjëherë në Jerusalem. Atje gjetën apostujt që ishin mbledhur në një dhomë me dyer të kyçura. Ndërsa ata të dy tregonin përvojën që patën, u shfaq Jezui. Dishepujt e tij të mahnitur nuk u besonin dot syve! «Pse ju lindin dyshime në zemër?»—i pyeti Jezui. «Është shkruar që Krishti do të vuante, do të ngrihej nga të vdekurit ditën e tretë.»—Luka 24:38, 46.

Për 40 ditë pas ringjalljes, Jezui iu shfaq dishepujve në raste të ndryshme. Një herë, iu shfaq më tepër se 500 vetave. Ka mundësi që ky të ketë qenë rasti kur Jezui u dha këtë caktim të rëndësishëm: «Shkoni dhe bëni dishepuj njerëz nga të gjitha kombet, . . . dhe mësojuni të zbatojnë të gjitha gjërat që ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në përfundimin e sistemit.»—Mateu 28:19, 20.

Në mbledhjen e fundit me 11 apostujt besnikë, Jezui u premtoi: «Kur fryma e shenjtë të vijë mbi ju, do të merrni fuqi e do të jeni dëshmitarët e mi . . . deri në skajin më të largët të tokës.» (Veprat 1:8) Atëherë Jezui u ngrit lart dhe një re ua fshehu nga sytë, ndërsa ngjitej në qiell.

—Bazuar te Mateu, kapitulli 28; Marku, kapitulli 16; Luka, kapitulli 24; Gjoni, kapitujt 20 dhe 21; 1 Korintasve 15:5, 6.

a Për disa shembuj të profecive mesianike të përmbushura te Jezui, shih Pjesën 14, Pjesën 15 dhe Pjesën 16 në këtë broshurë, si edhe artikullin «Jezu Krishti​—Mesia i premtuar» në shtojcën e librit Çfarë mëson vërtet Bibla?

  • Si e morën vesh dishepujt se Perëndia e kishte ringjallur Jezuin?

  • Çfarë u shpjegoi Jezui dy dishepujve rrugës për në Emaus?

  • Ç’udhëzime u dha Jezui dishepujve para se të ngjitej në qiell?

FRYMA E SHENJTË

Fryma e shenjtë e Perëndisë është forca më e fuqishme në univers. Perëndia Jehova përdori frymën ose forcën e tij vepruese, për të krijuar qiejt e tokën dhe për të drejtuar shkrimin e Biblës. Kjo frymë ishte forca që qëndronte pas gjithë mrekullive që kemi lexuar deri tani, duke përfshirë edhe mrekullinë më të madhe: ringjalljen e Jezu Krishtit si krijesë frymore të fuqishme.—Zanafilla 1:2; 2 Samuelit 23:2; Veprat 10:38; 1 Pjetrit 3:18.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo