BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • jl mësimi 16
  • Çfarë roli luajnë shërbëtorët ndihmës?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë roli luajnë shërbëtorët ndihmës?
  • Cilët po bëjnë vullnetin e Jehovait sot?
  • Material i ngjashëm
  • Shërbëtorët e kongregacionit bëjnë shërbim të çmuar
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • Harmonia midis pleqve dhe shërbëtorëve ndihmës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Shërbëtorët ndihmës bëjnë një shërbim të vlefshëm
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Pleq, stërvitni të tjerë që të mbajnë ngarkesën!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
Shih më tepër
Cilët po bëjnë vullnetin e Jehovait sot?
jl mësimi 16

MËSIMI 16

Çfarë roli luajnë shërbëtorët ndihmës?

Një shërbëtor ndihmës ndihmon në shpërndarjen e literaturës

Mjanmar

Një shërbëtor ndihmës mban një fjalim biblik

Pjesë në mbledhje

Një shërbëtor ndihmës drejton një mbledhje

Grup shërbimi

Një shërbëtor ndihmës ndihmon në mirëmbajtjen e Sallës së Mbretërisë

Mirëmbajtja e Sallës së Mbretërisë

Bibla përshkruan dy grupe burrash të krishterë që përmbushin përgjegjësi në kongregacion—‘mbikëqyrës e shërbëtorë ndihmës’. (Filipianëve 1:1) Zakonisht në çdo kongregacion ka disa vëllezër që shërbejnë në këto detyra. Çfarë pune bëjnë shërbëtorët ndihmës për dobinë tonë?

Ndihmojnë trupin e pleqve. Shërbëtorët ndihmës—disa të rinj, të tjerë më të mëdhenj—i shohin gjërat nga këndvështrimi i Perëndisë dhe janë burra të besueshëm e të ndërgjegjshëm. Ata kryejnë në kongregacion detyra organizative dhe kujdesen për punë fizike, që shpesh janë rutinë, por të rëndësishme. Kjo u jep mundësi pleqve të përqendrohen te përgjegjësitë si mësues dhe barinj.

Kryejnë shërbime praktike. Disa shërbëtorë ndihmës caktohen si përcjellës që të mikpresin të gjithë ata që vijnë në mbledhje. Të tjerë merren me akustikën, shpërndajnë literaturën, mbajnë llogarinë e kongregacionit dhe u ndajnë territoret e predikimit pjesëtarëve të kongregacionit. Gjithashtu, ndihmojnë në mirëmbajtjen e Sallës së Mbretërisë. Pleqtë mund t’u kërkojnë shërbëtorëve ndihmës t’u sigurojnë ndihmë të moshuarve. Me gatishmërinë për të plotësuar çfarëdo përgjegjësie që u jepet, fitojnë respektin e të gjithëve.—1 Timoteut 3:13.

Lënë shembull të mirë si burra të krishterë. Shërbëtorët ndihmës zgjidhen për cilësitë e shkëlqyera të krishtere. Me pjesët që mbajnë në mbledhje, na forcojnë besimin. Kur janë në ballë të veprës së predikimit, na frymëzojnë të jemi më të zellshëm. Fryma e tyre bashkëpunuese na shton gëzimin dhe unitetin. (Efesianëve 4:16) Me kohë, edhe ata mund të kualifikohen që të shërbejnë si pleq.

  • Çfarë cilësish kanë shërbëtorët ndihmës?

  • Si ndihmojnë shërbëtorët ndihmës që kongregacioni të funksionojë mirë?

MËSO MË SHUMË

Çdo herë që shkon në Sallën e Mbretërisë, njihu me një nga pleqtë ose shërbëtorët ndihmës derisa t’i njohësh të gjithë ata dhe familjet e tyre.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo