BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • jl mësimi 23
  • Si shkruhet dhe përkthehet literatura jonë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si shkruhet dhe përkthehet literatura jonë?
  • Cilët po bëjnë vullnetin e Jehovait sot?
  • Material i ngjashëm
  • Kapërcehet pengesa e gjuhëve—Prapa skenës
    Zgjohuni!—2016
  • Një libër që «flet» gjuhë të gjalla
    1997 Një libër për të gjithë njerëzit
  • Të mbështetim besnikërisht Fjalën e frymëzuar të Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • «Argjendi është imi dhe ari është imi»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
Shih më tepër
Cilët po bëjnë vullnetin e Jehovait sot?
jl mësimi 23

MËSIMI 23

Si shkruhet dhe përkthehet literatura jonë?

Dikush punon në Repartin e Shkrimit, SHBA

Reparti i Shkrimit, SHBA

Një grup përkthyesish në Korenë e Jugut

Koreja e Jugut

Burrë në Armeni që mban një libër të përkthyer nga Dëshmitarët e Jehovait

Armeni

Vajzë në Burundi që mban një libër të përkthyer nga Dëshmitarët e Jehovait

Burundi

Grua në Sri-Lankë që mban revista të përkthyera nga Dëshmitarët e Jehovait

Sri-Lankë

Që të bëjmë çmos t’u shpallim ‘lajmin e mirë’ njerëzve të «çdo kombi, fisi, gjuhe dhe populli», prodhojmë literaturë në më tepër se 750 gjuhë. (Zbulesa 14:6) Si e përmbushim këtë detyrë të vështirë? Me ndihmën e një skuadre ndërkombëtare shkrimtarësh dhe një grupi të përkushtuar përkthyesish, të gjithë Dëshmitarë të Jehovait.

Teksti origjinal përgatitet në anglisht. Trupi Udhëheqës mbikëqyr punën e Repartit të Shkrimit në selinë tonë botërore. Ky repart koordinon caktimet e shkrimtarëve që shërbejnë në selinë botërore dhe në disa zyra dege. Falë kësaj skuadre të larmishme shkrimtarësh trajtojmë tema që prekin njerëz të kulturave të ndryshme, prandaj botimet tona janë tërheqëse në shkallë ndërkombëtare.

Teksti u dërgohet përkthyesve. Pasi i bëhen rregullime dhe miratohet, materiali i shkruar u dërgohet në rrugë elektronike skuadrave të përkthyesve përreth botës, që përkthejnë, kontrollojnë e redaktojnë tekstin. Ata përpiqen fort të zgjedhin «fjalë të sakta» që përcjellin kuptimin e plotë nga anglishtja në gjuhën e tyre.—Eklisiastiu 12:10.

Kompjuterët përshpejtojnë punën. Kompjuteri nuk mund të zëvendësojë punën e shkrimtarëve dhe të përkthyesve. Gjithsesi, ata e kryejnë më shpejt punën, me anë të fjalorëve, mjeteve gjuhësore dhe materialeve për kërkim që gjenden në kompjuter. Dëshmitarët e Jehovait kanë krijuar Sistemin Elektronik Shumëgjuhësh për Botim (MEPS) me anë të të cilit teksti shtypet në qindra gjuhë, bashkohet me figurat dhe bëhet gati për botim.

Pse përpiqemi kaq shumë madje edhe në gjuhët që i flasin vetëm pak mijëra veta? Sepse vullneti i Jehovait është që «njerëz të çdo lloji të shpëtojnë dhe të fitojnë njohurinë e saktë të së vërtetës».—1 Timoteut 2:3, 4.

  • Si shkruhen botimet tona?

  • Pse literatura jonë përkthehet në kaq shumë gjuhë?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo