BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • fg mësimi 14 pyet. 1-4
  • Pse ka një organizatë Perëndia?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse ka një organizatë Perëndia?
  • Një lajm i mirë nga Perëndia
  • Material i ngjashëm
  • Pse Perëndia ka një organizatë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Organizata e dukshme e Perëndisë
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
  • A ka Perëndia një organizatë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • A ke nevojë për fenë e organizuar?
    Zgjohuni!—2012
Shih më tepër
Një lajm i mirë nga Perëndia
fg mësimi 14 pyet. 1-4

MËSIMI 14

Pse ka një organizatë Perëndia?

1. Pse e organizoi Perëndia Izraelin e lashtë?

1. Populli i Perëndisë në Izraelin e lashtë; 2. Të krishterët e shekullit të parë në veprën e organizuar të predikimit

Perëndia i organizoi pasardhësit e patriarkut Abraham duke i bërë një komb e u dha një kod ligjor. E quajti kombin ‘Izrael’ dhe e bëri kujdestar të adhurimit të vërtetë e të fjalës së tij. (Psalmi 147:19, 20) Kështu, nga Izraeli mund të nxirrnin dobi njerëz të të gjitha kombeve.​—Lexo Zanafillën 22:18.

Perëndia i zgjodhi izraelitët që të ishin dëshmitarë të tij. Historia e tyre e lashtë është provë e gjallë se si nxjerrin dobi njerëzit kur u binden ligjeve të Perëndisë. (Ligji i përtërirë 4:6) Pra, nëpërmjet izraelitëve, të tjerët mund të njihnin Perëndinë e vërtetë.​—Lexo Isainë 43:10, 12.

2. Pse janë të organizuar shërbëtorët e Perëndisë?

Me kalimin e kohës, Izraeli e humbi miratimin e Perëndisë Jehova, dhe ai e zëvendësoi atë komb me kongregacionin e krishterë. (Mateu 21:43; 23:37, 38) Sot, në vend të izraelitëve, si dëshmitarë të Jehovait shërbejnë të krishterët e vërtetë.​—Lexo Veprat 15:14, 17.

Jezui i organizoi dishepujt e tij që të predikonin e të bënin dishepuj në të gjitha kombet. (Mateu 10:7, 11; 24:14; 28:19, 20) Kjo vepër po arrin kulmin sot, në përfundim të këtij sistemi. Për të parën herë në histori, Jehovai ka bashkuar miliona veta nga tërë kombet në adhurimin e vërtetë. (Zbulesa 7:9, 10) Shërbëtorët e Perëndisë janë të organizuar si një grup dhe i japin zemër e i bëhen krah njëri-tjetrit. Anekënd globit, ata ndjekin të njëjtin program arsimimi të bazuar në Bibël në mbledhjet e tyre.​—Lexo Hebrenjve 10:24, 25.

3. Si filloi organizata e Dëshmitarëve të Jehovait në kohët moderne?

Pamje të Dëshmitarëve të Jehovait duke predikuar në fillim të viteve 1900 dhe sot; materiale për studimin e Biblës të shtypura në shumë gjuhë.

Pas vitit 1870, një grup i vogël studentësh të Biblës po zbulonte sërish në Shkrime të vërteta që kishin humbur prej kohësh. Ata e dinin se Jezui e kishte organizuar kongregacionin e krishterë që të predikonte, prandaj filluan një fushatë ndërkombëtare predikimi për Mbretërinë. Më 1931 morën emrin Dëshmitarë të Jehovait.​—Lexo Veprat 1:8; 2:1, 4; 5:42.

4. Si janë të organizuar Dëshmitarët e Jehovait?

Në shekullin e parë, kongregacionet e krishtere në shumë vende nxirrnin dobi nga një trup udhëheqës, i cili pranonte Jezuin si Kreun e kongregacionit. (Veprat 16:4, 5) Edhe sot, Dëshmitarët e Jehovait në mbarë botën nxjerrin dobi nga një Trup Udhëheqës i përbërë nga pleq të krishterë me përvojë. Ai mbikëqyr zyrat e degëve të Dëshmitarëve të Jehovait që përkthejnë, shtypin e shpërndajnë materiale për studimin e Biblës në më shumë se 800 gjuhë. Në këtë mënyrë, Trupi Udhëheqës u jep inkurajim e drejtim nga Shkrimet më shumë se 110.000 kongregacioneve anekënd botës. Në çdo kongregacion ka burra të kualifikuar që shërbejnë si pleq ose mbikëqyrës. Ata kujdesen me dashuri për kopenë e Perëndisë.​—Lexo 1 Pjetrit 5:2, 3.

Dëshmitarët e Jehovait janë të organizuar që të predikojnë lajmin e mirë e të bëjnë dishepuj. Ashtu si apostujt, ne predikojmë shtëpi më shtëpi. (Veprat 20:20) Ata që e duan sinqerisht të vërtetën, i ftojmë të studiojnë Biblën me ne. Sidoqoftë, Dëshmitarët e Jehovait nuk janë thjesht një organizatë. Jemi një familje me një Atë të dashur. Jemi vëllezër e motra dhe interesohemi për njëri-tjetrin. (2 Selanikasve 1:3) Populli i Jehovait është i organizuar që të kënaqë Perëndinë dhe të ndihmojë njerëzit, prandaj është familja më e lumtur në tokë.​—Lexo Psalmin 33:12; Veprat 20:35.

Për më shumë informacion, shih kapitullin 19 të librit Çfarë na mëson Bibla?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo