BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • hf pjesa 3 pyet. 1-3
  • Si t’i zgjidhni problemet?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si t’i zgjidhni problemet?
  • Familja jote mund të jetë e lumtur
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • 1 FOL PËR PROBLEMIN
  • 2 DËGJO DHE KUPTO
  • 3 VEPRONI SIÇ KENI VENDOSUR
  • Si t’i zgjidhni problemet?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Të trajtosh me respekt bashkëshortin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Qëndrojini besnikë njëri-tjetrit
    Familja jote mund të jetë e lumtur
  • Kërko ndihmën e Perëndisë për një martesë të lumtur
    Familja jote mund të jetë e lumtur
Shih më tepër
Familja jote mund të jetë e lumtur
hf pjesa 3 pyet. 1-3
Një burrë dëgjon teksa gruaja e tij shprehet si ndihet

PJESA 3

Si t’i zgjidhni problemet?

«Kini dashuri të zjarrtë për njëri-tjetrin, sepse dashuria mbulon një shumicë mëkatesh.»—1 Pjetrit 4:8

Ndërsa filloni jetën bashkë, do të lindin probleme të ndryshme. Ato mund të lindin sepse ndryshoni në mënyrën si mendoni, si ndiheni dhe si e konceptoni jetën. Ose mund të vijnë nga faktorë të jashtëm dhe ngjarje të papritura.

Mund të tundohesh ta shmangësh realitetin, por Bibla na këshillon të përballemi me problemet. (Mateu 5:23, 24) Duke zbatuar parimet biblike, do të gjesh zgjidhjet më të mira për to.

1 FOL PËR PROBLEMIN

ÇFARË THOTË BIBLA: «Ka . . . një kohë për të folur.» (Eklisiastiu 3:1, 7) Sigurohu që të mos i biesh shkurt kur flet për problemin. Tregoji me sinqeritet bashkëshortit si ndihesh dhe çfarë mendon për atë çështje. Gjithmonë ‘thuaji të vërtetën’. (Efesianëve 4:25) Edhe kur përfshihen ndjenja të forta, përmbahu që të mos grindeni. Përgjigjja e butë bën që një bisedë e thjeshtë të mos kthehet në betejë.—Proverbat 15:4; 26:20.

Edhe nëse nuk je dakord, sillu gjithnjë me hir, pa harruar asnjëherë të tregosh dashuri e respekt për bashkëshortin. (Kolosianëve 4:6) Përpiqu ta zgjidhësh problemin sa më shpejt të jetë e mundur dhe mos resht së komunikuari.—Efesianëve 4:26.

Bashkëshortët po flasin për një problem

JA Ç’MUND TË BËSH:

  • Gjej kohën e duhur për të folur për problemin

  • Kur ai ose ajo flet, mos e ndërprit. Do të të vijë edhe ty radha për të folur

2 DËGJO DHE KUPTO

ÇFARË THOTË BIBLA: «Kini për njëri-tjetrin përzemërsi të butë. . . . Jini të parët për t’i treguar nderim njëri-tjetrit.» (Romakëve 12:10) Mënyra si dëgjon është shumë e rëndësishme. Përpiqu të kuptosh këndvështrimin e bashkëshortit me ‘ndjenja të përbashkëta dhe mendje të përulur’. (1 Pjetrit 3:8; Jakovi 1:19) Mos bëj sikur po dëgjon. Kur është e mundur, lëre mënjanë punën që ke në dorë dhe kushtoji vëmendje të plotë bashkëshortit ose pyete nëse mund të flisni më vonë. Nëse e konsideron si shok skuadre dhe jo si kundërshtar, ‘nuk do të fyhesh shpejt’.—Eklisiastiu 7:9.

JA Ç’MUND TË BËSH:

  • Dëgjo vazhdimisht me mendje të hapur, edhe nëse nuk të pëlqen ajo që po dëgjon

  • Përpiqu të kuptosh mesazhin prapa fjalëve. Kushtoju vëmendje gjesteve të bashkëshortit dhe tonit të zërit

3 VEPRONI SIÇ KENI VENDOSUR

ÇFARË THOTË BIBLA: «Nga çdo lloj mundi ka përfitim, ndërsa llomotia e buzëve sjell veç skamje.» (Proverbat 14:23) Nuk mjafton vetëm të bini dakord për një zgjidhje të mirë. Duhet të veproni siç keni vendosur të dy. Ndoshta kjo kërkon shumë punë e përpjekje, por ia vlen. (Proverbat 10:4) Nëse bashkëpunoni si skuadër, do të keni «një shpërblim të mirë» për mundin tuaj.—Eklisiastiu 4:9.

JA Ç’MUND TË BËSH:

  • Vendosni çfarë hapash praktikë do të bëjë secili prej jush për ta zgjidhur problemin

  • Herë pas here, mendo ç‘përmirësim ke bërë

ZGJIDHINI PROBLEMET BASHKË

Duke u përpjekur së bashku, mund të siguroheni që të keni një martesë të fortë e të lumtur dhe jo një martesë të dobët e të mjerë. (Proverbat 24:3) Mendoni për të ardhmen, dhe mos i përmendni më problemet e së shkuarës. (Proverbat 17:9) Kur bashkëpunoni me njëri-tjetrin dhe zbatoni parimet biblike, mund të zgjidhni çdo problem.

PYET VETEN . . .

  • Cili është problemi më urgjent që dua të diskutoj me bashkëshortin?

  • Ç’mund të bëj për të kuptuar çfarë mendon vërtet ai për problemin?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo