BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ypq pyetja 2 f. 6-8
  • Pse e kam merak pamjen?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse e kam merak pamjen?
  • Të rinjtë pyesin: 10 pyetje marrin përgjigje
  • Material i ngjashëm
  • Pse e urrej pamjen time?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike, Vëllimi 2
  • Si mund ta mposht fiksimin për peshën?
    Zgjohuni!—1999
  • A jam e fiksuar pas pamjes?
    Të rinjtë pyesin
  • Përse e kam kaq fiksim peshën?
    Zgjohuni!—1999
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin: 10 pyetje marrin përgjigje
ypq pyetja 2 f. 6-8
Një adoleshente po sheh një revistë mode

PYETJA 2

Pse e kam merak pamjen?

PSE KA RËNDËSI

Ka gjëra më të rëndësishme se ajo që sheh në pasqyrë.

ÇFARË DO TË BËJE TI?

Imagjino këtë situatë: kur është para pasqyrës, Xhulias i duket vetja e shëndoshë. I thotë vetes «Duhet të dobësohem», edhe pse prindërit dhe miqtë i thonë se është «kockë e lëkurë».

Kohët e fundit Xhulia ka menduar të marrë masa ekstreme që të humbë «vetëm 2 kilogramë». Mjafton të mos futë gjë në gojë për ca ditë . . .

Po të ishe në vend të Xhulias, çfarë do të bëje?

NDALU E MENDO

Një adoleshente shihet në pasqyrë që e deformon dhe e nxjerr të shëndoshë

Mendimi që ke për veten mund të jetë si imazhi yt në një pasqyrë që të deformon

S’ka asgjë të keqe të kesh merak për pamjen. Edhe në Bibël flitet mirë për pamjen e jashtme të disa grave dhe burrave, si Sara, Rakela, Abigaila, Jozefi dhe Davidi. Aty thuhet se një grua me emrin Abishagë, ishte «mjaft e bukur».​—1 Mbretërve 1:4.

Megjithatë, shumë të rinj e kanë fiksim pamjen. Kjo mund të çojë në probleme të rënda. Mendo për këto informacione:

  • Sipas një studimi, 58 për qind e vajzave thoshin se ishin mbipeshë, ndërkohë që vetëm 17 për qind e tyre ishin vërtet mbipeshë.

  • Në një studim tjetër, 45 për qind e grave që ishin nën peshë, mendonin se ishin tepër të shëndosha.

  • Që të bien në peshë, disa të rinj kanë rënë viktimë e anoreksisë, një çrregullim në të ngrënë me pasoja fatale.

Nëse ke simptoma anoreksie ose ndonjë çrregullim tjetër në të ngrënë, kërko ndihmë. Si fillim hapu me një nga prindërit ose me një të rritur tjetër të besuar. Bibla thotë: «Shoku i vërtetë të do në çdo kohë, dhe të bëhet vëlla në ditë të vështira.»​—Proverbat 17:17.

PËRMIRËSIMI MË I MIRË QË MUND TË BËSH

Në të vërtetë, ajo që të bën tërheqës është njeriu i brendshëm. Për shembull, për Absalomin, birin e mbretit David, Bibla thotë:

«Nuk kishte burrë aq të bukur . . . që ta lëvdonin kaq shumë. . . . Ai s’kishte asnjë të metë.»​—2 Samuelit 14:25.

Megjithatë, ky i ri ishte plot krenari, ambicie e tradhti. Prandaj, Bibla nuk e përshkruan me nota pozitive Absalomin; e paraqit si burrë që e karakterizonte pabesia e paturp dhe urrejtja vrastare.

Me të drejtë, Bibla na këshillon:

«Vishni personalitetin e ri.»​—Kolosianëve 3:10.

«Stolisja juaj të mos jetë e jashtme . . . por le të jetë njeriu i fshehtë i zemrës.»​—1 Pjetrit 3:3, 4.

Megjithëse dëshira për t’u dukur mirë nuk është aspak e gabuar, personaliteti ka shumë më tepër rëndësi se pamja. Me kohë ajo që do të të bëjë më tërheqës, do të jenë cilësitë e mira, jo trupi i palestruar a format e bukura. Një vajzë me emrin Filísia, thotë: «Bukuria bie në sy menjëherë. Por, ajo që do të kujtojnë më shumë njerëzit nga ti do të jetë njeriu i brendshëm dhe cilësitë e mira.»

TEST PËR PAMJEN

A ndihesh shpesh i pakënaqur me pamjen tënde?

A ke menduar ndonjëherë të bësh operacion plastik ose ndonjë dietë ekstreme për të ndrequr ndonjë të metë fizike?

Po të mundeshe, çfarë do të ndryshoje te pamja? (Selekto ato që do të doje të ndryshoje.)

  • GJATËSINË

  • PESHËN

  • FLOKËT

  • TRUPIN

  • FYTYRËN

  • NGJYRËN E LËKURËS

Nëse përgjigjesh po për dy pyetjet e para dhe selektove tri ose më shumë veçori në pyetjen e tretë, dije se ka shumë mundësi që të tjerëve nuk u dukesh aq keq, sa të duket ty vetja. Është kollaj të kalosh në ekstrem e të merakosesh tepër për pamjen e jashtme.​—1 Samuelit 16:7.

HAPAT QË DUA TË BËJ

  • Si mund të kujdesem më mirë për shëndetin?

  • Cili do të ishte një program i arsyeshëm fizkulture për mua?

  • Çfarë do të bëj nëse një shok a shoqe hapet me mua e më thotë se po merr masa ekstreme për të rënë në peshë?

ZBULO MË SHUMË

Ja ç’thonë moshatarët e tu—Pamja e jashtme

Shih videon Ja ç’thonë moshatarët e tu​—Pamja e jashtme në www.pr2711.com. (Shih te MËSIME BIBLIKE > ADOLESHENTËT)

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo