BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 19 f. 50-f. 51 par. 2
  • Tri plagët e para

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Tri plagët e para
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Moisiu dhe Aaroni shkojnë te faraoni
    Libri im i tregimeve biblike
  • Gjashtë plagë të tjera
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Kush është Jehovai?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • Moisiu dhe Aaroni​—Lajmëtarë të guximshëm të Fjalës së Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 19 f. 50-f. 51 par. 2
Moisiu dhe Aroni para faraonit

MËSIMI 19

Tri plagët e para

Egjiptianët i detyronin izraelitët të bënin punë të rënda si skllevër. Jehovai dërgoi Moisiun dhe Aronin te faraoni me këtë mesazh: ‘Lëre popullin tim të shkojë që të më adhurojë në shkretëtirë.’ Faraoni u përgjigj me arrogancë: ‘S’më bëhet vonë çfarë thotë Jehovai dhe s’kam për t’i lënë izraelitët të shkojnë.’ Pas kësaj, faraoni i detyroi të bënin punë edhe më të rënda. Jehovai i dha një mësim faraonit. A e di si? Ai dërgoi Dhjetë Plagët në Egjipt. Jehovai i tha Moisiut: ‘Faraoni nuk po më bindet. Në mëngjes, ai do të shkojë te lumi Nil. Shko tek ai e thuaji se, meqë nuk e la popullin tim të ikë, i gjithë uji i lumit Nil do të kthehet në gjak.’ Moisiu u bind dhe shkoi te faraoni. Faraoni e pa Aronin kur e goditi Nilin me shkopin e tij dhe kur lumi u kthye në gjak. Lumi filloi të qelbej, peshqit ngordhën dhe uji i Nilit nuk pihej më. Prapëseprapë, faraoni nuk i la izraelitët të shkonin.

Shtatë ditë më vonë, Jehovai e dërgoi përsëri Moisiun te faraoni me këtë mesazh: ‘Po nuk e le popullin tim të ikë, Egjipti do të mbushet me bretkosa.’ Faraoni nuk i la izraelitët të shkonin, prandaj Aroni ngriti shkopin dhe bretkosat filluan të mbushnin vendin. Njerëzit i gjenin bretkosat në shtëpi, në krevat dhe në enët e kuzhinës. Kudo kishte bretkosa! Faraoni i tha Moisiut t’i përgjërohej Jehovait që ta ndalte këtë plagë. Ai i premtoi se do t’i linte izraelitët të shkonin, prandaj Jehovai i dha fund kësaj plage. Egjiptianët i mblodhën bretkosat e ngordhura në grumbuj. Vendi filloi të vinte erë të qelbur. Por prapë, faraoni nuk e la popullin të shkonte.

Atëherë, Jehovai i tha Moisiut: ‘Aroni duhet ta godasë tokën me shkopin e tij dhe pluhuri ka për t’u kthyer në harrje, në miza të vogla që të pickojnë.’ Menjëherë, vendi u mbush me harrje. Disa nga njerëzit e faraonit, i thanë: ‘Kjo plagë vjen nga Perëndia.’ Prapëseprapë, faraoni nuk i la izraelitët të iknin.

Tri nga 10 plagët e Egjiptit: lumi Nil i kthyer në gjak, bretkosat dhe harrjet

«Do t’u tregoj pushtetin dhe fuqinë time, dhe ata kanë për ta marrë vesh se emri im është Jehova.»—Jeremia 16:21

Pyetje: Cilat ishin tri plagët e para? Pse i shkaktoi Jehovai këto plagë?

Eksodi 5:1-18; 7:8–8:19; Nehemia 9:9, 10

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo