BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 22 f. 56-f. 57 par. 3
  • Mrekulli në Detin e kuq

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mrekulli në Detin e kuq
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Kalimi i Detit të Kuq
    Libri im i tregimeve biblike
  • ‘Jah është shpëtimi im’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • «Qëndroni të patundur dhe shihni shpëtimin që do t’ju sjellë . . . Jehovai»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Perëndia çliron bijtë e Izraelit
    Bibla: Cili është mesazhi i saj?
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 22 f. 56-f. 57 par. 3
Faraoni dhe ushtria e tij

MËSIMI 22

Mrekulli në Detin e Kuq

Sapo faraoni mori vesh se izraelitët kishin ikur nga Egjipti, u bë pishman që i la të shkonin. Ai u dha urdhër ushtarëve të tij: ‘Bëni gati të gjitha karrocat e luftës që t’i ndjekim! Nuk duhej t’i kishim lënë të lirë!’ Ata u nisën që të ndiqnin izraelitët.

Jehovai e drejtonte popullin e tij me anë të një reje ditën dhe me anë të një zjarri natën. Ai i çoi drejt Detit të Kuq dhe u tha të ngrinin kampin aty.

Më vonë, izraelitët panë se faraoni dhe ushtria e tij po i ndiqnin. Ata ishin zënë në kurth midis detit dhe ushtrisë egjiptiane. Të frikësuar, i thanë Moisiut: ‘Do të vdesim! Duhet të na kishe lënë në Egjipt.’ Por Moisiu u tha: ‘Mos kini frikë. Pritni e shihni se si do të na shpëtojë Jehovai.’ Moisiu kishte vërtet besim te Jehovai, apo jo?

Jehovai u tha izraelitëve të ngrinin kampin e të bëheshin gati për të ikur. Atë natë, Jehovai e lëvizi renë dhe e vuri midis egjiptianëve dhe izraelitëve. Në anën e egjiptianëve kishte errësirë, kurse në anën e izraelitëve kishte dritë.

Jehovai i tha Moisiut ta shtrinte dorën drejt detit. Pastaj, Jehovai bëri që tërë natën të frynte një erë e fortë. Deti u nda më dysh dhe në mes u krijua një rrugë. Miliona izraelitë ecën nëpër tokë të thatë, midis mureve të ujit, dhe kaluan në anën tjetër.

Izraelitët ecin në tokë të thatë, përmes mureve të ujit

Ushtria e faraonit i ndoqi izraelitët nëpër shtratin e thatë të detit. Më pas, Jehovai e bëri rrëmujë ushtrinë. Karrocave filluan t’u dilnin rrotat. Ushtarët bërtitnin: ‘Ikim që këtu! Jehovai po lufton për ta.’

Jehovai i tha Moisiut: ‘Shtrije dorën në drejtim të detit.’ Në çast, muret e ujit vërshuan mbi ushtrinë egjiptiane. Faraoni dhe të gjithë njerëzit e tij vdiqën. Asnjëri nuk shpëtoi.

Nga ana tjetër e detit, turma e madhe e njerëzve i dha lavdi Perëndisë me një këngë: «Më lini t’i këndoj Jehovait, sepse shumë është lartësuar; kalin dhe kalorësin në det i ka flakëruar.» Ndërsa populli këndonte, gratë kërcenin dhe u binin dajreve. Të gjithë ishin shumë të lumtur sepse tani ishin vërtet të lirë.

«Kështu mund të themi plot guxim: ‘Jehovai është ndihma ime, nuk do të kem frikë. Ç’mund të më bëjë njeriu?!’»—Hebrenjve 13:6

Pyetje: Pse ishin të frikësuar izraelitët kur mbërritën në Detin e Kuq? Si i shpëtoi Jehovai izraelitët?

Eksodi 13:21–15:21; Nehemia 9:9-11; Psalmi 106:9-12; 136:11-15; Hebrenjve 11:29

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo