BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 23 f. 60-f. 61 par. 4
  • Një premtim ndaj Jehovait

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një premtim ndaj Jehovait
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Jehovai jep ligjet e tij
    Libri im i tregimeve biblike
  • Sinai
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Të njohim udhët e Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Nuk mbajnë premtimin
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 23 f. 60-f. 61 par. 4
Izraelitët zënë vend rrëzë malit Sinai

MËSIMI 23

Një premtim ndaj Jehovait

Rreth dy muaj pasi ikën nga Egjipti, izraelitët mbërritën në malin Sinai dhe ngritën kampin. Jehovai thërriti Moisiun, i cili u ngjit në mal, dhe i tha: ‘Izraelitët i shpëtova unë. Nëse ata më binden dhe zbatojnë ligjet e mia, do të bëhen populli im i veçantë.’ Moisiu zbriti nga mali dhe u tregoi izraelitëve çfarë i kishte thënë Jehovai. Si u përgjigjën ata? Izraelitët thanë: ‘Do të bëjmë gjithçka që na kërkon Jehovai.’

Moisiu u ngjit prapë në mal. Atje Jehovai i tha: ‘Ditën e tretë do të flas me ju. Paralajmëroje popullin të mos ngjitet në malin Sinai.’ Moisiu zbriti dhe u tha izraelitëve të përgatiteshin që të dëgjonin Jehovain.

Izraelitët shikojnë rrufe dhe një re të dendur mbi malin Sinai

Ditën e tretë izraelitët panë vetëtima dhe një re të zezë që mbuloi malin. Ata dëgjuan edhe bubullima të forta dhe tingullin e një briri. Pas kësaj Jehovai zbriti mbi mal në zjarr. Izraelitët ishin kaq të frikësuar, sa filluan të dridheshin. I gjithë mali tronditej fuqishëm dhe ishte i mbuluar me tym. Tingulli i bririt bëhej gjithnjë e më i fortë. Pastaj Perëndia foli: ‘Unë jam Jehovai. Nuk duhet të adhuroni asnjë perëndi tjetër.’

Moisiu u ngjit përsëri në mal. Aty Jehovai i dha ligje për popullin se si ta adhuronin dhe si duhej të silleshin. Moisiu i shkroi ligjet dhe ua lexoi izraelitëve. Ata premtuan: ‘Do të bëjmë gjithçka që na kërkon Jehovai.’ Po, ata i bënë një premtim Perëndisë. A do ta mbanin fjalën?

«Duaje Jehovain, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde.»—Mateu 22:37

Pyetje: Çfarë ndodhi në malin Sinai? Çfarë premtuan izraelitët?

Eksodi 19:1–20:21; 24:1-8; Ligji i përtërirë 7:6-9; Nehemia 9:13, 14

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo