BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 29 f. 74-f. 75 par. 2
  • Jehovai zgjedh Josiun

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jehovai zgjedh Josiun
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Josiu bëhet udhëheqës
    Libri im i tregimeve biblike
  • Çfarë kujtonte Josiu?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Josiu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Libri biblik numër 6​—Josiu
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 29 f. 74-f. 75 par. 2
Priftërinjtë mbajnë arkën e besëlidhjes teksa kalojnë lumin Jordan

MËSIMI 29

Jehovai zgjedh Josiun

Josiu lexon Ligjin

Moisiu e udhëhoqi kombin e Izraelit për shumë vjet. Nga fundi i jetës, Jehovai i tha: ‘Nuk do t’i çosh ti izraelitët në Tokën e Premtuar. Megjithatë, do të të lë ta shohësh vendin.’ Atëherë Moisiu i kërkoi Jehovait të zgjidhte një udhëheqës tjetër që të kujdesej për popullin. Jehovai i tha: ‘Shko te Josiu dhe thuaji se kam zgjedhur atë.’

Moisiu i tha kombit se edhe pak e do të vdiste dhe se Jehovai kishte zgjedhur Josiun për t’i udhëhequr drejt Tokës së Premtuar. Pastaj Moisiu iu drejtua Josiut: ‘Mos ki frikë. Jehovai do të të ndihmojë.’ Pak kohë pas kësaj, Moisiu u ngjit në majë të malit Nebo, ku Jehovai i tregoi tokën që i kishte premtuar Abrahamit, Isakut dhe Jakobit. Moisiu vdiq 120 vjeç.

Para priftërinjve dhe burrave të tjerë, Moisiu i lë detyrën Josiut

Jehovai i tha Josiut: ‘Kaloni lumin e Jordanit dhe hyni në Kanan. Unë do të të ndihmoj siç bëra me Moisiun. Sigurohu që ta lexosh Ligjin tim çdo ditë. Mos ki frikë. Bëhu trim. Shko dhe bëj siç të kam urdhëruar.’

Josiu dërgoi dy burra si zbulues në qytetin e Jerikosë. Në tregimin tjetër do të mësojmë më shumë se çfarë ndodhi atje. Kur u kthyen, ata raportuan se ishte momenti i duhur për të hyrë në Kanan. Ditën tjetër, Josiu i tha popullit të lëviznin kampin. Pastaj dërgoi përpara, drejt lumit Jordan, priftërinjtë që mbanin arkën e besëlidhjes. Lumi ishte i rrëmbyer. Por, sapo këmbët e priftërinjve prekën ujin, rrjedha e lumit ndali dhe ujërat u shterën. Priftërinjtë ecën deri në mes të shtratit të lumit dhe qëndruan atje derisa i gjithë kombi i Izraelit kaloi në anën tjetër. A mendon se kjo mrekulli u kujtoi çfarë kishte bërë Jehovai në Detin e Kuq?

Më në fund, pas gjithë atyre viteve, izraelitët ishin në Tokën e Premtuar. Ata mund të ndërtonin shtëpi dhe qytete. Mund të mbillnin toka, vreshta dhe pemë frutore. Ishte vërtet një tokë ku rridhte qumësht dhe mjaltë.

«Jehovai do të të prijë gjithmonë dhe do të të ngopë edhe kur të jesh në tokë të zhuritur.»—Isaia 58:11

Pyetje: Kush i udhëhoqi izraelitët pas vdekjes së Moisiut? Çfarë ndodhi në lumin Jordan?

Numrat 27:12-23; Ligji i përtërirë 31:1-8; 34:1-12; Josiu 1:1–3:17

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo