BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 53 f. 128
  • Guximi i Jehojadës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Guximi i Jehojadës
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Jehojada
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Shoqëria e keqe e largoi Jehoasin nga Jehovai
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Pse duhet ta nderosh thellësisht Jehovain?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
  • Atalia
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 53 f. 128
Kryeprifti Jehojada i paraqit popullit mbretin e vogël Jehoas

MËSIMI 53

Guximi i Jehojadës

Jezebela kishte një vajzë që quhej Atalia, e cila ishte po aq e ligë sa mamaja. Atalia ishte e martuar me mbretin e Judës. Kur ai vdiq, filloi të sundonte djali i saj. Por, kur djali i vdiq, Atalia e shpalli veten sundimtare të Judës. Pastaj u përpoq të zhdukte gjithë linjën mbretërore duke vrarë këdo që mund të sundonte në vend të saj, madje edhe nipërit e vet. Të gjithë ia kishin frikën.

Kryeprifti Jehojada me gruan e tij, Jehoshebën, e dinin se ajo që po bënte Atalia ishte shumë e gabuar. Prandaj vunë jetën në rrezik që të fshihnin një nga nipat e Atalisë, foshnjën Jehoas. Ata e rritën në tempull.

Kur Jehoasi mbushi shtatë vjeç, Jehojada mblodhi të gjithë prijësit dhe levitët e u tha: ‘Bëni rojë te dyert e tempullit dhe mos lini njeri të hyjë.’ Pastaj Jehojada e bëri Jehoasin mbret të Judës dhe i vuri kurorën në kokë. Populli i Judës thërriste: «Rroftë mbreti!»

Mbretëresha Atali bërtet

Mbretëresha Atali dëgjoi britmën e turmës dhe nxitoi për në tempull. Kur pa mbretin e ardhshëm, thirri: «Komplot! Komplot!» Prijësit e kapën mbretëreshën e ligë, e nxorën nga tempulli dhe e vranë. Por, ç’të themi për ndikimin e keq që pati ajo te kombi?

Jehojada e ndihmoi kombin të bënte një besëlidhje me Jehovain. Ata premtuan se do të adhuronin vetëm Atë. Jehojada urdhëroi ta rrëzonin tempullin e Baalit dhe t’i bënin copë-copë idhujt. Ai caktoi priftërinjtë dhe levitët të shërbenin në tempull, që njerëzit të adhuronin përsëri atje. Caktoi edhe derëtarë të ruanin tempullin, që asnjë i papastër të mos hynte. Pastaj Jehojada dhe prijësit e çuan Jehoasin në pallatin mbretëror dhe e vunë në fron. Popullin e Judës nuk e mbante vendi nga gëzimi. Më në fund, mund t’i shërbenin Jehovait të lirë nga Atalia e ligë dhe nga adhurimi i Baalit. A e vure re si guximi i Jehojadës ndihmoi shumë njerëz?

«Mos u frikësoni nga ata që vrasin trupin, por që s’mund të vrasin shpirtin, por kini frikë nga ai që mund të shkatërrojë edhe shpirtin, edhe trupin në Gehenë.»—Mateu 10:28

Pyetje: Si tregoi guxim Jehojada? A mendon se Jehovai mund të të ndihmojë të jesh trim?

2 Mbretërve 11:1–12:12; 2 Kronikave 21:1-6; 22:10–24:16

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo