BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w09 1/4 f. 24-25
  • Shoqëria e keqe e largoi Jehoasin nga Jehovai

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shoqëria e keqe e largoi Jehoasin nga Jehovai
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Material i ngjashëm
  • Jehoasi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jehojada
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Pse duhet ta nderosh thellësisht Jehovain?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
  • Guximi i Jehojadës
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
w09 1/4 f. 24-25

Mësoji fëmijët

Shoqëria e keqe e largoi Jehoasin nga Jehovai

ISHTE një periudhë e vështirë në Jerusalem, qyteti ku ndodhej tempulli i Perëndisë. Sapo kishin vrarë mbretin Ahaziah. Është e vështirë edhe ta imagjinosh se çfarë bëri më pas mamaja e Ahaziahut, Atalia. Ajo urdhëroi të vriteshin bijtë e Ahaziahut, nipërit e saj! A e di pse? . . .a Që të sundonte ajo dhe jo ndonjëri prej tyre.

Por, një nga nipërit e Atalisë, Jehoasi i vogël, shpëtoi dhe gjyshja e tij nuk e mori vesh. A do ta dish si shpëtoi ai? . . . Jehoasi kishte një hallë që quhej Jehosheba. Ajo e fshehu Jehoasin në tempullin e Perëndisë. Arriti ta bënte këtë sepse burri i saj ishte kryeprifti Jehojada. Kështu, së bashku ata e mbrojtën Jehoasin.

Për gjashtë vjet, Jehoasin e mbajtën të fshehur në tempull. Atje i mësuan gjithçka për Perëndinë Jehova dhe ligjet e tij. Në fund, kur Jehoasi u bë shtatë vjeç, Jehojada bëri diçka që ta bënte Jehoasin mbret. A do ta dish se çfarë bëri Jehojada dhe se çfarë i ndodhi gjyshes së Jehoasit, mbretëreshës së ligë Atalia? . . .

Jehojada mblodhi fshehurazi truprojat speciale që mbanin në atë kohë mbretërit në Jerusalem. U tha se si ai bashkë me gruan e tij, kishin shpëtuar djalin e vogël të mbretit Ahaziah. Pastaj, Jehojada ua tregoi Jehoasin truprojave, të cilët kuptuan se ai ishte mbreti i ligjshëm. Kështu bënë një plan.

Jehojada e çoi jashtë Jehoasin dhe e kurorëzoi si mbret. Menjëherë njerëzit «filluan të brohoritnin: ‘Rroftë mbreti!’» Truprojat e rrethuan Jehoasin për ta mbrojtur. Kur Atalia dëgjoi tërë brohoritjet, vrapoi jashtë dhe filloi të kundërshtonte. Por me urdhër të Jehojadës, truprojat e vranë Atalinë.​—2 Mbretërve 11:1-16.

Mendon se Jehoasi vazhdoi ta dëgjonte Jehojadën dhe të bënte atë që ishte e drejtë? . . . Ai veproi kështu për aq kohë sa Jehojada ishte gjallë. Jehoasi madje u kujdes që njerëzit të jepnin para për të meremetuar tempullin e Perëndisë që babai i tij, Ahaziahu, dhe gjyshi Jehoram, e kishin lënë pas dore. Por, le të shohim çfarë ndodhi kur kryeprifti Jehojada vdiq.​—2 Mbretërve 12:1-16.

Atëherë Jehoasi ishte rreth 40 vjeç. Në vend që të vazhdonte të shoqërohej me ata që i shërbenin Jehovait, Jehoasi u bë mik me ata që adhuronin perëndi të rreme. Në atë kohë Zakaria, biri i Jehojadës, ishte prift i Jehovait. Ç’mendon se bëri Zakaria kur mori vesh për gjërat e këqija që po bënte Jehoasi? . . .

Zakaria i tha Jehoasit dhe popullit: «Meqë e keni braktisur Jehovain, edhe ai do t’ju braktisë.» Këto fjalë e zemëruan kaq shumë Jehoasin, sa ai urdhëroi që ta vritnin me gurë Zakarinë. Mendo pak: Jehoasi kishte shpëtuar nga një vrasëse, por tani ai vetë urdhëroi ta vritnin Zakarinë.​—2 Kronikave 24:1-3, 15-22.

Çfarë mësimesh nxjerrim nga ky tregim? . . . Nuk duam kurrsesi të jemi si Atalia, e cila ishte mizore dhe plot urrejtje. Përkundrazi, duhet t’i duam adhuruesit e tjerë të Jehovait e madje edhe armiqtë tanë, pikërisht siç na mësoi Jezui. (Mateu 5:44; Gjoni 13:34, 35) Dhe mos harro se, që të vazhdojmë të bëjmë atë që është e drejtë, siç bëri Jehoasi në fillim, duhet të kemi gjithnjë miq ata që e duan Jehovain dhe që na nxitin t’i shërbejmë Atij.

a Nëse po lexon bashkë me fëmijën, tri pikat shërbejnë për të të kujtuar që të ndalosh pak e ta nxitësh fëmijën që të shprehet.

Pyetje:

  • Si shpëtoi Jehoasi? Kush e shpëtoi?

  • Si u bë Jehoasi mbreti i ligjshëm? Ç’të mira bëri?

  • Pse u bë i keq Jehoasi? Kë vrau ai?

  • Ç’mësime nxjerrim nga ky tregim biblik?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo