BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 58 f. 140-f. 141 par. 3
  • Shkatërrimi i Jerusalemit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shkatërrimi i Jerusalemit
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Zedekia
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Nabukodonosori, Nabukodrezari
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Një profeci mesianike—Cedri madhështor
    Jehovai rivendos adhurimin e pastër!
  • Shërben në «ditët e fundit»
    Perëndia na flet nëpërmjet Jeremisë
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 58 f. 140-f. 141 par. 3
Jerusalemi dhe tempulli në flakë

MËSIMI 58

Shkatërrimi i Jerusalemit

Sa e sa herë populli i Judës e braktisi Jehovain dhe adhuroi perëndi të rreme. Për shumë vjet, Jehovai u përpoq t’i ndihmonte. Ai dërgoi shumë profetë që t’i paralajmëronte, por ata nuk dëgjonin. Në vend të kësaj talleshin me profetët. Si i dha fund idhujtarisë së tyre Jehovai?

Mbreti i Babilonisë, Nabukodonosori, po i mposhte kombet njëri pas tjetrit. Herën e parë që pushtoi Jerusalemin, mori robër mbretin Jehojakin, princat, luftëtarët e fuqishëm dhe artizanët e i çoi të gjithë në Babiloni. Mori edhe tërë gjërat me vlerë të tempullit të Jehovait. Pastaj Nabukodonosori bëri mbret të Judës Zedekinë.

Në fillim, Zedekia iu bind Nabukodonosorit. Por kombet fqinje dhe profetët e rremë e këshilluan të rebelohej kundër Babilonisë. Jeremia e paralajmëroi: ‘Nëse rebelohesh, do të ketë vrasje, zi buke dhe sëmundje në Judë.’

Pasi mbretëroi për tetë vjet, Zedekia vendosi të rebelohej kundër Babilonisë. Ai i kërkoi ndihmë ushtrisë egjiptiane. Atëherë, Nabukodonosori dërgoi ushtrinë e tij për ta sulmuar Jerusalemin, e cila ngriti kampin rreth e qark qytetit. Jeremia i tha Zedekisë: ‘Jehovai thotë se, nëse i dorëzohesh Babilonisë, do të shpëtosh edhe ti, edhe qyteti. Në të kundërt, Babilonia do t’i vërë zjarrin Jerusalemit, dhe ty do të të zënë rob.’ Zedekia ia ktheu: ‘Nuk do të dorëzohem.’

Një vit e gjysmë më vonë, ushtria e Babilonisë çau murin e Jerusalemit dhe i vuri zjarrin qytetit. Dogjën tempullin, vranë shumë njerëz dhe morën mijëra robër.

Zedekia ia mbathi nga Jerusalemi, por babilonasit iu qepën pas. Ata e kapën afër Jerikosë dhe ia çuan Nabukodonosorit. Në fillim mbreti i Babilonisë ia vrau bijtë para syve. Pastaj e verboi dhe e futi në burg, ku më vonë vdiq. Por Jehovai i premtoi popullit të Judës: ‘Pas 70 vjetësh, do t’ju kthej në vendin tuaj, në Jerusalem.’

Çfarë do t’u ndodhte të rinjve që ishin çuar në Babiloni? A do t’i qëndronin besnikë Jehovait?

«O Perëndi Jehova, o i Plotfuqishëm, të vërteta dhe të drejta janë vendimet e tua gjyqësore!»—Zbulesa 16:7

Pyetje: Kush ishte Nabukodonosori? Çfarë i bëri Jerusalemit? Kush ishte Zedekia?

2 Mbretërve 24:1, 2, 8-20; 25:1-24; 2 Kronikave 36:6-21; Jeremia 27:12-14; 29:10, 11; 38:14-23; 39:1-9; Ezekieli 21:27

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo