BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 81 f. 190-f. 191 par. 2
  • Predikimi në mal

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Predikimi në mal
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Pse Jezui ishte një mësues i madh?
    Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
  • Vazhdoni të bëni mirë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • «Ju kam quajtur miq»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
  • Ti duhet të mësosh rreth Perëndisë
    Ti mund të jesh miku i Perëndisë!
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 81 f. 190-f. 191 par. 2
Predikimi në Mal i Jezuit para një turme të madhe

MËSIMI 81

Predikimi në mal

Pasi zgjodhi 12 apostujt, Jezui zbriti nga mali dhe qëndroi në një vend, ku ishin mbledhur turma të mëdha. Kishin ardhur nga Galilea, Judea, Tiri, Sidoni, Siria dhe nga ana tjetër e Jordanit. Kishin sjellë njerëz që vuanin nga sëmundje të ndryshme dhe disa që mundoheshin nga demonët. Jezui i shëroi të gjithë. Pastaj u ul në shpatin e malit dhe filloi të fliste. Ai shpjegoi çfarë duhet të bëjë gjithsecili për të qenë mik me Perëndinë. Duhet të kuptojmë se kemi nevojë për Jehovain dhe të mësojmë ta duam. Por nuk mund ta duam Perëndinë nëse nuk duam të tjerët. Duhet të jemi të drejtë e zemërmirë me të gjithë, edhe me armiqtë tanë.

Jezui tha: ‘Nuk mjafton të duash vetëm miqtë e tu. Duhet të duash edhe armiqtë dhe t’i falësh të tjerët nga zemra. Nëse dikush është i mërzitur me ty, shko tek ai menjëherë dhe kërkoji falje. Trajtoji të tjerët siç do të doje të të trajtonin ty.’

Predikimi në Mal i Jezuit para një turme të madhe

Gjithashtu, Jezui u dha këshilla të dobishme njerëzve për gjërat materiale. Ai tha: ‘Ka më shumë rëndësi të jesh mik me Jehovain, sesa të kesh shumë para. Paratë mund të t’i vjedhë një hajdut, por miqësinë me Jehovain nuk ta vjedh dot askush. Mos u shqetësoni më se çfarë do të hani, do të pini ose do të vishni. Shihni zogjtë. Perëndia gjithmonë kujdeset që të kenë për të ngrënë. Po të shqetësoheni, kjo nuk do t’ju bëjë të jetoni ndonjë ditë më shumë. Mos harroni, Jehovai e di për çfarë keni nevojë.’

Turma s’kishte dëgjuar askënd që të fliste si Jezui. Udhëheqësit e tyre fetarë, farisenjtë dhe skribët, nuk ua kishin mësuar këto gjëra. Pse ishte një mësues kaq i madh Jezui? Sepse gjithçka që mësonte vinte nga Jehovai.

«Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, se jam me natyrë të butë e i përulur në zemër, dhe ju do të gjeni freskim për shpirtin.»—Mateu 11:29

Pyetje: Çfarë duhet të bëjmë që të jemi miq me Jehovain? Si dëshiron Jehovai që t’i trajtosh të tjerët?

Mateu 4:24–5:48; 6:19-34; 7:28, 29; Luka 6:17-31

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo