BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lfb mësimi 87 f. 204-f. 205 par. 3
  • Darka e fundit e Jezuit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Darka e fundit e Jezuit
  • Të mësojmë nga historitë e Biblës
  • Material i ngjashëm
  • Duke ndjekur fjalët e lamtumirës së Jezuit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Darka e Zotërisë
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Në një dhomë të sipërme
    Libri im i tregimeve biblike
  • ‘Bëjeni këtë në kujtimin tim’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
Shih më tepër
Të mësojmë nga historitë e Biblës
lfb mësimi 87 f. 204-f. 205 par. 3
Jezui themelon Darkën e Zotërisë me njëmbëdhjetë apostujt e tij besnikë

MËSIMI 87

Darka e fundit e Jezuit

Judenjtë festonin çdo vit Festën e Kalimit më 14 nisan. Kjo bëhej që të kujtonin si i kishte çliruar Jehovai nga skllavëria në Egjipt dhe si i kishte çuar në Tokën e Premtuar. Në vitin 33 të e.s., Jezui dhe apostujt festuan Festën e Kalimit në një dhomë të sipërme në Jerusalem. Nga fundi i darkës, Jezui tha: «Njëri nga ju do të më tradhtojë.» Apostujt u tronditën dhe e pyetën: ‘Kush është ai?’ Jezui iu përgjigj: ‘Është ai që do t’i jap këtë kafshatë.’ Pastaj i dha copën e bukës Judë Iskariotit. Menjëherë Juda u ngrit dhe doli nga dhoma.

Pastaj Jezui bëri një lutje, e theu bukën në disa copa dhe ua kaloi apostujve që mbetën. Ai u tha: ‘Hani këtë bukë. Kjo përfaqëson trupin tim, të cilin do ta jap për ju.’ Pasi mori verën, u lut dhe ua dha apostujve. Ai tha: ‘Pini këtë verë. Përfaqëson gjakun tim që do ta jap për faljen e mëkateve. Ju premtoj se do të jeni mbretër me mua në qiell. Bëjeni këtë çdo vit, për të më kujtuar.’ Edhe në ditët tona, dishepujt e Jezuit mblidhen çdo vit në po të njëjtën datë, për të kujtuar këtë mbrëmje. Kjo mbledhje quhet Darka e Zotërisë.

Pas darkës, apostujt debatuan kush ishte më i rëndësishmi. Por Jezui u tha: ‘Ai që është më i madhi ndër ju, është ai që e sheh veten si më i vogli, si më i parëndësishmi.

Ju jeni miqtë e mi. Ju them çdo gjë që Ati dëshiron t’ju them. Së shpejti do të shkoj tek Ati im që është në qiell. Ju do të qëndroni këtu dhe njerëzit do ta dinë se jeni dishepujt e mi nga dashuria që keni për njëri-tjetrin. Duhet ta doni njëri-tjetrin ashtu siç ju kam dashur unë.’

Në fund Jezui u lut e i kërkoi Jehovait të mbronte gjithë dishepujt. I kërkoi Jehovait edhe që t’i ndihmonte të bashkëpunonin në paqe. Ai u lut që emri i Jehovait të shenjtërohej. Më pas Jezui dhe apostuj i kënduan këngë lavdie Jehovait dhe dolën përjashta. Po afrohej koha kur Jezuin do ta arrestonin.

«Mos ki frikë, o kope e vogël, sepse Atit tuaj i ka pëlqyer t’ju japë Mbretërinë.»—Luka 12:32

Pyetje: Çfarë u premtoi Jezui apostujve? Cilat mësime të rëndësishme u dha Jezui gjatë darkës së fundit?

Mateu 26:20-30; Luka 22:14-26; Gjoni 13:1, 2, 26, 30, 34, 35; 15:12-19; 17:3-26

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo