KËNGA 6
Qiejt i japin lavdi Perëndisë
Versioni i shtypur
1. Sa her’ shoh qiejt, me yje zbukuruar,
gjith’ fjalët i humbas
e zhytem në mendim . . .
Je plot lavdi, plot fuqi, Ati im,
ti je Artisti më i madh,
i mençur pa mbarim!
2. Ësht’ ligji yt, i mir’ e i përkryer,
balsam për shpirtin tim,
për zemrën melodi.
E çdo këshill’ rrezaton mençuri,
si uj’ i jetës për këdo,
të vjetër a të ri.
3. Çdo fjal’ nga ti, si mjalt’ që rrjedh nga hojet.
I dua me gjith’ shpirt,
jan’ mbrojtje dhe drejtim.
Respekt të thell’ kam për ty, Ati im!
Përjetësisht ti je i denj’,
për lavde dhe nderim.
(Shih edhe Psal. 111:9; 145:5; Zbul. 4:11.)