KUTIA 2B
Ezekieli—Jeta dhe periudha kur jetoi
Emri Ezekiel ka kuptimin «Perëndia forcon». Edhe pse profecitë e tij përmbajnë shumë paralajmërime, mesazhi i përgjithshëm është në harmoni me kuptimin e emrit të tij dhe u forcon besimin atyre që duan ta adhurojnë Perëndinë në mënyrë të pastër.
PROFETË BASHKËKOHËS
JEREMIA
Vinte nga një familje priftërore dhe shërbeu kryesisht në Jerusalem (647-580 p.e.s.)
HULDA
Shërbeu kur në tempull u gjet libri i Ligjit, rreth vitit 642 p.e.s.
DANIELI
Ishte nga fisi mbretëror i Judës dhe u mor rob në Babiloni në vitin 617 p.e.s.
HABAKUKU
Shërbeu në Judë, ka të ngjarë kur filloi të mbretëronte Jehojakimi
ABDIA
Profetizoi kundër Edomit, ka të ngjarë në kohën kur u shkatërrua Jerusalemi
KUR PROFETIZUAN? (VITET JANË P.E.S.)
NGJARJET KRYESORE TË JETËS SË EZEKIELIT (VITET JANË P.E.S.)
rr. 643: Lind
617: Merret rob në Babiloni
613: Nis të profetizojë; sheh një vegim nga Jehovai
612: Sheh në vegim apostazinë në tempull
611: Nis shpalljet kundër Jerusalemit
609: I vdes gruaja dhe fillon rrethimi i fundit i Jerusalemit
607: I vjen konfirmimi se Jerusalemi është shkatërruar
593: Sheh vegimin për tempullin
591: Parathotë se Nabukodonosori do të pushtojë Egjiptin; përfundon shkrimin e librit
MBRETËRIT E JUDËS DHE TË BABILONISË
659-629: Mbretërimi i Josisë. Josia nxit adhurimin e pastër, por vdes në betejën kundër faraonit Neko
628: Mbreti i lig Jehoahaz sundon për tre muaj dhe zihet rob nga faraoni Neko
628-618: Mbretërimi i Jehojakimit. Ky mbret i lig bëhet vasal i faraonit Neko
625: Nabukodonosori mposht ushtrinë egjiptiane
620: Nabukodonosori pushton për herë të parë Judën dhe e bën Jehojakimin mbret vasal në Jerusalem
618: Jehojakimi rebelohet kundër Nabukodonosorit, dhe ka të ngjarë që vdes gjatë mësymjes së dytë kundër Tokës së Premtuar
617: Mbreti i lig Jehojakin, i njohur edhe si Jekonia, sundon për tre muaj dhe pastaj dorëzohet në duart e Nabukodonosorit
617-607: Mbretërimi i Zedekisë. Ky mbret i lig dhe burracak bëhet vasal i Nabukodonosorit
609: Zedekia ngre krye kundër Nabukodonosorit, i cili e mësyn Judën për herë të tretë
607: Nabukodonosori shkatërron Jerusalemin, zë rob Zedekinë, e verbon dhe e çon në Babiloni