ABEL-KERAMIMI
[rrjedhë uji e vreshtave].
Pika më e largët deri ku Jefteu ndoqi dhe mposhti amonitët. (Gjy 11:33) Në përgjithësi mendohet se ndodhej mes Heshbonit dhe Rabahut, ose Rabah Amonit (Amani i sotëm). Kryesisht sot e lidhin me Kirbet-es-Sukun, rreth 8 km në jug të Rabahut (Amanit), që ndoshta përputhet me përshkrimin e Eusebit. (Onomastika 32, 15-16) Si vendndodhje të mundshme disa sugjerojnë Naʽurin, rreth 14 km në jugperëndim të Rabah Amonit.