ABIDANI
[ati (im) ka gjykuar].
Prijësi i fisit të Beniaminit në kohën e regjistrimit të Izraelit vitin e 2-të pas Daljes nga Egjipti. (Nu 1:11, 16) Ai ishte kreu i më shumë se 35.400 beniaminitëve mbi 20 vjeç që fushuan në perëndim të tabernakullit.—Nu 2:18, 22, 23.
Pas përfundimit dhe përurimit të tabernakullit (1512 p.e.s.), përveç blatimit në drithë, vaj, temjan e gjë të gjallë, prijësit me radhë paraqitën për 12 ditë rresht nga një enë argjendi dhe ari me vlerë rreth 1.720 dollarë. Abidani e paraqiti ditën e 9-të. (Nu 7:10, 60-65) Ai vdiq gjatë udhëtimit 40-vjeçar të Izraelit në shkretëtirë.—Nu 14:29, 30.