ABIELI
[ati (im) është Perëndia].
1. Bir i Zerorit dhe pasardhës i Bekoratit e i Afiahut, nga fisi i Beniaminit. Një krahasim i 1 Kronikave 8:29-33 dhe 9:35-39 me 1 Samuelit 9:1, 2 dhe 14:50, 51 lë vend për të besuar se Abieli quhet edhe ‘Jejel’ në tregimin e Kronikave, pasi atje Jejeli përshkruhet si i ati i Nerit, të cilit i lindi Kishi, i ati i Saulit. Libri i Parë i Samuelit 14:50, 51 tregon, gjithashtu, se Abieli (ose Jejeli) ishte i ati i Nerit. Nga tregimi i Kronikave kuptojmë se Jejeli (ose Abieli) kishte edhe nëntë bij të tjerë, njëri prej të cilëve quhej Kish. Pikërisht ky Kish që ishte më i madh në moshë duhet të ketë qenë xhaxhai i Kishit që i lindi Nerit.
Nëse Abieli dhe Jejeli ishin i njëjti person, linja gjenealogjike është siç paraqitet në tabelën e mëposhtme.
[Tabela]
(Për tekstin e faqosur, shih botimin e shtypur)
Afiahu (pasardhës i Beniaminit)
Bekorati
Zerori
Abieli ose Jejeli
Abdoni Zuri Kishi Baali Neri Nadabi Gedori Ahioja Zakaria Mikloti
(Zekeri)
Abneri Kishi
Sauli
Kështu, kur te 1 Samuelit 9:1 lexojmë se Kishi (d.m.th. Kishi i dytë, babai i Saulit) ishte «biri i Abielit», duket se kuptimi është që ai ishte nipi i Abielit, siç ndodh shpesh nëpër gjenealogjitë biblike, ku mund të mos përmenden një ose më shumë hallka. (Për shembull, megjithëse te 1 Samuelit 10:21 Kishi dhe Sauli përmenden si pjesëtarë të familjes së matritëve, emri i Matrit nuk shfaqet as në tregimet që po shqyrtojmë, as në pjesën tjetër të Biblës.)
Tregimi te 1 Kronikave (8:33; 9:39) duket se e paraqet në mënyrë shumë të qartë Nerin si babanë e Kishit të dytë dhe, nga të dy tregimet, ky duket pa dyshim më i qarti në këtë pikë.—Shih KISHI nr. 2 dhe 3.
2. Edhe ky një beniaminit.—Shih ABI-ALBONI.