KISHI
1. Levit merarit; bir i Mahlit dhe vëlla i Eleazarit. Meqë Eleazari vdiq dhe nuk pati bij, por vetëm bija, bijtë e Kishit i morën këto trashëgimtare për gra. Një nga «bijtë e Kishit» ishte Jerahmeli.—1Kr 23:21, 22; 24:29.
2. Beniaminit; biri i Jejelit dhe i gruas së tij, Makahës. (1Kr 8:29, 30) Vëllai i tij, Neri, ishte gjyshi i Saulit, mbretit të parë të Izraelit. (1Kr 9:35-39) Me sa duket i ati i Kishit, Jejeli, quhej edhe Abiel.—Shih ABIELI nr. 1.
3. Beniaminit; i ati i mbretit Saul. (1Sa 14:51; Ve 13:21) Ai ishte një njeri i pasur në familjen e matritëve. (1Sa 9:1; 10:21) Ky Kish ishte bir i Nerit dhe nip i Jejelit (Abielit), pra, ishte djali i vëllait të Kishit që përmendet sipër dhe vëlla i Abnerit. (1Kr 8:29-33; 9:35-39) Mirëpo, 1 Samuelit 9:1 e quan bir të Abielit dhe, me sa duket, termi «bir» përdoret në kuptimin e nipit dhe jo në kuptimin e ngushtë të birit të Abielit (Jejelit).
Edhe pse u varros në Zela (2Sa 21:14), duket se Kishi e kishte shtëpinë në Gibeah të Beniaminit (1Sa 10:26). I vetmi rast ku ai përmendet në Bibël është kur, i shqetësuar, dërgon të birin, Saulin dhe një shërbëtor për të kërkuar disa gomarica që kishin humbur.—1Sa 9:3, 4.
4. [Formë e shkurtuar e emrit Kushajah.] Me sa duket është leviti merarit me emrin Kushajah, i ati i muzikantit Etan.—1Kr 6:19, 44; 15:17.
5. Levit në kohën e mbretit Hezekia; bir i Abdiut nga bijtë e Merarit. Kishi ishte një nga levitët që ndihmuan për të pastruar tempullin vitin e parë të mbretërimit të Hezekisë.—2Kr 29:1-5, 12-17.
6. Paraardhës beniaminit i Mordekait, kushëririt të Esterës.—Es 2:5-7.