ABIHAILI
[ati (im) është fuqi].
1. Një burrë nga fisi i Levit dhe nga familja e Merarit. Ai ishte i ati i Zurielit, prijësit të shtëpisë atërore të kësaj familjeje në kohën kur Izraeli doli nga Egjipti.—Nu 3:35.
2. Një burrë nga fisi i Gadit, fis që u vendos me banim në Bashan dhe në Galaad. Ai ishte i biri i Hurit dhe ishte ose thjesht një kryefamiljar, ose kreu i shtëpisë së paraardhësve të tij.—1Kr 5:14-17.
3. I ati i mbretëreshës Ester dhe një pasardhës i Beniaminit. Ai ishte ungji i Mordekait, kushëririt të Esterës. (Es 2:5, 15; 9:29) Estera 2:7 tregon se ai dhe e shoqja vdiqën kur e bija ishte mjaft e re, pra, kohë para se ajo të martohej me mbretin Asuer.