JERIMOTI
[nga rrënja e fjalës që do të thotë «të jesh i lartë (i lartësuar)»].
1. Bir ose pasardhës i Belahut, të parëlindurit të Beniaminit, dhe një luftëtar trim e i fuqishëm.—1Kr 7:6, 7.
2. Luftëtar beniaminit që mbështeti Davidin kur qëndroi në Ziklag ngaqë Sauli e nxori jashtë ligjit.—1Kr 12:1, 2, 5.
3. Levit merarit.—1Kr 24:26, 30; shih JEREMOTI nr. 3.
4. Levit kehathit.—1Kr 6:33; 25:4; shih JEREMOTI nr. 4.
5. Princi i fisit të Neftalit gjatë mbretërimit të Davidit; bir ose pasardhës i Azrielit.—1Kr 27:19, 22.
6. Bir i Davidit, vajza e të cilit u martua me mbretin Rehoboam. (2Kr 11:18) Përderisa Jerimoti nuk përmendet në listat e bijve që i lindën Davidit nga gratë e renditura me emër, ka të ngjarë që ai të jetë i biri i ndonjë konkubine ose gruaje që nuk përmendet me emër. (2Sa 5:13) Me sa duket Jerimoti u martua me kushërirën e tij, Abihailën, vajzën e Eliabit, vëllait më të madh të Davidit.—2Kr 11:18; 1Sa 17:13.
7. Një nga mbikëqyrësit levitë që ishin përgjegjës për kontributet e bollshme, të dhjetat dhe gjërat e shenjta që u sollën gjatë mbretërimit të Hezekisë.—2Kr 31:12, 13.