AKSA
[byzylyk këmbe].
E bija e Kalebit, zbuluesit nga fisi i Judës. Ky ia premtoi për grua Aksën atij që do të shtinte në dorë bastionin e Debirit në territorin e sapomarrë të Judës. Otnieli, nipi i Kalebit, që me sa duket u bë gjykatësi i parë pas Josiut (Gjy 3:9, 10), e shtiu në dorë qytetin dhe u shpërblye duke u martuar me kushërirën e tij, Aksën.—Shih OTNIELI.
Kur u nis për në shtëpinë e saj të re, Aksa i kërkoi të atit një dhuratë tjetër të veçantë, një zonë që përfshinte Gulotin e Sipërm dhe Gulotin e Poshtëm dhe i ati ia dha. (Js 15:15-19; Gjy 1:12-15) Ajo mund të ketë qenë e ëma e Hatatit.—1Kr 4:13.